Jump to content

Xhamia me 201 kupola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia me 201 kupola
Pamje nga përpara lartë e xhamisë
Informacion i përgjithshëm
Height
Architectural9.14 m (10.00 yd)
TipMinarja kryesore 137.46 m (150.33 yd),
4 minaret e këndeve të jashtme 34.44 m (37.66 yd),
4 minaret e këndeve të brendshme 28.35 m (31.00 yd)
Roof201 kupola
Dimensions
Other dimensions9 minare
Technical details
MaterialArë, bakër, gurë, mermer, gurë kristalorë etj.
Size45.11 m (49.33 yd) me 45.11 m (49.33 yd)
Floor count2
Grounds2.01 ha (5.0 acres)
Projektimi dhe ndërtimi
DeveloperBir Muktijudda MD Rafiqul Islam Kallan Trust
Awards and prizesXhamia me më shumë kupola në botë sipas librit të rekordeve Guiness
Known forMinarja më e lartë prej tullash

Xhamia me 201 kupola është një faltore e madhe islamike e ndërtuar në fshatin e Pathalias Jugore, komuna Xhhavail e upazilës Gopalpur, distrikti i Tangailit të divizionit të Dhakës, Bangladesh.[1] Ajo është xhamia me më shumë kupola në botë, gjithashtu ka kupolën më të madhe dhe minaren e dytë më të madhe në botë prej tullash.[2] Ajo ka 201 kupola dhe 9 minare.

Ndërtimi dhe dizajni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje e kupolave të vogla

Ndërtimi i xhamisë dy-katëshe filloi në vitin 2013, në një sipërfaqe prej 2.01 ha (5.0 acres)[3] në bregun lindor të lumit Xhhenai në fshatin Pathalia Jugore, komuna Nagda Simla e upazilës Gopalpur, distrikti i Tangailit të Bangladeshit. Trusti Islamik i Mirëqenies Mohamad Rafikul, hero i Luftës për Lirinë e Bangladeshit, nëna e të cilit vendosi gurin e themelit të xhamisë.[4] Vlerësohet se kostoja e ndërtimit të saj është 12.3 milionë $dollarë (1 miliardë ৳taka bangladeshi).[5]

Pamje e brendshme

Xhamia ka 9 minare, katër minaret e mëdha në këndet e saj të jashtme janë 34.44 m (37.66 yd) të larta që nga toka, dhe 25.3 m (27.7 yd)[6] që nga taraca e saj. Katër minaret më të vogla janë në këndet e taracës së kupolës qëndrore janë 28.35 m (31.00 yd) të larta nga toka dhe 19.20 m (21.00 yd) të larta mbi taracën e saj.[7] Kupola qëndrore është 29 m (32 yd) e lartë nga toka dhe 19.81 m (21.66 yd) e lartë nga taraca e xhamisë dhe ka një perimetër prej 38.71 m (42.33 yd). Ajo është e rrethuar nga 200 kupola më të vogla 14.54 m (15.90 yd) të larta që nga toka dhe 5.4 m (5.9 yd) të larta nga taraca e xhamisë[8] dhe një perimetër prej 6.1 m (6.7 yd) secila. Në anën jugperëndimor ndodhet një minare 137.46 m (150.33 yd) e lartë. Ajo është minarja më e lartë në Bangladesh dhe minarja e dytë më e lartë në botë prej tullash. Para saj, minarja më e lartë prej tullash ishte Minarja KutubDelhi, 73 m (80 yd) e lartë. Ndërsa minarja më e lartë në botë është minarja e Xhamisë së Hasanit në Kazablanka të Marokut, me një lartësi prej 200 m (220 yd), por jo prej tullash.[2]

Xhamia në formë katrore ka kapacitetin për të bujtur rreth 15 000 besimtarë.[3] Ajo është 45.11 m (49.33 yd) e gjatë dhe 45.11 m (49.33 yd) e gjerë. Kompleksi ka dy helipadë, në mënyrë që të ulen të ftuarit e rëndësishëm me helikopter. Çdo kupolë është dekoruar me punime bakri te të cilat është skalitur emri "Allah". Dera kryesore është ndërtuar prej 200 kilograms (440 lb) bakër në të cilën janë shkruar 99 emrat e "Allahut”. Përkrahë mihrabit është shkruar "S'ka Zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i tij" me 25 kilograms (55 lb) arë.[2]

Pllakat e murit perëndimor të xhamisë përmbajnë të shkruar, të gjithë Kuranin. Përkrahë mihrabit ndodhet dhoma frigoriferike për të mbajtur xhenazet. Mjedisi i brendshëm është plotësisht i kondicionuar. Përveç xhamisë, kompleksi bujt ndërtesa 5-katëshe në anën veriore dhe jugore. Aty është vendosur një jetimore, një azil të moshuarish, një spital me trajtime falas, etj.[5]

  1. ^ Nur Alam (31 mars 2016). "নির্মাণের আগেই রেকর্ড বুকে টাঙ্গাইলের ২০১ গম্বুজ মসজিদ". Bangla News24 (në bengalisht).
  2. ^ a b c "201 Domes Mosque". 201 Gombuj Masjid (në anglisht). Marrë më 9 shkurt 2018.
  3. ^ a b Rezaul Karim (8 prill 2016). "গিনেস বুকে স্থান পাচ্ছে টাঙ্গাইলের ২০১ গম্বুজ মসজিদ!". dhakatimes24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2018. Marrë më 15 shkurt 2018.
  4. ^ "গোপালপুরে নির্মিত হচ্ছে ২০১ গম্বুজ মসজিদ!". jagonews24.com (në bengalisht). 19 dhjetor 2015. Marrë më 9 shkurt 2018.
  5. ^ a b Saiful Islam (21 dhjetor 2015). "বিশ্বরেকর্ড সৃষ্টিকারী মসজিদ টাঙ্গাইলে" [Xhamia rekord botëror, Tangail]. Daily Naya Diganta (në bengalisht).
  6. ^ "বিশ্ব ইতিহাসে টাঙ্গাইলের '২০১ গম্বুজ মসজিদ'". The Dhaka Times (në bengalisht). 8 janar 2016. Marrë më 9 shkurt 2018.
  7. ^ "টাঙ্গাইলে নির্মিত হচ্ছে ২০১ গম্বুজ মসজিদ". bd-pratidin.com (në bengalisht). 29 mars 2016. Marrë më 9 shkurt 2018.
  8. ^ "বিশ্ব ইতিহাসে টাঙ্গাইলের '২০১ গম্বুজ মসজিদ'". bbararta24.net (në bengalisht). 12 mars 2016. Marrë më 9 shkurt 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]