Tempulli dyjar i Sonarangut
Tempulli dyjar i Sonarangut | |
---|---|
সোনারঙ জোড় মন্দির | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Tempull hindu |
Stili arkitektural | navaratna e tempujve bengalezë |
Vendndodhja | Katundi Sonarang, upazila Tongibari, distrikti Munshiganxh, Bangladesh |
Koordinatat | 23°31′21″N 90°27′33″E / 23.522421°N 90.459279°E |
Lartësia | 20.35 m (66.8 ft) |
Përfundimi | 1843 (tempulli i Kalit, në perëndim) 1886 (tempulli i Shivës, në lindje) |
Lartësia | 20.35 m (66.8 ft) |
Tempulli dyjar i Sonarangut përbëhet nga dy tempuj hindu të vendosur në fshatin Sonarang të upazilës Tongibari të distriktit Munshiganxh, në Bangladesh. Tempulli perëndimor është më i lartë se lindori, duke arritur në rreth 15 m (49 ft) lartësi mbi një platformë katrore prej 5.35 m (17.6 ft) të lartë.[1][2]
Tempulli perëndimor është tempulli i Kalit, ndërsa lindori është tempulli i Shivës. Tempujt janë themeluar nga tregtari hindu Rup Çandra, i Kalit në vitin 1843, ndërsa i Shivës në vitin 1886. Me tempullin ndodhet edhe një verandë 1.94 m (6.4 ft) e gjerë.[2]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katundi i Sonarangut dikur mbizotërohej nga bashkësia hindu. Tempulli dyjar ndodhet në një mjedist natyror plotë hije në fshatin Sonarang. Dy tempujt qëndrojnë krahë për krahë mbi një platformë të vetme në muraturë të rrethuar nga një hendek ujor në tre anë dhe një rrugicë hyrjeje në anën lindore. Ky pellg u krijua gjatë ndërtimit të tempullit më të madh. Tempulli perëndimor, më i lartë se lindori, është rreth 15 m (49 ft) i lartë mbi platformën katrore 5.35 m (17.6 ft) të lartë dhe ka një verandë 1.94 m (6.4 ft) të gjerë. Një kupolë e ulët gjysmë rruzullore mbulon garbhagrihan katrore, mbi të cilën ngrihet shikhara tetëkëndore e kurorëzuar me fundin e zakonshëm me majëz kalsa. Kjo mbaron me një trident të vendosur me një shufër hekuri, që është shumë i lakuar.[3][2]
Sipërfaqja e jashtme e shikharës është e dekoruar me një model gjysmë-harkor në suva, që përsëritet në të gjitha anët. E gjithë shikhara është me tre vrima pëllumbash nën secilin model harkor.
Shenjtërorja kryesore ka dy arkada, në një në anën jugore dhe një në atë perëndimore, me panele harkore në të dyja anët dhe një model prej tre harqesh në dy anët e tjera. Hyrja perëndimore përbëhet prej një harku me dy qendra. Kreu i arkadës është dekoruar me një frizë bedenash të mbyllura. Përballë shenjtërores, veranda mbulohet me një çati të sheshtë të mbajtur mbi kolona. Ajo ka tre hapje harkore në jug, nga një në anën lindore dhe perëndimore.[2]
Sipërfaqja tetëkëndore mes shenjtërores dhe shikharës së lartë është e ndërë në dy zona. Pjesa e poshtme ka relieve me panele të vogla drejtkëndore në allçi, që kryesohen me harqe gjysmë-rrethorë. Në krye të zonës së mesme tetëkëndore ndodhen dy fasha të moduluara. Shikhara është dekoruar me panele lakorë të përsëritur që ngrihen vertikalisht.
Në katër këndet e shenjtërores katrore ndodhen katër shikhara në miniaturë (ratna) përreth shikharës së lartë qëndrore, dhe katër të tjera mbi verandë, dy nga të cilat tani janë shkatërruar, duke e bërë atë kështu një navaratna.
Tempulli më i vogël lindor është më elegant në pamje. Një ndërtesë katrore, secili krahë i shenjtërores ka përmasa prej 4 m (13 ft) gjerësi; një verandë 1.5 m (4.9 ft) e gjerë shtrihet përreth shenjtërores. Shenjtërorja mbulohet me një kupolë të vogël që qëndron drejtpërdrejtë mbi katër mure dhe pendentivë në këndet e sipërme. Veranda rrethuese mbulohet me katër çati çau-çala dhe katër kupola të vogla në katër këndet. Në secilën anë të verandës ndodhen pesë hyrje harkore; Harqet tre-fletësh dalin nga kolonat. Shenjtërorja kryesore ka një hyrje harkore me katër qendra në anën e saj jugore dhe një hark me dy qendra në anën lindore. Brenda murit perëndimor ndodhet një altar dhe tre kamare në murin verior. Është gjithashtu një navaratna e përbërë prej katër ratna të vogla mbi shenjtëroren katërore përreth shikharës së lartë dhe katër të tjera mbi katër këndet e verandës.[2]
Veçoritë e tjera të dekorimit të tempullit lindor kanë ngjashmëri të madhe me atë perëndimor. Por ka një dallim; secili model harkor prej allçie në sipërfaqen e gjithë shikharës është kurorëzuar me një frizë me motivin e kokës së zgjeruar të gjarprit.
Nga mbishkrimet në gurë të vendosur mbi tempuj, duket se ata i ka ndërtuar tregtari hindu, Rup Çandra me identitet të mjegullt, tempullin më të madh të Kalit në vitin 1843, ndërsa tempullin më të vogël të Shivës në vitin 1886.[2] Thuhet se funerali i Rup Çandrës u zhvillua aty. Muret e tempullit tani janë zbehur dhe te kolona kryesore janë shfaqur plasaritje .[3]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Ashrami Baba Loknath Brahmaçari
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Baradeshvari Kali
- Sri Angani
- Sri Ganesh Pagal Sebashrami
- Tempulli Brahma Samaxh, Dhaka
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "ঐতিহাসিক সোনারং জোড়া মঠ". jagonews24.com (në bengalisht). Marrë më 17 korrik 2022.
- ^ a b c d e f Muhammed Nasir Uddin (2012). "Sonarang Twin Temples". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 17 korrik 2022.
- ^ a b "সোনারং জোড়া মঠ" (në bengalisht). Alokito Media Ltd. 8 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2015. Marrë më 30 janar 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Tempulli dyjar i Sonarangut.