Jump to content

Xhamia e Baba Adamit

Coordinates: 23°33′23″N 90°29′47″E / 23.556431°N 90.496350°E / 23.556431; 90.496350
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Baba Adamit
বাবা আদম মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Indo-Islamike
VendndodhjaBangladesh Katundi Kadi Kasbah, komuna Rampal, upazila Munshiganxh Sadar, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës
Koordinatat23°33′23″N 90°29′47″E / 23.556431°N 90.496350°E / 23.556431; 90.496350
Përfundimi1483
Height
Roof6 kupola
Technical details
MaterialTulla dhe terrakotë
Size14.30 m (15.64 yd) me 11.45 m (12.52 yd)
Floor area69.86 m2 (83.55 sq yd)
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektMalik al-Muazam Malik Kafur
DeveloperXhalaludin Fateh Shah

Xhamia e Baba Adamit (bengalisht: বাবা আদম মসজিদ, arabisht: مسجد بابا آدم) është një faltore islamike e vendosur në fshatin Kadi Kasbah të komunës së Rampalit, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh. Ajo u ndërtua në vitin 1483 nga Malik Kafuri për të funksionuar si një xhami kongregacionale gjatë mbretërimit të Xhalaludin Fateh Shah.[1] Pranë ndërtesës gjendet edhe varri i Baba Adam Shahidit, një predikues i shekullit të XV.

Brendësi e xhamisë

Sipas mbishkrimit në kaligrafinë arabe të vendosur mbi hyrjen qëndrore të lindjes, xhamia u ndërtua në muajin raxhab të vitit 888 të hixhrës (gusht/shtator 1483) gjatë mbretërimit të Xhalaludin Fateh Shah, sulltani i Bengalit. Ajo u ndërtua nga Malik al-Muʿazzam Malik Kafur, një zyrtarët e sulltanit.[2][3] Sipas historianit Ahmad Hasan Dani, Kafuri ishte me origjinë nga Abisinia.[4] Tanimë xhamia është në gjendje të mirë pasi është një monument i mbrojtur nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit, i cili e ka rinovuar.

Pamje e brendshme
Pamje e kupolave të xhamisë

E ndarë në dy rreshta dhe tre kthina, muri i mbrapëm në perëndim paraqitet në tre shkallë ku pjesa e mesme përmban panele harkore shumë kuspore. Ndërtesa me tulla ka një çati mbi të cilën janë vendosur gjashtë kupola identike të ndara në dy rreshta. Dy kullëza të gjata të veçuara me bazë tetëkëndore prej bazalti të zi kanë motive vargjesh dhe kambanash. Gjashtë kupolat qëndrojnë mbi nga dy harqe me maja me dy qëndra të vendosur mbi shtylla guri.[5]

Të gjitha hyrjet dhe mihrabët janë të zgavërt brenda kornizave drejtkëndore. Muret jugore dhe veriore përmbajnë kamare drejtkëndore. Xhamia me gjashtë kupola nuk ka asnjë minare. Në të dy anët e hyrjes qëndrore ndodhen dy panele harkore shumë-kuspore. Harqet mbahen mbi shtylla të vogla dekoruese dhe të zbukuruara me dizajne të bukura floreale prej terrakote dhe motive llampash tw varura. Ky tip dekorimi i façadës gjendet edhe në Xhaminë e Shahzadpurit (Siraxhganxh).[6]

  1. ^ George Michell, red. (1984). The Islamic Heritage of Bengal (në anglisht). UNESCO. fq. 128. ISBN 978-923102174-9.
  2. ^ Abu Sayeed M. Ahmed (2006). Mosque Architecture in Bangladesh (në anglisht). Dhaka: UNESCO. fq. 98. ISBN 978-984-32-3469-8.
  3. ^ Dr. Nazimudin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh: A Guide to Their History, Location & Development (në anglisht). The University Press Ltd. fq. 158. ISBN 978-984-051059-7.
  4. ^ Ahmad Hasan Dani (1957). "Baba Adam Kashmiri Tomb Inscription". Bibliography of the Muslim Inscriptions of Bengal, Down to A.D. 1538 (në anglisht). Asiatic Society of Pakistan. fq. 35, 99.
  5. ^ Ayesha Begum (2012). "Baba Adam's Mosque and Tomb". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
  6. ^ "Baba Adam's Mosque". munshigonj.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2017. Marrë më 5 tetor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]