Shko te përmbajtja

Fazlul Huq Muslim Hall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fazlul Huq Muslim Hall
Pamje e Fazlul Huq Muslim Hall
Map
EtymologyA. K. Fazlul Huq, kryeministri i Bengalit të pandarë
General information
AffiliationUniversiteti i Dhakës
Technical details
Floor count3, 5
Other information
Seating typeFjetina
Seating capacity766
Number of rooms244

Fazlul Huq Muslim Hall është një nga konviktet më të vjetra të Universitetit të Dhakës.

Blloku jugor i kompleksit

"Fazlul Huq Muslim Hall" u themelua në 1940 dhe u emërtua sipas A. K. Fazlul Huq, kryeministri i mëparshëm i Bengalit të pandarë. Fazlul Huq luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e Universitetit të Dhakës.[1][2] Konvikti filloi më funksionimin e tij më 1 korrik 1940 me 363 studentë, duke përfshirë 231 studentë konviktorë, 132 studentë jo konviktorë dhe 3 studente.[3] Më 16 qershor 1972, sindikata e Universitetit të Dhakës e hoqi termin "Muslim" nga emri. Vendimi u sfidua në gjykatë nga avokati Shamsul Alam. Më 1 mars 2004, Gjykata e Lartë e Bangladeshit e urdhëroi universitetin të rikthente emrin fillestar, duke përfshirë termin "Muslim".[4]

Gjuhëtari Muhamad Shahidullah ishte drejtuesi i parë i konviktit.[1][5]

Themelimi i Lidhjes Studentore Myslimane të Pakistanit Lindor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sheikh Muxhibur Rahmani ishte politikisht aktiv në "Fazlul Haq Muslim Hall", madje edhe pse ai nuk ishte një student konviktor aty.[6] Më 4 janar 1948, Lidhja Studentore Myslimane e Pakistanit Lindor u themelua në një takim të organizuar në auditorin e "Fazlul Haq Muslim Hall" dhe pas themelimit të grupit politik, Sheikh Muxhibur Rahmani doli si një udhëheqës i rëndësishëm.[6]

Pamje panoramike e kompleksit

Lëvizja e Gjuhës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 janar 1948, Zyra e nën-komitetit Kombëtar të Gjuhës së Komitetit të Verprimit Kombëtar të Gjuhës ("Rastrabhasa Sangram Parishad") u zhvendos te "Fazlul Haq Muslim Hall" me propozimin e bërë nga Muhamad Tvaha, nën-presidenti i komitetit të konviktit të Bashkimit të Studentëve të Universitetit Qëndror të Dhakës.[7] Më 2 mars 1948, Komiteti i Veprimit Kombëtar të Gjuhës i dytë (Rastrabhasa Sangram Parishad, সর্বদলীয় রাষ্ট্রভাষা সংগ্রাম পরিষদ), që ishte një koalicion i "Tamaddun Majlish" dhe Lidhjes Studentore Myslimane të Pakistanit Lindor, u formua gjithashtu në takimin e kryesuar nga Sheikh Muxhibur Rahman në këtë konvikt për të përforcuar lëvizjen e gjuhës.[6]

Konvikti përbëhet nga:

  • Ndërtesa kryesore tre-katëshe.
  • Ndërtesa jugore pesë-katëshe.

Konvikti ka një kapacitet prej 244 dhomash me 766 shtretër.[3] Megjithatë, aty ndodhen pothuajse dyfishi i konviktorëve, që tashmë banojnë aty duke e tejkaluar kapacitetin e konviktit.[8]

Konvikti ka një librari me libra mbi subjekte të ndryshme. Ajo është e hapur për studentët jo konviktorë ashtu dhe për konviktorët, çdo ditë pune. Librat e rinj blihen në çdo vit akademik nga fondet e universitetit.[1]

Pamje panoramike e kompleksit

Sportet vjetore organizohen çdo vit.[9]

Klubi i Debatimit të "Fazlul Haq Muslim Hall" bujt për vit Festivalin Kombëtar të Debatimit Shkencor.[10]

  1. 1 2 3 "Fazlul Huq Muslim Hall" (në anglisht). University of Dhaka. Marrë më 5 gusht 2018.
  2. "Sher-e-bangla contribution for establishing DU". The Independent (në anglisht). 6 gusht 2015. Marrë më 5 gusht 2018.
  3. 1 2 "Home: Dhaka University Halls". du.ac.bd (në anglisht). Marrë më 20 janar 2023.
  4. "HC orders to add 'Muslim' with Fazlul Huq Hall". bdnews24.com (në anglisht). Marrë më 6 gusht 2018.
  5. "Halls of Dhaka University". The Independent (në anglisht). Dhaka. Marrë më 6 gusht 2018.
  6. 1 2 3 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).[lidhje e vdekur]
  7. "ভাষা আন্দোলনের স্মৃতিকেন্দ্র ফজলুল হক মুসলিম হল". Daily Naya Diganta (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2023. Marrë më 22 janar 2023.
  8. পরীক্ষায় খারাপ ফল করছেন ঢাবির গণরুমে থাকা শিক্ষার্থীরা!. thedailycampus.com (në bengalisht). Marrë më 20 janar 2023.
  9. "Annual Sports of FH Hall Held". The New Nation (në anglisht). 19 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2021. Marrë më 5 gusht 2018.
  10. "DU holds 11th National Science Debating Festival". The Daily Star (në anglisht). 24 maj 2018. Marrë më 5 gusht 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Alumni association of "Fazlul Huq Muslim Hall"" (në anglisht). 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2019.
  • "Uebsajti zyrtar i Universitetit të Dhakës" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019.