Xhamia Kutub Shah
Xhamia Kutub Shah | |
---|---|
কুতুব মসজিদ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike Para-Mogule |
Vendndodhja | Austagram, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 24°16′44″N 91°06′40″E / 24.279007°N 91.111032°E |
Përfundimi | Shekulli i XVI |
Height | |
Roof | 5 kupola |
Xhamia Kutub Shah është një monument historik i vendosur në upazilën Austagram të distriktit të Kishoreganxhit në Bangladesh. Ajo besohet se është ndërtuar gjatë Periudhës së Sulltanatit të Bengalit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohën e zbulimit të Xhamisë Kutub Shah, në të nuk u gjet asnjë mbishkrim, prandaj nuk ka informacion për datën e saktë të ndërtimit. Megjithatë, duke konsideruar stilin arkitekturor dhe aspekte të tjera, arkeologët besojnë se ajo është ndërtuar gjatë Periudhës së Sulltanatit të Bengalit, në shekullin e XVI.[1] Pranë xhamisë ndodhen disa varre, një prej të cilëve besohet se i përket Kutub Shahut. Prandaj Xhamia Kutub Shah është emërtuar sipas këtij shenjti. Në vitin 1909, Departamenti i atëhershëm i Arkeologjisë e regjistroi atë si një monument të mbrojtur historik.[2]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konsiderohet si shembulli më i vjetër i mbijetuar i një xhamie të Periudhës së Sulltanatit të Bengalit në zonë. Është një xhami me përmasa mesatare me pesë kupola dhe kornizë lakore. Kupola qëndrore, nga pesë kupolat është më e madhe se të tjerat. Në katër këndet e xhamisë ndodhen katër kullëza tetëkëndore, që kanë dizajne si unaza. Ajo është e gjatë në aksin veri-jug dhe e gjerë në atë lindje-perëndim. Përveç murit perëndimor, në të tre faqet e tjera të saj ndodhen tre hyrje.[3][1]
Në këndin veri-lindor të terrenit të hapur, përballë xhamisë, ndodhet një varr që mendohet se i përket Qutub Shahut. Përgjatë murit perëndimor ndodhen tre mihrabë. Për dekorimin e mureve të jashme janë përdorur pllaka terrakote me panele të ndryshme floreale. Dekorimet e bukura të mureve të jashtme janë të ngjashme me ato të Xhamisë Kherua në Sherpur të Bogrës.[1]
Në frizën drejtkëndore prej terrakote të portalit të Xhamisë Kutub Shah paraqiten krijesa të përbindshme. Në anën tjetër të bazës së frizës së modeluar në mënyrë elegante gjenden palma me fruta mbi platforma me shtëma anash. Sipër pemëve janë vendosur disqe amalaka të kurorëzuar me kalasa, që shpërndajnë ujë, të pikturuar sikur rrjedhin me bimësi të harlisur, me kërcej si pemë që rriten nga enët. Me gjasa kjo ikonografi mund të përfaqësoi pijen mitike të pavdekësisë, amritën.[4]
Format bimore të spërdredhura me gjethe, gonxhe dhe lule të harlisura, mbijnë edhe nga nofullat e hapura të krijesave të përbindshme, të njohura si makara. Këto krijesa që përshkruhen si përbindsha lumorë ose detarë, shpesh të paraqitura me luspa të valëzuara, përfaqësojnë një funksion mbrojtës. Kokat e krijesave, të portretizuara me sy të mëdhenj në formë bajamesh, me feçkë të zgjatur, me buzët e sipërme që përfundojnë me maja të përdredhura dhe gjuhë të dala, janë paraqitur sikur dalin nga hardhitë e harlisura. Në krye, sipër arkitrarit, kokat e makarave vendosen përkundrejt njëra-tjetrës, me gojët e tyre të hapura që bartin rrotulla që përdridhen për të formuar një qark dhe përfundojnë në zambakë përreth rrozetave.[4]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhamia Shahi e Gurait
- Xhamia Shahi e Parulias
- Xhamia Bhujanpara e Beraidit
- Xhamia e Pathrailit
- Xhamia Shahi e Muazampurit
- Xhamia Goaldi
- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia e Atias
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Husaini Dalani
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Islami në Bangladesh
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Nasrin Akhter (2012). "Qutub Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
- ^ "Historical Qutb Mosque". Dhaka Times (në anglisht). 29 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Arifuzzaman Bablu (24 janar 2016). "কুতুব মসজিদ". bd-pratidin.com (në bengalisht).
- ^ a b Sara Kuehn (2016). "Lokesh Chandra". Monsters or Bearers of Life-Giving Powers? Trans-Religious Migrations of an Ancient Western Asian Symbolism (në anglisht). Nju Delhi: Indira Gandhi National Centre for the Arts. fq. 75–80, 101–104. ISBN 978-812460889-0.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nasrin Akhter (2012). "Qutub Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
- Sara Kuehn (2016). "Lokesh Chandra". Monsters or Bearers of Life-Giving Powers? Trans-Religious Migrations of an Ancient Western Asian Symbolism (në anglisht). Nju Delhi: Indira Gandhi National Centre for the Arts. ISBN 978-812460889-0.