Jump to content

Tempulli Dhakeshvari

Coordinates: 23°43′21.38″N 90°23′24.08″E / 23.7226056°N 90.3900222°E / 23.7226056; 90.3900222
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli Dhakeshvari
ঢাকেশ্বরী জাতীয় মন্দির
Tempulli Dhakeshvari
Religion
AffiliationHinduizmi
DistrictDistrikti i Dhakës
RegionDivizioni i Dhakës
HyjnitëDhakeshvari
FestivalDurga Puxha
Ownershipshtetëror
Governing bodyTrusti Fetar i Mirëqenies Hindu
Location
VendndodhjaDhaka
VendiBangladeshi
Koordinatat gjeografike23°43′21.38″N 90°23′24.08″E / 23.7226056°N 90.3900222°E / 23.7226056; 90.3900222
Architecture
LlojiArkitektura e tempujve të Bengalit
Stilii përzier, fillimisht në stilin Sena
FounderBallala Sena
PërfunduarShekulli i XII

Tempulli Kombëtar Dhakeshvari ose Tempulli Shtetëror Dhakeshvara (bengalisht: ঢাকেশ্বরী জাতীয় মন্দির i transliteruar Ðhakeshshori Jatio Mondir) është një tempull hinduDhakaBangladeshit. Zotërohet nga shteti, duke i dhënë atij kështu epitetin 'tempulli kombëtar ose tempulli shtetëror i Bangladeshit. Emri "Dhakeshvari" (bengalisht: ঢাকেশ্বরী i transliteruar Ðhakeshshori) do të thotë "Hyjnesha e Dhakës". Që nga shkatërrimi i Mandirit Ramna Kali1971 nga ushtria pakistaneze gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit, Tempulli Dhakeshvari ka marrë statusin e vendit më të adhuruar hindu në Bangladesh.[1] Është edhe tempulli më i madh hindu në Bangladesh.[2] Ai është një nga Shakti Pithat, faltoret me bazë hyjneshën të nënkontinentit Indian.

Tempulli kryesor

Tempulli Dhakeshvari (i hyjneshës Durga) u ndërtua në shekullin e XII nga Ballala Sena, mbret i dinastisë Sena, dhe është thënë se qyteti i Dhakës është emërtuar sipas emrit të hyjneshës.[3] Stili i tanishëm arkitekturor i tempullit nuk mund të datohet nga ajo periudhë për shkak të riparimeve, rinovimeve dhe rindërtimeve të shumta që kanë ndodhur përgjatë kohës. Ai konsiderohet pjesë thelbësore e trashëgimisë kulturore të Dhakës. Shumë studiues konsiderojnë se tempulli është një nga Shakti Pithat, ku besohet se ka rënë xhevahiri i kurorës së hyjneshës Sati. Megjithëse nuk ka rrethana të mjaftueshme historike për ta caktuar këtë si fakt, studiuesit janë drejtuar te ky sit ndërsa përpiqen të përcaktojnë vendin e Shakti Pithas. Prej kohësh tempulli është konsideruar shumë i rëndësishëm. Murti zanafillor 800-vjeçar u çua në Kumartuli të Kalkutës, në Bengalin Perëndimor të Indisë. Gjatë ndarjes së Indisë, ajo u soll në Kalkuta nga Dhaka me miliona refugjatë. Nga viti 1950, sipërmarrësi Debendranath Chaudhary ndërtoi tempullin e hyjneshës në zonën Kumortuli dhe vendosi disa nga pasuritë e hyjneshës për shërbim të përditshëm. Idhulli është 1.5 këmbë i lartë, ka tetë krahë, i hipur mbi luanin e saj në formën e 'Katjani Mahishasurmardini' (formë e 'Durgës'. Në dy krahët e saj ndodhen Lakshmi, Sarasvati, Kartikeja dhe Ganesha. Një familje tivari nga Azamgarhu u caktua nga familja mbretërore për adhurimin e përditshëm të perëndeshës. Në vitin 1946, pasardhësit e asaj familje erdhën në Kalkuta dhe u caktuan prapë, duke i shërbyer perëndeshës akoma. Perëndesha kryesore e Tempullit Dhakeshvari është një kopje e idhullit origjinal.

