Jump to content

Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka

Coordinates: 23°43′15″N 90°25′25″E / 23.7209°N 90.4236°E / 23.7209; 90.4236
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka
Emblema e Misionit
Kryeministri Modi gjatë vizitës së tempullit
Informacion i përgjithshëm
TipiTempull hindu
VendndodhjaRruga e Misionit Rama-Krishna, zona Motixhhil, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°43′15″N 90°25′25″E / 23.7209°N 90.4236°E / 23.7209; 90.4236
Përfundimi1899
Renovimi2000
PronarMisioni Ramakrishna
Uebfaqja
dhakarkmm.org

Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka është një monument i rëndësishëm arkitekturor, i vendosur në Rrugën e Misionit Rama-Krishna në zonën Motixhhil në DhakaBangladeshit. Tempulli i Misionit Ramakrishna është një ndërtesë e themeluar nga Svami Vivekananda në vitin 1899, ndërsa Ramakrishna Matha (manastiri hindu) u themelua nga Svami Brahmananda dhe Svami Premananda.[1][2][3]

Pamje ballore e tempullit

Në vitin 1916 Svami Brahmananda dhe Svami Premananda vizituan Dhakën. Më 13 shkurt 1916, Svami Brahamananda dhe Svami Permananda vendosën themelet e Ramakrishna Mathës dhe Misionit Ramakrishna, përkatësisht.[3] Pas 8 muajsh, më 24 tetor guvernatori i parë i Bengalit Lindor, Lord Carmichael, përuroi hapjen e Qendrës së Shërbimeve Mjekësore. Në mars të këtij viti, Misioni Ramakrishna në Dhaka mori akreditimin e selisë qëndrore në Belur.

Pamje këndore e tempullit

Duke qenë se, pas 85 vjetësh në përdorim, tempulli ishte degraduar, Autoriteti i Misionit Ramakrishna të Belurit caktoi komitetin ekzekutiv vendor për të filluar punimet e rinovimit. Punimet kryesore ndërtimore filluan në vitin 2000. Në vitin 2015, kryeministri i Indisë, Narendra Modi e vizitoi këtë tempull.[4]

Tempulli ka një kapacitet prej rreth 600 vetash të ulur. Ai ka 5 hyrje. Salla e faltores me pamje gjashtëkëndore është bërë në mënyrë që besimtarët mund ta shohin faltoren nga jashtë nga çdo anë e tempullit përveç se nga mbrapa. Kupola kryesore e rrethuar nga 6 kupola të vogla me simbole të 6 feve në kulmet e tyre, duke paraqitur përbotshmërinë e Urdhërit Ramakrishna mbi bazën e konceptimit të Sri Ramakrishnas "aq sa besime, po kaq rrugë".

  1. ^ "Ramakrishna Math & Mission, Dhaka". www.dhakarkmm.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2017. Marrë më 15 korrik 2018.
  2. ^ "Branch Centres - Belur Math - Ramakrishna Math and Ramakrishna Mission". Belur Math - Ramakrishna Math and Ramakrishna Mission (në anglishte amerikane). Marrë më 15 korrik 2018.[lidhje e vdekur]
  3. ^ a b Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal, red. (2012). "Ramakrishna Mission, Bangladesh". Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  4. ^ "Narendra Modi visits Ramakrishna Mission in Dhaka". The Economic Times (në anglisht). 7 qershor 2015. Marrë më 17 nëntor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]