Jump to content

Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka

Coordinates: 23°42′57″N 90°24′42″E / 23.7157°N 90.4117°E / 23.7157; 90.4117
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
লক্ষ্মী নারায়ণ মন্দির
Brendësia e tempullit
Informacion i përgjithshëm
TipiTempull hindu
Stili arkitekturalArkitektura e tempujve bengalezë
VendndodhjaZona Kotvali Thana, Rruga Navabpur 31, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°42′57″N 90°24′42″E / 23.7157°N 90.4117°E / 23.7157; 90.4117
PërfundimiShekulli XVIII
Height
RoofPa kupolë
Technical details
Materialgipsi
Floor count2

Mandiri Lakshmi Narajan është një tempull hindu, kushtuar Lakshmit, hyjneshës hindu të pasurisë. Ai është i vendosur në zonën Kotvali Thana në Rrugën Navabpur 31 në DhakaBangladeshit.[1] Tempulli është rreth 300 vjeçar. Ai u ndërtua në vitin 1056 të kalendarit bengalez.

Pamje e modelit të tempullit

I gjithë tempulli është i zbukuruar me gdhendje që paraqesin skena nga Mitologjia Hindu. Brenda kompleksit tempullor ndodhet një shtëpi private. Tempulli tani përdoret si një tempull privat. Ai është kryesisht me dy kate, dhe mbi të nuk ka një kupolë. I tërë tempulli është bërë prej gipsi dhe është i dukshëm nga jashtë. Në muret e veshura me pllaka pasqyrohen perënditë dhe perëndeshat hindu. Ikonat e tempullit janë prej mermeri të sjellë nga Xhaipuri. Hyrja e tempullit ka të gdhendur në gurë, mantrën më të shenjtë hindu. Në portën tjetër të tempullit ndodhet edhe një zile. Është një ritual ti biesh ziles para se të hysh dhe të dalësh nga tempulli.

  1. ^ Syed Marufuzzaman (2012). "Kotwali Thana (Dhaka Metropolitan)". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.[lidhje e vdekur]