Salimullah Muslim Hall
Salimullah Muslim Hall është një konvikt i Universitetit të Dhakës, i emërtuar sipas navabit Khvaxha Salimullah Bahadur. Ai u inaugurua më 11 gusht 1931. Mes konvikteve të Universitetit të Dhakës, "Salimullah Muslim Hall" mban një status special për shkak të trashëgimisë së tij.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 maj 1912, Qeveria Britanike formoi "Nathan Committee" mbi krijimin e një universiteti rezidencial. Komisioni i Universitetit të Kalkutës rekomandoi një konvikt për studentët myslimanë në mënyrë që të ruanin kulturën dhe fenë e tyre. Bazuar në raportin e "Nathan Committee" (Komiteti Nathan) dhe rekomandimin e komisionit të Universitetit të Kalkutës, Qeveria e Indisë përgatiti faturën e Universitetit të Dhakës. Fatura u kalua nga Asambleja Ligjore e Indisë me nën-mbretin dhe guvernatorin e përgjithshëm, Lord Reading që ra dakord për faturën më 23 mars 1920. Universiteti filloi rregjistrimin e studentëve më 10 korrik 1921.
Universiteti i Dhakës nisi me tre konvikte: Konvikti Mysliman ("Salimullah Muslim Hall"), "Konvikti Xhaganath" dhe Konvikti i Dhakës (më vonë i riemërtuar "Shahidullah Hall"). Konvikti mysliman fillimisht ishte në katin e përdhes të Ndërtesës së Sekretariatit. Dhoma më e madhe në katin përdhes u nda në dhomën e ngrënies, kuzhinën, dhomën e përbashkët, biblioteka dhe dhoma të tjera. Në vitin e parë të Universitetit të Dhakës, konvikti mysliman bujtëte 75 studentë nga një tërësi prej 178 studentësh myslimanë konviktorë. Profesori i asociuar Ahmed Fazlur Rahman u caktua si menaxhues i "Salimullah Muslim Hall". U caktuan gjithashtu edhe dy kujdestarë: Fakhrudin Ahmed, që mbikëqyrte studentët dhe Muhamad Shahidullahu, që kishte detyrën e udhëzimit fetar.

Gjatë periudhës 1922–23, numri studentëve në konvikt u rrit në 101. Për këtë u përshtatën tetë dhoma shtesë. Në periudhën 1923–24 numri i studentëve myslimanë konviktorë arriti 127, dhe 61 dhoma u caktuan te ndërtesa e Sekretariatit. Meqë numiri i studentëve konviktorë po rritej rregullisht, kujdestari M.F. Rahman i shkroi një letër zëvendës-kancelarit të universitetit. Ai vërente se "Bashkësia Muhamedane dëshironte që për ta të ndërtohej një konvikt i veçant".
Universiteti pranoi të ndërtonte një konvikt të ri dhe formoi një komitet ndërtimi. Komiteti caktoi arkitektin Gwyther për të bërë planimetrinë dhe projektin e konviktit. Në vitin 1927 Qeveria e Bengalit alokoi fondet për realizimin e projektit. Gjatë periudhës 1930–31, kontraktorët e "Messrs Martin & Co." bënë përparime të konsiderueshme me ndërtimin e godinës. Në periudhën 1931–32 "Salimullah Muslim Hall" u përfundua.
Tashmë konvikti bujt më shumë se 800 studentë. Rikonstruksioni i "Salimullah Muslim Hall" është zhvilluar rregullisht, me më të fundit të përfunduar në vitin 2010.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa dy-katëshe është e drejtuar nga jugu. Ajo ka katër krahë që rrethojnë një oborr drejtkëndor të ndarë në dy pjesë, ai verior dhe ai jugor nga një shëtitore e mbuluar. Verandat shtrihen përgjatë façadave të brendshme, duke parë nga oborri. Në qendër të krahut jugor, hyrja e zgjatur ka tre harqe me majë në mes të dy kullave katrore, secila e kurorëzuar me një kupolë të rrumbullakët me pllaka të verdha.[1]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fazlul Huq Muslim Hall
- Muhammad Shahidullah Hall
- Curzon Hall
- Ahsan Manzili
- Northbrook Hall
- Chummery House
- Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës
- Xhatija Sangsad Bhaban
- Nagar Bhabani
- Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
- RAJUK Bhabani
- Arkitektura e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nazimuddin Ahmed (1986). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). University Press Limited. fq. 45. ISBN 984-05-1091-6.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). University Press Limited. fq. 45. ISBN 984-05-1091-6.
- Muntasir Mamun (2014) [1993]. Dhaka Smirti Bismrtir Nagari (në bengalisht). Dhaka: Bangla Akademi & Anaya. fq. 201–06. isbn1-13 978-984072820-6, isbn2-13 978-984905583-9, isbn3-13 978-984073142-8, isbn1-10 984072820-2, isbn2-10 984905583-9, isbn3-10 984073142-4.
- Ahmed Monowar, "Dhakar Purano Kotha" (bengalisht), faqet 79-81.
- Dr.Muhammad Rahim Abdur, Salimullah Muslim Hall er Protishdhar Kahini; Shuborno Jayanti, fq. 2-15.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wikimedia Commons ka media në lidhje me Salimullah Muslim Hall.
- Pamje ajrore
- Lëndina të konviktit
- Hyrja madhështore