Jump to content

Xhamia Shahi e Gurait

Coordinates: 24°16′18″N 90°56′09″E / 24.271616°N 90.935703°E / 24.271616; 90.935703
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Shahi e Gurait
গুরই শাহী মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaBangladesh Fshati Gurai, upazila Nikli, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat24°16′18″N 90°56′09″E / 24.271616°N 90.935703°E / 24.271616; 90.935703
Përfundimi1680
Height
Architectural35 ft (11 m)

Xhamia Shahi e Gurait është një faltore e vjetër myslimane e vendosur në fshatin Gurai të upazilës Nikli, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës së Bangladeshit që është shpallur monument arkeologjik.[1][2]

Xhamia Shahi e Gurait paraqet Arkitekturën e Periudhës Mogule. Në bazën e kupolës së xhamisë ndodhet një mbishkrim i ngusht dhe i gjatë. Ai sugjeron se xhamia u ndërtua rreth vitit 1680. Në mbishkrim është gdhendur emri i sulltan Barbak Shahut.[3]

Xhamia Shahi e Gurait ka formë katrore. Lartësia e mureve është 22 ft (6.7 m) së brendshmi dhe 35 ft (11 m) së jashtmi. Në këndet e saj ndodhen katër kullëza tetëkëndore, që ngrihen duke përfunduar në një kupolëzë të vogël prej argjendi. Xhamia ka gjithashtu një kupolë të madhe në formë bulbore. Xhamia ka tre hyrje, nga një në muret veriore, jugore dhe lindore, që është dhe hyrja më e madhe qëndrore. Lartësia e hyrjes qëndrore është 7.3 ft (2.2 m), ndërsa gjerësia është 4.6 ft (1.4 m). Në murin perëndimor ndodhen tre mihrabë, ku i mesmi është më i madh se të tjerët. Ata kanë punime të bukura në terrakotë. Në këtë xhami mund të shihet ndikimi i Arkitekturës së Periudhës së Sulltanatit të Bengalit.[3]

  1. ^ "কিশোরগঞ্জের পর্যটন স্থান". kishoreganj.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2017. Marrë më 8 tetor 2017.
  2. ^ "নিকলী উপজেলা". Bangladesh National Information Portal, Nikli Upazila (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2016. Marrë më 8 tetor 2017.
  3. ^ a b Shamsuzzaman Khan (2013). Bāṃlādeśera lokaja saṃskr̥ti granthamālā: Kiśoragañja (në bengalisht). Bangla Academy. ISBN 984-07-5295-2.