Statuja zanafillore e hyjneshës në Tempullin Dhakeshvari Mata në Kalkuta
Kopja e statujës së hyjneshës në Tempullin Dhakeshvari Temple
Idhulli Dhakeshvari Mata në Kalkuta dhe Dhaka

Besohet se mbretëresha, gruaja e Bixhoi Senës shkoi në Langolbond për tu larë. Gjatë rrugës së saj të kthimit ajo lindi një djalë, të njohur nga historianët si Ballala Sena.[4] Pas ngjitjes në fron, Ballala Sena ndërtoi këtë tempull për të glorifikuar vendlindjen e tij. Legjendat thonë se Ballala Sena njëherë ëndërroi perëndinë të mbuluar nën xhungël. Ballala Sena zbuloi perëndinë nga dhe aty ndërtoi një tempull, të emërtuar Dhakeshvari. Çfarëdo që përshkruajnë legjendat, hindut e konsiderojnë Dhakeshvarin si perëndinë kryesore të Dhakës, që është një mishërim ose formë e perëndeshës Durga, e etiketuar si Adi Shakti. Idhulli i Durgës është quajtur Dhakeshvari.

Struktura e tempullit kryesor nga ana perëndimore

Brenda kompleksit Dhakeshvari ndodhen tempuj të dy tipeve arkitekturore. I lashti është i hyjneshës Ponçarotna Durga që e humbi pamjen e tij të hershme pas punimeve të rinovimit. Bradly Bird e shkroi këtë në fillimin e këtij shekulli. Përveç këtij ndodhen edhe katër tempuj të Shivës. Sipas thënieve, në shekullin e XVI mbreti Man Singh I i ndërtoi këta tempuj duke vendosur aty katër 'Shiva Linga'. Por ky pohim duket i pabesueshëm. Shkrirja e Bangla çouçala-s dhe tempullit me shikarë është e dukshme në arkitekturën e tempullit Dhakeshvari. Ratan Lal Chakraborti përmend në një artikull se "struktura dhe arkitektura e tij është me gjasa një pagodë budiste". Nga kjo ai hamendësoi se tempulli me gjasa u ndërtua në shekullin e X.

Ridojnath Maxhumder përshkroi se si dukej Tempulli Dhakeshvari në shekullin e XIX. Në atë kohë tempulli ishte i mbuluar nga xhungla dhe në veriun e tij rruga Urdu shkonte në përdëndim drejt Pilkhanës dhe në jugperëndimin e tij ishte rruga e Mirpurit. Në jugun e tij ndodhej një pyll dhe në lindje ishte pazari urdu.

Struktura e tempullit kryesor

Pamja e brendshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli është një pançoratno, përballë të cilit është Natamandiri dhe përreth tij ndodhet një rresht dhomash dhe një pellg i madh dhe 'porta nahobotola' përmes të cilës kalonin zakonisht elefantët. Në lindje ndodhen varret e disa shenjtëve që luteshin ose meditonin në tempull. Jashtë tempullit ndodhen 5–6 pagoda me një Shiva Linga. Prifti i Tempullit Dhakeshavri lutej çdo ditë. Perëndia është doshvuxha. Besohet se paraqitja e hyjnisë është bërë prej ari. Në anën e majtë dhe të djathtë të perëndisë ndodhen disa murti të tjerë. Si shumë tempuj të tjerë të lashtë brendësia e tij është e errët. Për të parë perëndinë duhet rregulluar ndriçimi. Tempulli zotërohet nga shumë pasi është blerë nga kujdestari i ri nga kujdestari i vjetër. Xhotindramohan e bleu në vitin 1901. Dhakeshavari është kurorëzuar por është një banesë paqeje. Zhurma e ulët i zërave, e përzier me dritën e mbrëmjes dhe tinbgujt e kambanës së tempullit e bëjnë mjedisin paqësor dhe të lumtur.

Veprimtaritë fetare dhe socio-kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hyrja e tempullit kryesor

Tempulli Dhakeshvari është një grumbullim i veprimtarive socio-kulturore ashtu si dhe fetare. Çdo vit, celebrimi më i madh i Durga Puxhës (ngjarja më e rëndësishme në kalendarin hindu bengali) në Dhaka zhvillohet në tempullin kombëtar, dhe një varg dinjitarësh (si presidenti, kryeministri, udhëheqësi i opozitës, anëtarë të parlamentit vipa mediatik të Bangladeshit) vijnë të urojnë bashkësinë hindu bangladeshi në mjediset e tempullit. Programi kulturor Bixhaja Samelani (pas Durga Puxhës) zhvillohet në mjedisin e afërt parakalues pak ditë pasi Durga Puxha përfundon, që është një ngjarje kulturore madhore në kalendarin e Dhakës, duke tërhequr rregullisht disa nga performuesit kryesorë nga industria e muzikës dhe filmit në Dhaka.

