Jump to content

Nagar Bhabani

Coordinates: 23°43′26″N 90°24′31″E / 23.7239°N 90.4085°E / 23.7239; 90.4085
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nagar Bhabani
নগর ভবন
Nagar Bhabani në Dhaka
Informacion i përgjithshëm
StatusiNë funksion
TipiGodina e bashkisë
QytetiDhaka
Shteti Bangladeshi
Koordinatat23°43′26″N 90°24′31″E / 23.7239°N 90.4085°E / 23.7239; 90.4085
Hapja1995
PronarKorporata Bashkiake e Dhakës Jugore (2011-…),
Korporata Bashkiake e Dhakës (1995-2011)
Technical details
Floor count15
Floor area483,000 m2 (48.3 ha)
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektA. Imamuddin,
Lailun Nahar Ekram

Nagar Bhabani (bengalisht: নগর ভবন) është një ndërtesë në Dhaka, Bangladesh që bujt selinë e Korporatës Bashkiake të Dhakës Jugore. Ndërtesa më parë bujtëte zyrat e Korporatës Bashkiake të Dhakës, para ndarjes së Dhakës si pasojë e amendamentit të Aktit të 2011-it për Qeverisjen Vendore, që e ndante qytetin e Dhakës në disa bashki. Ndërtesa është e vendosur afër kampusit të Universitetit të Dhakës dhe selisë qëndrore të Policisë së Bangladeshit.[1]

Nagar Bhabani

Ndërtesa u projektua nga A. Imamuddin dhe Lailun Nahar Ekram, duke u përfunduar në vitin 1995. Është një ndërtesë bashkiake me 15 kate që përmbanë zyrat, në bankë, dhoma takimi, një muze, shërbime ngrënieje, një sallë lutjesh, zyrën e kryetarit të bashkisë dhe tarraca publike. Ndërtesa ka kolona të stërmëdha dhe portikë me arkada në hyrjen kryesore dhe atë të mbrapme. Ka dy sahate në majë të ndërtesës në faqen veriore dhe jugore. Ndërtesa ka një teksturë të rafinuar betoni, që i jep ndërtesës një pamje të pa kohë dhe një kosto të ulët mirëmbajtjeje. Kopshti përballë ndihmon në pasjen e një pamjeje më të mirë të ndërtesës.

Ndërtesa ka planimetri simetrike. Arkitektët Qazi Azizul Mowla dhe A.T.M. Masood Reza shkruan:

Nagar Bhabani është rezultat i një filozofie përvetësimi dhe pasqyron një prirje bashkëkohore të rajonalizmit rustik. Në këtë ndërtesë, elementet nga e kaluara koloniale janë përdorur lirisht. Artikulimi i façadës, sistemi përpjesëtimor, simetria, monumentaliteti etj. në këtë ndërtesë përfaqësojnë një version të modernizuar të arkitekturës koloniale – një simbol i pushtetit perandorak.[2]

  1. ^ "Nagar Bhaban (Dhaka South City Corporation)". www.ecblbd.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2023. Marrë më 17 mars 2023.
  2. ^ Qazi Azizul Mowla; A. T. M. Masood Reza (qershor 2000). "Stylistic Evolution of Architecture in Bangladesh: From a Colony to a Free Country". Journal of the Asiatic Society of Bangladesh. Humanities (në anglisht). 45 (1): 45–6. ISSN 1015-6836.

Qazi Azizul Mowla; A. T. M. Masood Reza (qershor 2000). "Stylistic Evolution of Architecture in Bangladesh: From a Colony to a Free Country". Journal of the Asiatic Society of Bangladesh. Humanities (në anglisht). 45 (1): 45–6. ISSN 1015-6836.