Bangabhabani
Bangabhabani | |
---|---|
বঙ্গভবন | |
Emrat forumes | Governor's House |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Rezidencë presidenciale |
Tipi | Pallat rezidencial |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike |
Vendndodhja | Rruga Bangabhabhan, Dhaka, Bangladesh |
Qyteti | Dhaka |
Koordinatat | 23°43′24″N 90°25′04″E / 23.723302°N 90.417820°E |
Hapja | 1905 |
Renovimi | 1964 |
Pronar | Shteti i Bangladeshit |
Technical details | |
Floor area | 202,300 m2 (20.23 ha) |
Grounds | 50 acres (20 ha) |
Uebfaqja | |
https://bangabhaban.gov.bd/ |
Bangabhabani (bengalisht: বঙ্গভবন Bôngobhôbôn, d.m.th. Shtëpia e Bengalit) është rezidenca zyrtare dhe vendi kryesor i punës së presidentit të Bangladeshit, i vendosur në Rrugën Bangabhaban dhe në rrugën e shkurtër që lidh Shëtitoren Dilkusha në Dhaka. Ai është i rrethuar nga Kopshtet e Bangabhabanit (më parë Kopshtet e navabit të Dilkushës).
Vendi bujti Rezidencën Qeveritare të Dilkushës gjatë Raxhi Britanik, që u përdor nga nën-mbreti i Indisë dhe Guvernatori i Bengalit. Kompleksi ishte rezidenca zyrtare e guvernatorit të Pakistanit Lindor, pas krijimit të Pakistanit. Presidenti Abu Sajid Çoudhuri u bë presidenti i parë i Bangladeshit që banoi aty pasi bëri betimin më 12 janar 1972. Njësia e Regjimentit të Gardës së Presidentit është përgjegjëse për sigurinë e pallatit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Periudhës së Sulltanatit të Bengalit, një shenjt sufi, hazreti Shahxhalal Dakhini i Dhakës dhe ndjekësit e tij u vranë nga agjentët e sulltanit dhe u varrosën në vendin e Bangabhabanit. Vendi u bë shpejt i famshëm si një Mazar (mauzole) për adhuruesit e shenjtit. Është besuar se ai i përkiste një zamindari (pronar tokash) gjatë periudhës së hershme të Sundimit Britanik. Më vonë navabi i Dhakës Sir Khvaxha Abdul Ghani e bleu vendin dhe aty ndërtoi një bangalou, që ai e emërtoi Kopshti Dilkusha.
Me ndarjen e Bengalit në 1905 nga Lord Curzon, qeveria e Bengalit Lindore dhe Asamit e bleu vendin dhe ndërtoi një pallat rezidencial që shërbeu si një rezidencë e përkohëshme për nën-mbretin e Indisë deri në vitin 1911. Më 14 shkurt 1906, Sir Joseph Bamfylde Fuller, zv. guvernatori i parë i provincës së atëheshme të Bengalit Lindor dhe Asamit nisi punën e tij zyrtare në Sallën Darbar të Bangabhabanit gjatë Sundimit Britanik.[1] Nga viti 1911 deri në 1947, pallati quhej "Governor's House", dhe shërbeu si rezidenca zyrtare e Qeverisë së Bengalit. Në vijim të largimit të britanikëve dhe pavarësisë së zotërimeve të Pakistanit dhe Indisë në 1947, provinca e Bengalit u nda mes Indisë dhe Pakistanit që e njohu si Bengali Lindor, pallati u bë rezidenca e guvernatorit të Benglit Lindor. Në vitin 1955 provinca e Bengalit Lindor u bë Pakistani Lindor. Ndërtesa u dëmtua gjatë një stuhie në vitin 1961; por në thelb rikonstruktimi u përfundua në vitin 1964.
