Shko te përmbajtja

Muhammad Shahidullah Hall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muhammad Shahidullah Hall
Muhammad Shahidullah Hall
Map
Technical details
Floor count5
Grounds5 akre, 2 ha
Other information
Seating typeShtretër
Seating capacity1500

Muhammad Shahidullah Hall është një nga tre konviktet e themelit të Universitetit të Dhakës. I ndërtuar në vitin 1921 si Lytton Hall në vijim ai u riemërtua Dhaka Hall dhe u riemërtua prapë sipas gjuhëtarit të famshëm të Bangladeshit Dr. Muhammad Shahidullah pas vdekjes së tij në vitin 1969.[1][2][3]

Projekti dhe shërbimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje nga kompleksi

Është i vendosur pas Curzon Hallit dhe ka një ndërtesë kryesore akomoduese me dy zgjatime. Aty akomodohen vetëm studentët e fakultetit të shkencave. Dr. Shahidullah është varrosur brenda kompleksit. Kompleksi konviktor mbulon 5 acres (2.0 ha) me tre konvikte të rëndësishëm që bujtin rreth 1500 studentë. Ndërtesa kryesore tre-katëshe u themelua në vitin 1921 me dy shtesa të mëvonshme pesë-katëshe (shtesa-1 dhe shtesa-2). Ndërtesat e tjera përfshijnë zyrën e drejtuesit, bibliotekën, sallat e leximit të studentëve, kantenat, mencën, xhaminë dhe konviktin e pedagogëve, zyrtarëve dhe nëpunësve.

Ka një terren lojërash dhe një pellg brenda kompleksit si dhe dyqane me furnizimet e nevojshme të përditshme. Ky konvikt ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikat e studentëve të Bangladeshit.

  1. "Shahidullah Hall" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2012. Marrë më 2 qershor 2013.
  2. "One of Three Founding Hall of DU - Shahidullah Hall" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2014. Marrë më 19 qershor 2013.
  3. "Shahidullah hall's renamed to Dr. Muhammad Shahidullah hall". Prothom Alo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2017. Marrë më 17 qershor 2017.