Tempulli Dhakeshvari (1904), foto e Fritz Kapp

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit është procesioni Krishna Xhanmashtami që fillon nga Tempulli Dhakeshvari, pastaj vijon përgjatë rrugëve të Dhakës së vjetër;[5] që ndodh gjatë ditëlindjes së zotit Krishna, e cila është edhe një festë publike në Bangladesh dhe e dyta vetëm pas Durga Puxhës për rëndësi në kalendarin bengalez. Procesioni daton që nga viti 1902, por u ndalua në vitin 1948, duke pasuar krijimin e Pakistanit dhe sulmet në vijim të turmave myslimane në Dhaka. Procesioni u rifillua në vitin 1989.

Brenda tempullit, përgjatë gjithë vitit zhvillohen koncerte e ngjarje bamirësie (si lehtësimi i përmbytjeve). Çdo vit, Tempulli Dhakeshvari bujt programe madhore të dhurimit të gjakut dhe vaksinimit që janë të hapura për të gjithë banorët e Dhakës.

Celebrimi i Durga Puxhës me statujat e zotave

Në kohët e vjetra, festivalet zhvilloheshin në muajin e Çaitrës në kompleksin tempullor të Dhakeshvarit. Ky vend ishte i mbushur me dyqane me ngjyra të ndryshme. Njerëz të virtytshëm e vizitonin tempullin për të fituar merita fetare dhe ktheheshin n ë shtëpitë e tyre. Miliona besimtarë hindu do të bënin banjë në Langolbondon gjatë muajit të Çoitrës kohën e Sukla Ostomit për tu çliruar nga mëkatet e tyre. Një numër i pamat njerëzish vinin në Tempullin Dhakeshvari në këmbë nga rrugë të ndryshme për tu bekuar nga hyjnesha Durga. Ishte një nga çastet më të mira të të gjithë vitit. Me shpresa të mëdha ata do të vinin nga shtëpitë e tyre, dhe pasqyrohej në fytyrat e tyre, të çliroheshin nga mëkatet e tyre duke adhuruar hyjninë me përkushtim dhe duke u përulur në meditimin e Bhagabanit. Ata harronin çdo gjë – urinë, gjumin, paqëndrueshmërinë – dhe thjesht besonin se do të bekoheshin dhe drejtoheshin për te tempulli. Njerëzit ndaheshin në grupe të vegjël me nga dhjetë deri në njëzet njerëz. Grupet përbëheshin kryesisht nga gra, vetëm një burr, që ishte më i vjetri i fshatit, dhe që ishte aty për tu kujdesur për to. Ata vijnë nga shumë larg duke formuar grupe. Njerëz të moshave të ndryshme, duke përfshirë më të vjetrit dhe më të dobëtit, mblidheshin gjithashtu me këto grupe. Të rinjtë nga qyteti më i afërt me tempullin ndihmonin vullnetarisht më të largëtit për tu bekuar nga hyjnia, me një përqëndrim dhe përkushtim të madh ndaj adhurimit të hyjnisë dhe duke u përulur duke thirrur shpesh "Oom Dhaka eshvari".

Në kohët e tanishme, çdo vit, celebrime të mëdha të Durga puxhës (ngjarja më e rëndësishme e kalendarit hindu bengalez në Dhaka zhvillohet në tempullin kombëtar, dhe një varg dinjitarësh vijnë të urojnë bashkësinë hindu të Bangladeshit. Disa mijëra adhurues dhe soditës derdhen përmes mjedisit të tempullit ku ata ofrojnë prasad (ushqim – zakonisht oriz dhe thjerrëza). Një program kulturor (Bixhaja Sammilan) zhvillohet në mjedisin e afërt parakalues pak ditë pasi Durga Puxha përfundon, dhe është ngjarja më e rëndësishme kulturore në kalendarin e Dhakës. Durga Puxha përfundon pas pesë ditësh, në mes të festimeve të Bixhoja Dashamit pas kryerjes së ritualeve të shenjta të Sashthit, Saptamit, Ashtamit dhe Navamit. Bixhoja Dashami do të përfundoi me idhullin e Durgës dhe katër fëmijët e saj Lakshmi, Sarasvati, Kartikeja dhe Ganeshi çohen në procesione për tu zhytur në lumë ose në det. Procesionet fillojnë nga tempulli.[6]

Kryeministri i Indisë Narendra Modi u lut në këtë tempull gjatë vizitës së tij zyrtare në Bangladesh më 7 qershor 2015. Atij iu dha një model i hyjneshës Dhakeshvari nga autoritetet e tempullit.[7]

