Shko te përmbajtja

Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
Dy struktura tempullore
Map
General information
Named forÇandravati Bansidas
AffiliationHinduizmi
Technical details
Floor count2

Tempulli i Çandravatit është një monument në distriktin e Kishoreganxhit, në divizionin e Dhakës të Bangladeshit. Çandravati është i famshëm si poetja e parë bengaleze në historinë e Letërsisë Bengaleze. Tempulli Çandravati është një sit arkeologjik i mbrojtur nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Në fakt, tempulli i kushtohet perëndisë Shiva. Tempulli i Shivës gjendet në bregun e lumit Fuleshvari në fshatin Kaçaripara të bashkisë Maixhkhapan në upazilën Kishoreganxh Sadar.[1]

Kullë e tempullit

Çandravati ishte vajza e Dvixha Bansidas, poeti i famshëm i Manasa Mangalit në shekullin e shekulli i XVI. Tempulli Çandravati i Shivës përmban shumë nga historitë dhe incidentet e tij. Ky tempull u ndërtua për poeten Çandravati në pjesën e dytë të shekullit të XVI. Poetja Çandravati ishte një shkrimtare shumë e talentuar dhe premtuese. Nga libri Chandravati i shkruar nga Najan Ghosh dihet se në adoleshencë, Çandravati dhe një i ri brahmin nga vendi, Xhajananda, kishin rënë në dashuri. I ati i Çandravatit, Bansidas e pranoi dashurinë e tyre. Sipas rrëfimeve, ai organizoi gjithashtu martesën mes tyre. Por në fund, Xhajananda nuk u martua sipas fjalës së dhënë dhe u martua me një grua tjetër myslimane, Kamala. Për këtë martesë Xhajananda u konvertua në mysliman. Çandravati u shkatërrua nga kjo ngjarje. Në këtë kohë, ajo i kërkoi të atit të ndërtonte një tempull për adhurimin e saj. Përveç kësaj, Çandravati vendosi se ajo do mbetej virgjëreshë përgjithmonë. Babai i saj ndërtoi një tempull në bregun e lumit Fuleshvari sipas kërkesës së vajzës së tij. Që atëherë ai qëndroin në brigjet e lumit Fuleshvari me emrin Tempulli Çandravati.[1]

Dy struktura të tempullit

Tempulli Çandravati ka formë tetëkëndore. Lartësia e tempullit ësthë rreth 9.75 m (32.0 ft). Secili nga krahët e tij është 2.44 m (8.0 ft) i gjatë. Në katin përdhes të tempullit ndodhet një dhomë dhe hyrja e tij. Brenda dhomës ndodhen 7 kamare. Në katin e dytë të tempullit ndodhet një kamare e madhe me punime të bukura prej terrakote. Nga kati i dytë, tempulli ngushtohet gradualisht deri në lartësinë 9.75 m (32.0 ft). Në majën e tij ndodhet pjesa arkeologjikisht e rinovuar e tempullit në vitet 1990.[1]

  1. 1 2 3 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Tourist spot". Kishore District Administration (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2023. Marrë më 1 shtator 2024.