Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
Tempulli Radhakrishna, Sutrapur | |
---|---|
Emra alternativ | Tempulli Radhabinod ose Tempulli Shankhanidhi |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Shkatërruar |
Tipi | Tempull hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura Neo-klasike |
Vendndodhja | Rruga Tipu Sultan, Sutrapur thana, në veri të "Shankhanidhi House", pranë "Bhojhari Lodge", Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°42′23″N 90°24′59″E / 23.7064°N 90.4165°E |
Ndërtimi filloi | 1921 |
Përfundimi | 1926 |
Mbyllur | 1965 |
Demolished | 2018 |
Tempulli Radhakrishna, Sutrapur ose Tempulli Radhabinod ose Tempulli Shankhanidhi ësthë një tempull hindu që gjendet në veri të "Shankhanidhi House" në Rrugën Tipu Sultan, Dhaka dhe pranë "Bhojhari Lodge". Ky tempull është një nga ndërtesat e familjes tregtare Shankhanidhi i ndërtuar midis viteve 1921 dhe 1926.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të shekullit të XX, tregtarët Lalmohan Saha, Bhoxhhari Saha dhe Gaur Nitai Saha u pasuruan në mënyrë të konsiderueshme. Pasi u bënë të pasur, ata e lanë titullin tregtar dhe morën titullin 'shankhanidhi' (bartës të guackës së kërmillit të detit). Gjatë viteve 1921-1926, ata u bënë pronarë të disa pronave në Dhaka, ku ndërtuan disa godina. Këto godina u ndërtuan në vende të ndryshme nga Rruga Tipu Sultan në Dhaka deri në Rrugën Rankin në Vari.[1] E dallueshme mes këtyre ndërtesave të familjes Shankhanidhi janë "Bhojhari Lodge", "Shankhanidhi House", Tempulli Radhakrishna etj.
Prifti i tempullit u vra në revoltat e vitit 1965. Familja e priftit u largua për në Kalkuta duke e braktisur tempullin. Pasi tempulli tani është nën kontrollin e zaptuesve, aty nuk zhvillohet asnjë ritual fetar.[2]
Në vitin 1989, ai u fut në listën e monumenteve të mbrojtura nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Në dhjetor 2011, zaptuesit filluan ta prishin atë.[3]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli Radhakrishna është një ndërtesë drejtkëndore, e dekoruar mirë dhe e drejtuar nga jugu. Ai ka një oborr të gjatë me përmasa 60 ft (18 m) me 50 ft (15 m). Tempulli kryesor në anën veriore është me një kat, ndërsa tre ndërtesat e tjera janë dy-katëshe. Zona e pavijonit të vendosur në tarracën e gjerë është rreth 30 ft (9.1 m) me 40 ft (12 m). Ai ka katër kolona korintike përballë dhe tre arkada të zbukuruara në mes. Salla e tempullit 40 ft (12 m) me 10 ft (3.0 m) ka tre dyer të gjata druri të gdhendur. Shkallët dhe i gjithë kati i hyrjes së tempullit janë ndërtuar prej mermeri të bardhë të importuar. Dritaret janë zbukuruar me qelqe të ngjyrosura me të kuqe dhe të gjelbër. Në faqet e tempullit ka dizajne bukur të larmishme bimësh dhe gjethesh, mes të cilave bien në sy dizajnet e simbolit të guackës së kërmillit të detit dhe familjes Shankhanidhi. Tre anët e tjera kanë rreth 15 dhoma me përmasa të ndryshme dhe një palë shkallë druri në këndin jug-lindor.[4]
Shkatërrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli u mbyll për një kohë të gjatë. Në natën e 15 dhjetorit 2011, zaptuesit filluan shkatërrimin e tempullit dhe çatia e katit të parë të tempullit u shkatërrua plotësisht. Më vonë, zyrtari përgjegjës i RAJUK-ut plotësoi një ditar të përgjithshëm në stacionin e policisë, por nuk u morën masa.[1]
Gjykata e lartë e ka ndaluar shkatërrimin e ndërtesës pas një padie të bërë në vitin 2012 nga organizata jo-qeveritare "Urban Study Group". Emri i tempullit u hoq nga lista e monumenteve në kryeqytet të publikuar nga RAJUK-u. Mbetjet e tempullit dhe sanctum sanctorumi u shkatërruan në maj 2018.[5]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Ashrami Baba Loknath Brahmaçari
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Shankhanidhi House
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Historia e Bangladeshit
- Lista e vendeve arkeologjike në Bangladesh
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Azhar Hossain (25 dhjetor 2011). "ঐতিহ্যবাহী স্থাপনা রক্ষা করবে কে?". Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. Marrë më 13 tetor 2016.
- ^ "Fascinating Bengal". Bangladesh Defence Forum (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 13 tetor 2016.
- ^ "HC pulls for 2 Old Dhaka structures". The Daily Star (në anglisht). 21 shkurt 2012.
- ^ Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. fq. 54–6. ISBN 984051091-6.
- ^ "রাজধানীর শঙ্খনিধিদের ঐতিহ্যবাহী স্থাপনা বাঁচাবে কে". dhakatimes24.com (në bengalisht). 8 qershor 2018.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. ISBN 984051091-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "HC pulls for 2 Old Dhaka structures". The Daily Star (në anglisht). 21 shkurt 2012.