Shko te përmbajtja

Xhamia Bhujanpara e Beraidit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Bhujanpara e Beraidit
Pjesa e sipërme e xhamisë me kupolën
General information
ClassificationMonument historik
ManagementDepartamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit
AffiliationIslami Suni
Grounds4,000 sq ft (370 m2)

Xhamia Bhujanpara e Beraidit është një nga xhamitë më të vjetra të Bangladeshit e vendosur në katundin e Beraidit, pjesë e Bada thanës së distriktit të Dhakës.[1] Në këtë fshat ndodhen një tërësi prej dhjetë xhamishë të vjetra, prandaj ai quhet fshati i xhamive.[2][3]

Pamje e brendshme e xhamisë

Për shkak të sistemit të transportit me bazë lumore, vendbanimi i kësaj zone është themeluar në të kaluarën përpara Periudhës Mogule duke zhvilluar tregtinë, në Periudhën e Sulltanatit të Bengalit. Banorët e kësaj zonë tregtonin lëkurë, kripë dhe prodhime të tjera në bashkëpunim me tregtarët e pasur. Në këtë fshat ndodhen 15 xhami, 10 prej të cilave janë të vjetra. Ndër to shquhen Xhamia Bhujanpara (rreth vitit 1505), Xhamia Moralpara (1833), Xhamia e Purbaparës (1893), Xhamia e Agarparës dhe Çatkiparës (1893), Xhamia e Askartekut (1888), Xhamia e Çinadiparës (1893), Xhamia e Araidaparës (1896) etj.[2]

Pamje e brendshme nga hyrja e xhamisë

Në vitin 2002, Xhamia Bhujapara u listua si një monument i mbrojtur nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Në xhami nuk është gjetur ndonjë mbishkrim informues për datën dhe personin që e ka ndihmuar. Xhamia paraqet shumë ngjashmëri arkitekturore të kësaj xhamie me Xhaminë Bandar Shahi të Narajanganxhit dhe Xhamia e Baba Saleh të ndërtuara të dyja nga Baba Saleh, prandaj arkeologët mendojnë se ajo është një xhami para-mogule. Sipas të dhënave ndërtimi i kësaj xhamie përmendet në shumë mënyra si si viti 1505.[3]

Xhamia gjendet në zonën e Bada thanës, në fshatin Beraid, në pjesën lindore të metropolit Dhakës, pranë brigjeve të lumit Balu dhe pesë km larg Pazarit Notun. Xhamia e vjetër Bhujanpara ka planimetri katrore me një kupolë, e cila është 21 sq ft (2.0 m2). Sipërfaqja e përgjithshme e xhamisë arrin në rreth 4,000 sq ft (0.092 acres) dhe është 17.6 ft (5.4 m) e lartë nga themelet deri sipër kornizës.[4]

Xhamia është rinovuar mjaft herë. Në kohët moderne, ajo i ka zgjeruar dhe rinovuar të tëra krahët, përveç astij perëndimor, prandaj pjesa perëndimore dhe kupola janë pjesët e vjetra të saj. Pjesa tjetër e ka humbur autenticitetin. Përreth xhamisë janë ndërtuar godina shumë-katëshe.[3]

  1. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  2. 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  3. 1 2 3 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).