Tempulli Dhanuka Manasa
| Tempulli Dhanuka Manasa | |
|---|---|
Pamje e mbrapme e tempullit | |
| General information | |
| Governing body | Departamenti Arkeologjik i Bangladeshit |
| Affiliation | Hinduizmi |
Tempulli Dhanuk Manasa është një tempull i lashtë i vendosur në fshatin Dhanuka në Shariatpur Sadar, distrikti Shariatpur dhe një nga monumentet e mbrojtura arkeologjike të Bangladeshit. Tempulli gjendet në shtëpinë e Majur Bhatas. Në këtë shtëpi ndodhen edhe shumë tempuj të tjerë. Shtëpia e përbërë nga të gjithë tempujt nga vendasit quhet kolektivisht shtëpia e Majur Bhatas.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rreth 600 vjet më parë, shtëpia e Majur Bhatës u ndërtua në zonën Dhanuka. Më vonë, ai ndërtoi Tempullin Dhanuka Manasa në shtëpinë e tij. Tempulli Dhanuka Manasa ishte shumë popullor në atë kohë dhe njerëz nga e gjithë India vinin aty për të adhuruar. Për shkak të popullaritetit të Tempullit Dhanuka Manasa, e gjithë shtëpia u njohë si Manasa Bari.

Tempulli ka një idhull të vjetër të Manasës të bërë prej tunxhi. Sipas legjendës, statuja humbi njëherë por u gjet prapë më vonë nga peshkatarët dhe mbeti. Gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit, tempulli dhe shtëpia u dëmtuan rëndë. Tashmë, kompleksin e mirëmbanë Shjamaprasad Çakraborti, një pasardhës i Majur Bhatës. Dorëshkrime të lashta janë rekuperuar nga shtëpitë dhe tempujt në kohë të ndryshme.[2]
Legjenda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas legjendës dhe folklorit, një nga adoleshentët e shtëpisë së Majur Bhatës e kishte zakon të vizitonte rregullisht kopshtin për të mbledhur lule. Ndërsa po mblidhte lule, ai pa një gjarpër për dy ditë rresht dhe u tremb. Në ditën e tretë ai e pa gjarpërin prapë. Në atë kohë, gjarpri erdhi gjithashtu në shtëpi me të dhe filloi të kërcente përreth tij. Atë natë, i zoti i shtëpisë pa perëndeshën Manasa në një ëndërr duke e udhëzuar atë të ndërtonte tempullin e saj dhe ta adhuronte. Pas kësaj Majur Bhata ndërtoi Tempullin e Manasës aty dhe filloi ta adhuronte.[3] Ekziston edhe një legjendë sipas të cilës gjatë adhurimit aty mblidhen gjarprinj.
Pamjesh nga tempulli |
|---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
- Mathurapur Deula
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Lista e vendeve arkeologjike në Bangladesh
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Tempulli Dhanuka Manasa.