Mathurapur Deula
Mathurapur Deula | |
---|---|
মথুরাপুর দেউল | |
Emra alternativ | Mathurapur Matha |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Manastir hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura e tempujve bengalezë |
Vendndodhja | Mathurapur, Upazila Madhukhali, distriki Faridpur, divizioni Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°33′43″N 89°37′41″E / 23.561868°N 89.628038°E |
Lartësia | 21.2 m (70 ft) |
Përfundimi | Shekulli XVII |
Lartësia | 21.2 m (70 ft) |
Technical details | |
Material | Terrakotë |
Mathurapur Deula (bengalisht: মথুরাপুর দেউল) është një manastir i vendosur në katundin Mathurapur të upazilas Madhukhali në distriktin Faridpur, Bangladesh. Disa besojnw se struktura është ndërtuar rreth shekullit të XVI, megjithëse studiuesit mendojnë se ajo është një ndërtesë e shekullit të XVII.[1][2] Në vitin 2014, Mathurapur Deula u kandituan për tu futur në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.[3]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathurapur Deula gjendet në katundin Mathurapur të komunës Gaxhna, upazila Madhukhali e distriktit Faridpur në divizionin Dhaka të Bangladeshit.[1][2] Është e vendosur gjysmë kilometri në veri të rrugës Madhukhali-Raxhbari nga Pazari Madhukhali në autostradën Dhaka-Khulna dhe në anën perëndimore të rrugës në komunën Gaxhna, dy kilometra largë nga Madhukhali Sadar në rrugën rajonale Madhukhali-Baliakandi, përballë (në anën perëndimore të rrugës) lumit Çandana.[4] Ai ndodhet 36 km në perëndim të qytezës së Faridpurit dhe rreth 3 km larg nga Madhukhali.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet e kohës nuk japin ndonjë histori të tempullit dhe ndërtuesit të tij. Ka zëra se ai u ndërtua nga Sangram Singhu, që erdhi në Bengal si një gjeneral i mogulëve në vitin 1636 dhe pas vdekjes së Satraxhit, zamindarit të famshëm të Bhusnas, atij iu dha përgjegjësia e mbledhjes të të ardhurave në zonë dhe ai u bë shumë i pushtetshëm nën ombrellën e sunduesit të atëheshëm. Sipas zakoneve vendore, ai u martua me vajzën e famijes së një doktori në fshatin Kapasti dhe u vendos në Mathurapur. Sipas disa zërave të tjerë ai u ndërtua si një shtyllë fitoreje nga Man Singhu, gjenerali i perandorit Akbar, pas mundjes së mbretit Pratapaditja në një luftë. Në këtë mënyrë, Mathurapur Deula është një kolona fitoreje, por nuk ka dëshmi të besueshme për këtë histori.[4] Megjithatw duke analizuar veçoritë e tij arkitekturore mendohet se ai është ndërtuar në shekullin e XVII.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky tempull me dymbëdhjetë kënde është një monument i mrekullueshëm i arkitekturës tempullore. Pasi arrin rreth 3 metra lartësi, tempulli fillon të ngushtohet lehtësisht. Por kulmi i tij tani është sheshuar megjithëse është akoma 21.2 m (23.2 yd) i lartë nga toka. Është dëgjuar se ai ishte më i lartë se tani. Faqet e tij të jashtme janë të dekoruara punime në terrakotë, ku paraqiten skena të ndryshme nga Ramajana dhe Mahabharata, të paraqitura në mënyrë shumë tërheqëse. Brenda tempullit ndodhet një qelë e vogël. Hyrja e vetme për te qela, ndodhet në murin jugor. Kjo hyrje e ndërtuar me hark gjysmë-rrethor është relativisht me hulli. Brenda qelës nuk ndonjë ikonë dhe nuk ka dëshmi se ka pasur në të shkuarën.
Muret e saj janë në stilin barok dhe është rreth 21.2 m (70 ft) e lartë nga toka; brenda saj ndodhet një dhomë e vogël.[1] Sipas strukturës së saj, nuk është gabim që ajo të quhet edhe tempull, megjithatë Mathurapur Deula është një deula në përshtatje me natyrën dhe me gjasa e vetmja e tillë mes strukturave të shekullit të XVI. Ajo është një strukturë e asaj kohe me dymbëdhjetë kënde. Për shkak të dymbëdhjetë këndeve, nga lartë ajo duket si një yll, lartësia e mureve është 21.2 m (70 ft), struktura kryesore e ndërtesës ësthë një përzierje gëlqereje-surki. Muri i jashtëm i ndërtesës ësthë organizuar vertikalisht, duke krijuar një ndjenjë spektakolare në kombinimin e dritës dhe hijes. Në këtë mur janë gdhendur dhe pikturuar skena kërcimi, lufte dhe Pavan Putra Viran.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Lista e vendeve arkeologjike në Bangladesh
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "মথুরাপুর দেউল, ফরিদপুর (Mothurapur Daual, Faridpur)". Department of Archaeology, Bangladesh (në bengalisht). 22 shkurt 2015.
- ^ a b "মথুরাপুর দেউল". Faridpur District, National Information Portal (në bengalisht).
- ^ Nasrin Akhter (2012). "Kodla Matha". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
- ^ a b "Mathurapur Deul on the verge of destruction due to lack of maintenance". Prothom Alo (në bengalisht).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Mughal and Colonial Temples of Bangladesh". UNESCO (në anglisht). 17 maj 2023.
- "Mathurapur Deul, Faridpur". vromonbondhu.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2020.
- "মথুরাপুর দেউল, ফরিদপুর (Mothurapur Daual, Faridpur)". Department of Archaeology, Bangladesh (në bengalisht). 22 shkurt 2015.