Shko te përmbajtja

Tempulli Baradeshvari Kali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli Baradeshvari Kali
Pamje ballore e tempullit
Map
General information
ManagementKomiteti menaxhues i tempullit
AffiliationHinduizmi

Tempulli Baradeshvari Kali ose Kalimata është një tempull hindu i Kalit i vendosur në zonën Basabo të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit. Ai gjendet në brigjet e Gangasagar Dighit[1], ku ndodhet edhe një krematorium për djegien e trupave të të vdekurve.[2]

Tempulli Baradeshvari Kalimata gjendet në zonën Raxharbagh , në lindje të zonës Basabo të Sabuxhbagh thanës së qytetit të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit.

Hyrja e kompleksit

Thuhet se në fund të shekullit të XVI, perandori mogul AkbarDelhi dërgoi gjeneralin e tij Raxha Man Singh për të pushtuar Bengalin duke nënshtruar Isa Khanin. Pastaj, ndërsa mbërriti në Dhaka Raxha Man Singhu e vendosi shatorren aty, para se të shkonte në luftë kundër Isa Khanit të kryeqytetit të atëhershëm Sena afër Demras. Në skajin lindor të këtij vendi ndodhej Subarnagrami ose Sonargaoni. Uji i pijshëm ishte shumë i pakët në këtë zonë. Pastaj Man Singhu gërmoi një depozitë duke përdorur ushtarët e tij dhe zgjidhur problemin e ujit të banorëve të zonës dhe e pastroi ujin e kësajë depozite me ujin e Bar Tirthas. Më vonë ai u bë i njohur si Gangasagar Dighi. F.B. Bradley-Burt e përmend në mënyrë të qartë këtë në librin e tij The Romance of an Eastern Capital, të publikuar në vitin 1906.[3] Më vonë ky libër u përkthye në bengalisht nga Rahimudin Afxhe. Përveç kësaj, Man Singhu ndërtoi një tempull të Kalit përkrahë depozitës duke u lutur për dashamirësinë e hyjeshës për të mundur Isa Khanin. Prandaj ky tempull është emërtuar Tempulli Baradeshvari Kali. Ai është i njohur edhe si Mandiri Raxharbagh Kali për banorët vendas.[4][5]

Pamje ballore e tempullit

Tashmë, në anën perëndimore të Gangasagar Dighit organizohen panaire të mëdha me rastin e puxhave të ndryshme. Ka edhe një proverb që ditën e Durgashtamit, nëse dikush bënë banjë në lumin Brahmaputra dhe lahet në Gangasagar në atë ditë, ai fiton merita të dyfishta. Mijëra adhurues dhe vizitorë e vizitojnë tempullin çdo vit. Mes zotëruesve të këtyre tokave, Haladhar Sarkari në vitin 1904 dhe zamindari Kripamoji Devi dhuruan tokën e tyre në vitin 1906 bashkë me idhullin e Sri Baradeshvari Kalimatas. Më vonë, në vitin 1907, Madhusudan Bepari dhuroi disa prona të tjera bashkë me idhullin e Kalimatas. Që atëherë, në këtë tempull zhvillohen puxha të ndryshme publike.

Përveç kësaj, në kompleks ndodhet Tempulli i Shivës, Pithasthani i Mahadevit, Tempulli Pançnag Mata, Ashrami Bura-Buri dhe Gangasagar Dighi, në veri-perëndim të Tempullit Mahasashman dhe Shamshan Kali, në anën perëndimore ndodhen gjithashtu Tempulli Sri Vishvakarma, Tempulli Shitala, Ashrami Baba Loknath Brahmaçari. Nga vendasit Tempulli Baradeshvari Kali është i njohur si Mandiri Raxharbagh Kali.[6]

Ky tempull është një shembull historik i Arkitekturës Mogule. Idhulli i hyjneshës Kali në këtë tempull është bërë prej guri.

Hyrja e krematorit

Krematori Baradeshvari

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në anën veri-perëndimore të këtij tempulli ndodhet nj kremator, që është i hapur për të gjithë njerëzit. Ky kremator bënë një organizim të mirë të kremimit. Për zhvillimin e tempullit, krematori merr 100 rupi për të zhvilluar edhe ritet e fundit. Dinjitarë si major Çita Ranxhan Duta janë kremuar në këtë kremator.[7]

Rezidenca e Tempullit të Kalit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gangasagar Dighi zë një sipërfaqe prej 11 acres (4.5 ha). Kur nuk ka ujë në zonat përreth të Dakshingaonit, Nandiparas, Basabos, Madartekut, Goranit, banorët e këtyre zonave kryejnë të gjitha punët, që nga gatimi në shtëpi me ujin e Gangut. Në anën e djathtë të hyrjes së tempullit ndodhet zyra, ndërsa në të majtë Tempulli i Shivës, në të cilin është vendosur shivalinga. Përballë tij, ndodhet Gangasagar Dighi në perëndim të tempullit kryesor. Në hijen e freskët të pemës hixhaltala, ndodhen tre faltore të Mahadevit në këndet lindore dhe veriore të dighit. Për volinë e publikut, në lindje dhe perëndim të dighit ndodhen 3 ghate të shtruara. Në anën perëndimore ndodhet Tempulli Shitala dhe Ashrami Baba Loknath Brahmaçari.

Më herët, zaptuesit e terrenit vendor shkëpusnin parcela nga ujëmbledhësi historik. Për ta ndaluar këtë, si kufij të tij u ndërtuan 161 dyqane dhe një tërësi prej 70 shtëpish në anët lindore dhe jugore. Kështu që askush nga jashtë nuk mund ta shfrytëzoi mjedisin e ujëmbledhësit.

Bordi i tanishëm i Drejtorave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 1935, ky tempull është menaxhuar nga komitete të ndryshme ekzekutive. Tashmë, presidenti komitetit menaxhues të këtij tempulli është Lion Çitaranxhan Dasi, që është edhe këshilltar i njësisë numër 5.

  1. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  2. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  3. Francis B. Bradley-Birt (1906). The Romance of an Eastern Capital (në anglisht). Smith, Elder & Company.
  4. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  5. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  6. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  7. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]