Jump to content

Sri Ganesh Pagal Sebashrami

Coordinates: 23°08′31″N 89°58′19″E / 23.141956°N 89.971930°E / 23.141956; 89.971930
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sri Ganesh Pagal Sebashrami
শ্রী গণেশ পাগল সেবাশ্রম
Tempulli samadhi i Ganesh Pagalit
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksional
TipiAshram hindu
Stili arkitekturalArkitektura e tempujve bengalezë
VendndodhjaKadambari, upazila Raxhoir, distrikti Madaripur, divizioni Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°08′31″N 89°58′19″E / 23.141956°N 89.971930°E / 23.141956; 89.971930
Named forGanesh Pagali
Hapja1905
Grounds91.6 ha (226 acres)

Sri Ganesh Pagal Sebashram është një vend i rëndësishëm pelegrinazhi hindu i vendosur në Kadambari në upazilën Raxhoir të distriktit Madaripur.Ai është një vend popullor pelegrinazhi, veçanërisht mes hinduve bengalezë.

Ganesh Pagal Sebashrami u ndërtua nga Ganesh Pagali në vitin 1905 (viti 1312 i kalendarit bengalez) në një sipërfaqe prej 91.6 ha (226 acres) (365 bigha bengaleze) në zonën Kadambari Dighirpar të upazilës Raxhoir të Madaripurit.

Sri Ganesh Pagal Sebashrami gjendet në këndin veri-lindor të Pazarit Kadambari në upazilën Raxhoir të distriktit Madaripur. Është i vendosur 12 kilometra larg nga Tekerhat Tematha në authostradën kombëtare Dhaka-Barisal.

Tempulli Manasa i Sri Ganesh Pagal Sebashramit

140 vjet më parë, 13 sadhu u bashkuan dhe organizuan kumbh melën në Ganesh Pagal Sebashram më ditën e 13-të të muajit Xhjeshtha të kalendarit indian (që përkon me muajt maj-qershor të Kalendarit Gregorian) 13 kg oriz dhe 13 rupi. Që atëherë, vijimi i panairit zhvillohet më ditën e 13-të të muajit Xhjeshtha çdo vit. Ky panair i Sri Ganesh Pagal Sevashramit konsiderohet si një nga kumbh melat më të mëdha në nënkontinent. Zona e panairit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 167 acres (68 ha), d.m.th. në 9 kilometra katrorë. Në të kaluarën, panairi zhvillohej në vetëm një ditë, por tani ai zgjat rreth një javë.[1] Përveç Bangladeshit, kumbh mela e Ganesh Pagal Sebashramit zhvillohet njëkohësisht në Katva në distriktin Purba Bardhaman të Bengalit Perëndimor.[2]

Portë e Tempullit-Ashram Ganesh Pagal

Kumbh mela 150 vjeçare ndiqet nga më shumë se 1 milion veta nga i gjithë vendi dhe jashtë tij. Në kumbh mela marrin pjesë njerëz nga India, Nepali dhe Butani.[3] Njerëzit që shkojnë në panair pavarësisht rracës, fesë dhe kastës besojnë se ardhja në panair dhe vizitimi i tempullit të Ganesh Pagalit mund të çliroi nga të gjitha llojet e rreziqeve.

Në kompleksin e ashramit ndodhet një tërësi prej 108 tempujsh të vegjël dhe të mëdhenj. Megjithatë, pasi kapërcehet porta kryesore e ashramit, grupi i tempujve do të shihet pranë tij. Aty ndodhen tetë tempuj të bashkuar, të cilët janë Mandirit Lakshmi Narajan, Mandiri i Durgës, Mandiri Sri Radha Govinda, Mandiri Gaur Nitai, Mandiri i Ramës, Mandiri i Harit, Tempulli i Anapurnës, Tempulli i Manasës.

Tempulli i Manasës është në anën veriore të tempullit samadhi, ndërsa Tempulli i Shivës ndodhet në anën jugore. Përveç kësaj, në lindje të Tempullit të Sarasvatit dhe në perëndim të Tempullit Kali Mandi ndodhet një terren kremimi.

  1. ^ "গণেশ পাগলের কুম্ভ মেলা শুরু". Kaler Kantha (në bengalisht). 28 maj 2022. Marrë më 28 maj 2023.
  2. ^ "কাটোয়াতে শুরু গণেশ পাগলের কুম্ভমেলা". Bartaman Bhavan (në bengalisht). 3 qershor 2023. Marrë më 7 qershor 2023.
  3. ^ "মাদারীপুরে শুরু হয়েছে গণেশ পাগলের কুম্ভমেলা" (në bengalisht). Somoy Media Ltd. 28 maj 2023. Marrë më 30 maj 2023.