Jump to content

Ashrami Baba Loknath Brahmaçari

Coordinates: 23°42′18″N 90°38′07″E / 23.704890°N 90.635364°E / 23.704890; 90.635364
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ashrami Baba Loknath Brahmaçari
বাবা লোকনাথ ব্রহ্মচারী আশ্রম
Pamje ballore e ashramit
Emra alternativAshrami i Bardit
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksional
TipiAshram hindu
Stili arkitekturalArkitektura e tempujve bengalezë
VendndodhjaKatundi Bardi, upazila Sonargon, distrikti Narajanganxh, divizioni Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°42′18″N 90°38′07″E / 23.704890°N 90.635364°E / 23.704890; 90.635364
PërfundimiShekulli i XIX

Ashrami Baba Lokenath Brahmaçari është një manastir i vendosur në Bardi në upazilën Sonargaon të distriktit Narajanganxh. Ai është një vend pelegrinazhi hindu popullor, veçanërisëht për hindutë bengalezë.[1] Ai u ndërtua nga Baba Loknath Brahmaçari, një shenjt hindu idhulli i të cilit është vendosur brenda tempullit samadhi të Ashramit Baba Loknath Brahmaçari.

Ashrami Baba Loknath Brahmaçari gjendet në këndin veri-perëndimor të Pazarit Bardi në upazilën Sonargaon të distriktit Narajanganxh. Gjendet rreth 35 kilometra larg kryqëzimit Mograpara nga Dhaka përgjatë autostradës kombëtare Dhaka-Çitagong.

Tempulli samadhi i Lokanath Brahmaçarit

Çdo vit më 19 Xhaishtha (2 qershor), aty zhvillohet Festa Tirodhan e Loknath Brahmaçarit, njeriut të madh të bashkësisë hindu. Në këtë ditë në vitin 1890 (viti 1297 i kalendarit bangla), Sri Lokanath Brahmaçari u largua nga kjo botë. Kjo festë dhe panair organizohet për të kujtuar ditën e vdekjes së këtij personaliteti të shquar me përkushtim dhe respekt. Në Ashramin e Bardit mblidhen mijëra adhurues të Loknathit nga vendet fqinjë, duke përfshirë Indinë, Nepalin, Butanin dhe Sri Lankan, duke marrë pjesë në këtë festë. Më 2 qershor (19 xhaishtha i kalendarit bangla), zhvillohet një radhitje entuziaste e ëmbëlsirave të mbledhura batasa dhe të hedhura nga adhuruesit nga çatia çauçala e ashramit, që njihet si "hari lut". Përveç kësaj, përgjatë ditës zhvillohen programe të ndryshme duke përfshirë recitimin e Gitas, Balbhog, leximi i biografisë së Loknathit, Raxhbhog, shpërndarja e prasadit dhe aarti kirtani.

Idhulli i Baba Loknath Brahmaçarit brenda tempullit samadhi të ashramit

Ashrami Baba Loknath i Bardit tani është i njohur jo vetëm si një vend pelegrinazhi hindu, por gjithashtu edhe një vend takimi për njerëz të të gjitha besimeve, kastave dhe rracave. Gjatë festës Tirodhan të Loknath Brahmaçarit zhvillohet një panair një javor. Përballë ashramit ndodhet një fushë e madhe e gjelbër, ku zhvillohet panairi. Në këtë panair mblidhen prodhime të ndryshme, si enë me fruta, ushqime etj. Njerëz të besimeve të ndryshme vijnë në këtë panair nga shumë vende. Ai vazhdon natën dhe ditën për një javë.

Besimtarë duke u lutur natën jashtë ashramit

Në oborrin jugor të Ashramit Sri Baba Loknath Brahmaçari, ndodhet një pemë e madhe bakuli, që qëndron prej qindra vjetësh si një mbikëqyrëse në perëndim të varrit të shenjtit. Brenda ashramit ndodhet një pikturë e madhe me bojëra vaji e Loknath Brahmaçarit. Mbrapa ashramit kryesor, duke kaluar oborrin e hapur ndodhet bujtina e vizitorëve, një ndërtesë e madhe me pesë kate. Në perëndim ndodhen edhe dy bujtina të tjera vizitorësh. Adhuruesit dhe vizitorët e kalojnë natën falas aty. Kur shenjti Lokanath Brahmaçari ishte gjallë, përkrahë ashramit u gërmuan pellgun e quajtur Kamna Sagar dhe Xhias. Besimtarët që venë në ashram bëjnë banjë në këtë pellg.

  1. ^ Sumant Gupta (4 qershor 2018). "লোকনাথ ব্রহ্মচারীর আশ্রমে একদিন". NTV BD (në bengalisht). Marrë më 11 qershor 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]