Jump to content

Zamindar Bari i Delduarit

Coordinates: 24°09′47″N 89°57′53″E / 24.163098°N 89.964682°E / 24.163098; 89.964682
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zamindar Bari i Delduarit
দেলদুয়ার জমিদার বাড়ি
Emra alternativNorth House
Informacion i përgjithshëm
TipiRezidencë
Stili arkitekturalArkitektura Koloniale
VendndodhjaDelduar, distrikti i Tangailit, divizioni i Dhakës,  Bangladeshi
Koordinatat24°09′47″N 89°57′53″E / 24.163098°N 89.964682°E / 24.163098; 89.964682
PronarFatehdad Khan Ghaznavi Lohani
Technical details
MaterialTulla, shufra hekuri dhe qerpiç
Floor count1

Zamindar Bari i Delduarit është një rezidencë historike e vendosur në upazilën Delduar të distriktit të Tangailit, divizioni i Dhakës në Bangladesh, që zyrtarisht njihet si "North House".[1]

Zamindar Bari i Delduarit është i njohur edhe si "North House". Megjithatë, nuk ka informacion rreth datës se kur kjo rezidencë zamindari është ndërtuar. Shumica e zamindarëve mendohet se janë hindu, por zamindarët e Delduarit ishin myslimanë. Paraardhësit e tyre u vendosën aty nga Afganistani. Themeluesi i zamindarisë është Fatehdad Khan Ghaznavi Lohani. Pasardhësit e këtyre zamindarëve përdornin titullin Ghaznavi Lohani në fund të emrave të tyre pasi paraardhësit e tyre ishin nga Ghazni i Afganistanit. Dy nga zamindarët e kësaj familjeje ishin shumë të famshëm si pronarë feudalë tokash, pasi ishin filantropistë dhe sipërmarrës tepër të arësimuar. Ata ishin Sir Abdul Karim Ghaznavi dhe Sir Abdul Halim Ghaznavi. Ata ishin djemtë e Abdul Hakim Khan Ghaznavi dhe Karimunesa Khanam Çoudhurit. Nëna e tyre Karimunnesa ishte motra e Begum Rokejas, pionerja e lëvizjes për zgjimin e grave të Bengalit dhe poete. Në atë kohë ato ishin shumë të arësimuara.

Pamje e kompleksit

Zamindar Sir Abdul Karim Ghaznavi, i lindur në vitin 1872, studioi në Angli dhe Gjermani. Në vitin 1894 ai mori detyrën e zamindarit. Ai ishte edhe dy herë ministër në Qeverinë Indo-Britanike gjatë Periudhës Britanike dhe iu dhanë titujt kalorës dhe Navab Bahadur nga Qeveria Britanike në vitin 1928 dhe 1939 përkatësisht. Ai ka shkruar tre libra në gjuhën angleze, që titullohen "Pilgrim Traffic to Hejaz and Palestine", "Muslim Education in Bengal" dhe "The Diearkiyal Education in Bengla". Ai vdiq në vitin 1939.

Zamindar Sir Abdul Halim Ghaznavi, i lindur në vitin 1876, ishte tepër i arësimuar, si vëllai i tij i madh, Sir Karim Ghaznavi. Ai u përfshi në sipërmarrje dhe politikë. Ai ishte përfaqësues i "India Steamship Company" dhe president i "Dhomës Myslimane të Tregtisë" në Kalkuta dhe "Dhomës Indiane të Tregtisë". Ai u përfshi në publikimin e periodikëve "The Musalman" dhe "The Star of India". Sir Abdul Halim Ghaznavi, si vëllai i tij i madh, mori titullin kalorës nga Qeveria Britanike në vitin 1935. Katër vjet para vdekjes së tij, ai u rikthye në Zamindar Barin e Delduari nga Kalkuta dhe vdiq aty në vitin 1953. Pas ndarjes së nënkontinentit në vitin 1947, sistemit të zamindarisë, bashkë me zamindarinë e Delduarit, i erdhi fundi.[2][3]

Rezidenca zamindare një katëshe, e rrethuar me mure është ndërtuar në stilin arkitekturor kolonial. Përballë rezidencës ndodhet një varrezë e familjes. Në këndin jug-lindor të kompleksit ndodhet një xhami. Në anën lindore ndodhen karrike kopshti prej hekuri rreth tavolinave dhe ujëmbledhësit artificial përkrahë tij. Në pjesën e mbrapme të kompleksit ndodhet një kopësht mangosh, në mes të të cilit ndodhet një strehë dy-katëshe me pllaka. Besohet se ajo ishte kthina e grave të shtëpisë.

Ajo nuk është braktisur ose lënë pas dore si rezidencat e tjera zamindare. Për kompleksin është një person që kujdeset, kështu që rezidenca është akoma në gjendje të mirë.

  1. ^ "দেলদুয়ার জমিদার বাড়ি". tangail.gov.bd (në bengalisht). Marrë më 1 mars 2018.
  2. ^ "দেলদুয়ার জমিদার বাড়ি, টাঙ্গাইল". poriborton.com (në bengalisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Arifur Rahman Ujjal (19 dhjetor 2017). "দেলদুয়ার জমিদার বাড়ি". onuvromon.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2017. Marrë më 1 mars 2018.