Gjendja e tanishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historikisht, mjaft nga kujdestarët e tempullit janë torturuar dhe vrarë nga ushtria megjithëse shumica, duke përfshirë kryepriftin, u strehuan në fshatrat e tyre stërgjyshore pastaj në Indi, kështu që i ikën vdekjes.[8]

Një pjesë domethënëse e tokës së tempullit është mar për shkak të Aktit të Titujve të Pronësisë dhe konfiskimin nga Qeveria e Bangladeshit, kështu që hapësira e tanishme është mjaft më e vogël se ajo historike. Turmat shkatërruese myslimane e kanë sulmuar shumë herë kompleksin tempullor,[9] me sulmin e fundit të rëndë të ndodhur në dhjetor 1992 (me gjasa si shpagim për shkatërrimin e Xhamisë BabriAjodhja të Indisë).

Tempujt e Shivës në kompleksin Dhakeshvari

Tempulli u dëmtua rëndë gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në 1971, dhe më shumë se gjysma e ndërtesave tempullore u shkatërruan. Holli kryesor i adhurimit u mor nga ushtria pakistaneze dhe u përdor si depo armatimi.[8]

Në vitin 2018, kryeministri i Bangladeshit Sheikh Hasina vizitoi Tempullin Dhakeshvari dhe shpalli dhurimin e tokës përreth autoriteteve të tempullit. Më herët, tempulli humbi një pjesë të pronës së tij nga rrëmbimi i tokës.

Shpallja 'Tempull Kombëtar i Bangladeshit'

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1996, Tempulli Dhakeshvari u riemërtua Mandiri Dhakeshvari Xhatija (Tempulli Kombëtar) duke pasqyruar pozicionin e tij si qendra e kulturës dhe adhurimit hindu në Bangladesh.[10] Ky ishte kulmi i një fushate të rëndësishme nga grupet hindu bangladeshi që kishin kërkuar njohjen zyrtare për vendin kryesor të adhurimit hindu duke pasuar shpalljen e Islamit fe shtetërore në vitin 1988. Si pasojë, flamuri i Bangladeshit është vendoset çdo mëngjes jashtë tempullit kryesor, ndërsa ndjek rregullat e kodit të flamurit kombëtar si vendosja në gjysmë-shtizë me rastin e ditëve të zisë.

Kompleksi tempullor i Dhakeshvarit, pamje 360-gradë maj 2015

Siç është praktikë në besimet e tjera të rëndësishme në Bangladesh, lutjet gjatë gjithë ditës janë praktikë e zakonshme gjatë festave të rëndësishme kombëtare si Dita e Pavarsisë, Dita e Dëshmorëve të Gjuhës, Dita e Fitores si dhe përkujtimi i ditë së lidjes dhe vdekjes së udhëheqësve të mëparshëm si Sheikh Muxhibur Rahmani dhe Ziaur Rahmani.

  1. ^ "Dhakeshwari Temple". Banglapedia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2015. Marrë më 7 korrik 2015.
  2. ^ Chaudhury, Dipanjan Roy (18 tetor 2018). "Sheikh Hasina gifts 1.5 bigha land to biggest hindu temple in Bangladesh". The Economic Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 4 janar 2020.
  3. ^ "Modi visits Dhakeshwari temple, Indian chancery in Dhaka". Zee News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2016. Marrë më 12 qershor 2015.
  4. ^ "TEMPLE AND A CITY". The Daily Star (në anglisht). 22 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2018. Marrë më 30 mars 2021.
  5. ^ "Janmashtami today". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 12 qershor 2015.
  6. ^ "Bijoya Dashami today" (në anglisht). The Daily Star. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 12 qershor 2015.
  7. ^ "PM Narendra Modi visits Dhakeshwari temple in Bangladesh" (në anglisht). Economic Times. PTI. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2018. Marrë më 12 qershor 2015.
  8. ^ a b Ali, M. Mahmud (18 maj 2017). "Dhakeshwari Temple". The Independent (në anglisht). Dhaka. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2017. Marrë më 18 qershor 2017.
  9. ^ Hamill, Jim (30 prill 2015). "72 Hours in Dhaka". The Huffington Post (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 12 qershor 2015.
  10. ^ "Modi visits Dhakeshwari temple, Ramakrishna Mission in Dhaka". The Hindu (në anglisht). Çenai. IANS. 7 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2024. Marrë më 12 qershor 2015.