Jump to content

Tempulli Brahma Samaxh, Dhaka

Coordinates: 23°42′29″N 90°24′37″E / 23.708177°N 90.410400°E / 23.708177; 90.410400
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli Brahma Samaxh, Dhaka
ব্রাহ্ম সমাজ মন্দির, ঢাকা
Pamje ballore e tempullit
Emra alternativMandiri Purba Bangala Brahmo Samaxh
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksional
TipiTempull hindu
Stili arkitekturalArkitektura Britanike
VendndodhjaPërkrahë Universitetit Xhaganath, zona Patuatuli, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°42′29″N 90°24′37″E / 23.708177°N 90.410400°E / 23.708177; 90.410400
Ndërtimi filloi1866
Përfundimi22 gusht 1869
Inauguruar5 dhjetor 1869
Kosto10 000 taka
PronarKomuniteti Brahmo
Technical details
Floor count2
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektUmakanta Ghosh
EngineerRamanikja Sen

Tempulli Brahma Samaxh në Dhaka është një tempull hindu i vendosur përkrahë Universitetit Xhaganath në zonën Patuatuli. Ai është i njohur edhe si "Tempulli Purba Bangala Brahma Samaxh".

Sfondi i ndërtimit të tempullit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1866, Dianath Sen propozoi të ndërtonte vendin e vetë të adhurimit për brahmat në Dhaka. Në këtë kuadër, u krijua një komitet me nëntë anëtarë për ndërtimin më 25 gusht 1866. Komiteti përbëhej nga Dinanath Sen, sekretari i përgjithshëm, Akshaj Kumar Sen (inspektor i shkollave), Radhika Mohan Roj (zamindar), Umeçandra Das (kryesekretari i zyrës së komisionerit), Gopimohan Basak (drejtori i Shkollës Pogose), Ramkumar Basu (zëvendës magjistrat), Abhaj Çandra Das (ndihmësi personal i komisionerit), Kailash Çandra Ghosh (drejtor kolegji) dhe Baikuntha Nath Sen. Përpara ndërtimit të tempullit, brahmat e Dhakës zakonisht mblidheshin për të adhuruar te Brahmo Samaxh Griha në Armanitola. Një zëvendës magjistrat dhuroi shtëpinë e tij për Brahmo Samaxhin. Sipas opinionit, pronari i kësaj toke ishin zamindarët e Pazarit Kalta. Mes këtyre zamindarëve (pronarë feudalë tokash) ishin Shjamçand Basak, Xhaganath Basak, Sanatan dhe Krishnadas Basak. Një tërësi prej 5,875 vetash dhuroi për tempullin brahmo. Toka u regjistrua më 10 shtator 1868. Megjithatë, në prill 1867, Abhaj Kumar Duta vuri gurin e themeleve të tempullit në kryqëzimin Patuatuli. Tempullin e dizenjoi Umakanta Ghosh; ndërsa Ramanikja Sen drejtoi punimet e ndërtimit. Kostoja e ndërtimit të këtij tempulli dy-katësh ishte rreth 10 mijë taka. David Kopf e përshkruan tempullin si më të madhin dhe më tërheqësin e tempujve brahma në Azinë jugore në atë kohë. Ndërtimi i tempullit përfundoi më 22 gusht 1869 (7 bhadra 1276 sipas Kalendarit Bengalez). Tempulli u përurua më 5 dhjetor 1869 në prani të shumë banorëve nga të gjitha besimet e qytetit. Për ceremoninë e hapjes u bënë organizime të mëdha. Navab Abdul Ghani, navab Ahsanullahu, Triloçan Çakravarti, Xhoakin Pogose, Bardakinkar Roj, Lakshmikanta Das, Krishna Kumar Basu dhe të tjerë ishin të pranishëm në këtë rast. Çdo të dielë në mbrëmje thuhet se merrnin pjesë në rituale rreth treqind veta.[1]

Brahmo Samaxhi u themelua në gusht 1828 nga reformatori fetar hindu Raxha Ram Mohan Roj. Pas vdekjes së tij detyrën e vazhdoi Debendranath Tagore. Një doktrinë teistike e paformë Brahmo ishte e hapur për të gjithë njerëzit e të gjitha besimeve. Objektivi i tyre kryesor ishte të largonin fanatizmin fetar, shpërdorimet e tepërta, paganizmin, sistemin e pajës, etj. nga shoqëria dhe për të njohur arësimimin e grave dhe martesën e të vejave. Të tërhequr nga ideologjia e re, shumë banorë të rinj të Dhakës e përqafuan këtë këndvështrim. Entuziazmi me të cilin të rinjtë u bashkuan me këtë doktrinë riktheu shoqërinë konservatore hindu. Megjithëse pati një përpjekje për ta bërë atë një fe të përbotshme, ajo gradualisht u bë një degë e Hinduizmit. Kontributi i Brahmo Samaxhit në shumë vepra shoqërore përfshirë arësimin dhe shtypin në Dhaka është i rëndësishëm. Ata kishin vende adhurimi në Patuatuli, Armanitola dhe Nimtali Kuthi të Dhakës.

Përshkrimi i tempullit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli drejtkëndor është vendosur mbi një platformë 1.22 m (1.33 yd) të lartë që është ndërtuar në Arkitekturën Britanike. Përballë çatisë së tempullit, është shkruar në një dizenjo Brahmo Samaj. Tempulli hyhet nëpërmjet pesë shkallëve të gjera. Shkallët reduktohen gradualisht deri në krye. Në mes të shkallëve ndodhet një hyrje harkore e hapur. Në mes të verandës 4.57 m (5.00 yd) të gjerë përreth tempullit ndodhet një sallë e madhe 30.48 m (33.33 yd) e gjatë dhe 16.76 m (18.33 yd) e gjerë. Në pjesën e sipërme të katër këndeve të verandës ndodhen katër dhoma katrore. Për të hyrë te këto dhoma ndodhen dy palë shkallë të ngushta në pjesën e mbrapme të verandës. Salla kryesore e tempullit që përdoret si vend adhurimi është 16.76 m (18.33 yd) e gjatë, 6.71 m (7.34 yd) e gjerë dhe 6.40 m (7.00 yd) e lartë.[2] Ka një tërësi prej 16 hyrjesh në njëfarë largësie nga veranda rrethuese për te salla. Pesë hyrje ndodhen në anën veriore dhe jugore, ndërsa lindja dhe perëndimi ka nga 3 hyrje secila. Këto hyrje të mëdha janë të gjitha në formë mullari. Në mes të pjesës veriore të sallës ndodhet altari katër këmbë i lartë që duhet të ngjitet nëpërmjet katër shkallëve të gjera. Duke qëndruar mbi këtë altar, drejtuesi ligjëron për doktrinën e Brahmo Samaxhit. Në këtë tempull nuk bëhen lutje apo adhurim. Duke qëndruar përballë altarit, artistë këndojnë këngë të ndryshme të Brahmo Samaxhit. Të ftuarit qëndrojnë të ulur në banka përreth dhe dëgjojnë. Në pjesën e sipërme të anëve lindore dhe perëndimore të sallës, ndodhet një verandë me balustradë. Gjatë ndërtimit të tempullit, në pjesën e mbrapme të tempullit u ndërtuan mjaft godina për predikuesit e shoqërisë.

  1. ^ "ঢাকা ব্রাহ্ম সমাজ মন্দির". dhaka.gov.bd (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2013.
  2. ^ https://www.kalerkantho.com/print_edition/print_news.php?pub_no=171&cat_id=1&menu_id=82&news_type_id=1&index=8