Shko te përmbajtja

Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
Pamje e jashtme e tempullit
General information
AffiliationHinduizmi
Technical details
Floor count2

Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë i vendosur në Pazarin Lakshmi, Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit, është një Tempull i rëndësishëm hindu në Dhaka.[1] Ai gjendet në Rrugicën K. G. Gupta 17, në Pazarin Lakshmi.

Emri i vërtetë i Raxha Babusë ishte Kirtiprasad. Babai i tij, Bhikhan Lal Pandej, një brahmin nga Panxhabi, erdhi në Dhakashekullin e XVIII. Bhikhan Lali i ndihmoi anglezët në luftën mes Kompanisë së Indisë Lindore dhe navab Siraxhudaulas, kështu që anglezët i dhanë atij mjaft zotërime tokash.[2]

Bhikhan Lali pa idhullin e hyjneshës Lakshmi në një ëndërr dhe prandaj e vendosi atë në shtëpinë e tij. Pas kësaj, sipërmarrja e Vikhanlalit u bë jashtëzakonisht e lulëzuar. Përpara vdekjes së tij, ai e delegoi të gjithë pasurinë në emër të hyjneshës dhe caktoi trashëgimtarët e tij për ti shërbyer hyjneshës. Djali i tij, Raxha Babu trashëgoi shtëpinë dhe tempullin e Vikhanlalit. Raxha Babuja ishte një dishepull i Husain Bakshit, babai i rënësit të famshëm të tablas, Ata Husain i Murshidabadit dhe mbreti i muzikës në Dhaka.[3] Tempulli u bë i njohur si Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë.

Bashkë me idhullin e hyjneshës, aty është vendosur Shalagramshila. Dikur Bhikhan Lali mori pesë çakra narajana ose shalagrama nga një murg. Ai i vendosi ato në Akhran e Narsinghxhit, në Pazarin Lakshmi në Dhaka, Portin e Narajanganxhit, Idrakpur dhe Ghatin Pançami.[4] Hindutë e vendit e festonin holin në mjedisin e tempullit.[2] Nga emri i këtij tempulli, zona u bë e njohur si Pazari Lakshmi.

Tempulli Lakshmi Narajan dhe shtëpia e Raxha Babusë janë thelbësisht ndërtesa dy-katëshe. Dhomat në katin përdhes janë të zakonshme, në katin e sipërm ka salla kërcimi, barduari, antarala, dhoma për të mbajtur idhullin e Lakshmi Narajanit etj. Statuja është vendosur mbi një fron me punime argjendi dhe druri. Tashmë, Korporata Bashkiake e Dhakës Jugore e ka identifikuar ndërtesën si të rrezikshme dhe ka vendosur një tabelë të kuqe në të.

  1. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  2. 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  3. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).