Një libër, Hundred Years of Bangabhaban, mbi historinë e Bangabhabanit u publikua në vitin 2006.[2][3]
Statusi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga simbolet më të rëndësishëm të Qeverisë së Bangladeshit, Bangabhabani bart status të ngjashëm me rezidencën zyrtare dhe zyrën e krerëve të shtetit përreth botës. Pallati është një simbol i rëndësishëm historik dhe qendër mediatike dhe tërheqje turistike. Gjatë Ditës së Pavarësisë së Bangladeshit më 26 mars çdo vit aty zhvillohen ceremoni publike. Presidenti i Bangladeshit zhvillon shpesh takime, konferenca dhe dreka shtetërore për të gjitha eventet, duke përfaqësuar Bangladeshin, duke përfshirë udhëheqës kombëtarë, intelektualë dhe krerë të delegacioneve të huaja ashtu si dhe ambasadorë. Traditat e ceremonive të pallatit janë një tregues simbolik i superioritetit ceremonial të presidencës ndaj institucioneve të tjera publike dhe kombëtare.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bangabhabani ësthë një përzierje e Arkitekturës Mogule me elemente dizajni të Periudhës Britanike që karakterizojnë mjaft ndërtesa të Periudhës Britanike (1857–1947) në Dhaka. Me rikonstruksionin mes viteve 1961 dhe 1964, u përfshinë shumë elemente të Arikekturës Islamike dhe Arkitekturës Bangla. Pallati ka mure të larta rrethuese në të katër anët. Ndërtesa kryesore është një kompleks pallator tre-katësh, përreth të cilit ka një gjelbërim dhe pemë të shumta. Hapsira e themeleve në katin përdhes është 7,000 m2 (1.7 acres). Rezidenca e presidentit ndodhet në këndin veri-lindor, duke përfshirë dy kate të dy suitave, bashkë me pesë dhoma gjumi të mirë-pajisura.
Në katin përdhes gjendet zyra e presidentit, zyra e sekretarive civile dhe ushtarake si dhe zyra të tjera të presidencës, ashtu si dhe dhoma të veçanta për takime me vizitorë vendorë dhe të huaj. Përveç këtyre, ndodhet edhe një dhomë kabineti, salla e banketeve, salla darbar (e oborrit), salla shtetërore e ngrënies, një auditor i vogël dhe një dhomë pritjeje për vizitorët vendorë. Përveç rezidencës së presidentit, në katin e parë ndodhen edhe pesë dhoma për zyrtarët, një dhomë kontrolli dhe një studio. Në katin e dytë, ndodhen katër suita për krerët e huaj të shtetit dhe qeverisë.
Bangabhabani ka një terren të hapur prej 50 acres (20 ha). Zyra e sigurisë, zyra e postës, bankës, salla e kafenesë, rrobaqepsia, një xhami me tre kupola dhe barrakat e gardës së presidentit janë të vendosura në afërsi të portës kryesore Bangabhabanit. Zonat e banimit të zyrtarëve dhe stafit të zyrës së presidentit janë të vendosura në tre zona të periferike të Bangabhabanit. Ka gjithashtu edhe dy bangalou, një nga të cilët për sekretarin ushtarak, ndërsa tjetri për ndihmës-sekretarin ushtarak.
Pamje të kompleksit
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura Indo-Islamike
- Arkitektura Indo-Saraçene
- Xhatija Sangsad Bhabani
- Ganabhabani
- Nagar Bhabani
- Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
- Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Chummery House
- Curzon Hall
- Ahsan Manzili
- Northbrook Hall
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "'Hundred Yrs of Bangabhaban' launched". The Daily Star (në anglisht). 15 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 13 mars 2014.
- ^ Helal Morshedi (27 qershor 2007). "Book Review: Hundred Years of Bangabhaban" (PDF). bangla-sydney.com (në anglisht).
- ^ Hundred Years of Bangabhaban, 1905-2005 (në anglisht). Press Ëing Bangabhaban. 2006. isbn-10 984321583-4, isbn-13 978-984321583-3.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Bangabhabani. - Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal, red. (2012). "Bangabhaban". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- 100 years of Bangabhaban
- Hundred Years of Bangabhaban, 1905-2005 (në anglisht). Press Wing Bangabhaban. 2006. isbn-10 984321583-4, isbn-13 978-984321583-3.