Jump to content

Xhamia e Shah Mohamadit

Coordinates: 24°15′41″N 90°39′50″E / 24.261383°N 90.663804°E / 24.261383; 90.663804
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Shah Mohamadit
শাহ মোহাম্মদ মসজিদ
Pamje e Xhamisë së Shah Mohamadit me balakhanën para
Emrat forumesXhamia e Shah Mahmudit
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaKatundi Egarsindur, upazila Pakundia, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat24°15′41″N 90°39′50″E / 24.261383°N 90.663804°E / 24.261383; 90.663804
Përfundimi1680
Technical details
Floor area1,024 sq ft (95.1 m2)

Xhamia e Shah Mohamadit (bengalisht: শাহ মোহাম্মদ মসজিদ, arabisht: شاه محمد مسجد) është një faltore e vjetër mylsimane e vendosur në katundin Egarsindur të upazilës Pakundia, distrikti i Kishoreganxhit, Bangladesh. Ajo është ndërtuar në vitin 1680.[1] Emri i saj fillestar ishte "Xhamia e Shah Mahmudit", por te katalogu i Arkitekturës Myslimane të publikuar nga UNESCO, përmendet si "Xhamia e Shah Mohamadit".[2][3]

Kjo xhami gjendet në fshatin Egarsindur të komunës me të njëjtin emër, përgjatë rrugës Mathkhola-Mirzapur-Pakundia, rreth 11 km (6.8 mi) nga qendra e upazilës Pakundia të distriktit të Kishoreganxhit në divizionin e Dhakës.[1] Ajo është e vendosur në zonën e Fortesës së Egarsindurit. Ajo është një nga xhamitë e vjetra të periudhës mogule të Egarsindurit, ku njëra është Xhamia e Sheikh Saadit e cila ndodhet vetëm 250 m (270 yd) nga Xhamia e Shah Mahmudit.

Pamje ballore e xhamisë

Kjo xhami është ndërtuar rreth vitit 1680, gjatë sundimit mogul, në kohën kur në Bengal, subahdar (guvernator) ishte Shaista Khani. Ndërtuesi i xhamisë është tregtari Sheikh Mahmud dhe xhamia njihet me emrin e tij; Pasardhësit e Sheikh Mahmudit jetojnë akoma pranë xhamisë në fshatin Egarsindur. Kohë më parë, në katër këndet e xhamisë gjendeshin katër tabela prej gurësh të çmuar, që tashmë janë plaçkitur.[2]

Balakhana, e cila ndodhet para xhamisë

Xhamia është e vendosur në pjesën e mbrapme të një platforme pak të lartë e rrethuar nga mure 2.5 ft (0.76 m), me një portik të përbërë nga një ndërtesë gjatësore me çati do-çala. Xhamia me planimetri katrore është një kombinim i përkryer i Arkitekturës Mogule me artin vendas. Gjatësia e secilit krahë të xhamisë është 32 ft (9.8 m) së jashtmi dhe 5.79 m (6.33 yd) së brendshmi. Xhamia ka një kupolë shumë të madhe në krye, që vihet në dukje nga katër kullëzat tetëkëndore të cepave. Ndërsa në mes të mureve ka tetë mini-kullëza, ku secila faqe muri ka dy. Të gjitha kullëzat ngrihen sipër çatisë duke përfunduar me çhatri të vegjël me kupola, që fillimisht kanë qenë të kurorëzuar me majëza kalasa, akoma të dukshme në atë jugore.[4]

Pjesa e mbrapme e xhamisë

Xhamia është e zbukuruar me relieve terrakote si brenda ashtu dhe jashtë saj. Në krahun e saj lindor ndodhet një ndërtesë shumë e bukur dy-katëshe me 3 dyer, e quajtur Balakhana.[2] Vlen të vihen në dukje veçanërisht katër frontonët e dalë aksialë të saj me torreta zbukuruese kufizuese. Një mjet që duhet të jetë huazaur nga portikët e llojit me katër ivanë të stilit pers në xhamitë standarde të mogule të Indisë Veriore si Fathpuri, Agra dhe Delhi.[4]

Muri perëndimor bujt tre mihrabë në brendësi, ku qëndrori është gjysmë-tetëkëndor, ndërsa anësorët janë drejtkëndorë. Hyrja dhe mihrabi qëndror janë më të mëdhenj se ata anësorë. Parapetet dhe kornizat janë horizontale sipas stilit të zakonshëm mogul.

Të tërë mihrabët janë të zbukuruar me relieve terrakote. Ata janë harkorë me kuspe në konturet e jashtme. Shtyllëzat që mbajnë harqet e mihrabëve, tregojnë një seri fashash dekorative, të kryesuara nga një frizë me petale. Cepat e këtyre harqeve, megjithëse tani të thjeshtë, fillimisht duhet të qenë zbukuruar me pllaka terrakote. Sipar kornizës drejtkëndore të mihrabit qëndror ndodhet një rresht kamaresh harkore të mbushura me një larmi pemësh të vogla me lule.[4]

  1. ^ a b "এগারসিন্দুর দুর্গ ও শাহ মাহমুদ মসজিদ". Kaler Kantho (në bengalisht). 30 mars 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c "এগারসিন্দুর শাহ মাহমুদ মসজিদ স্থাপত্য শিল্পের অনন্য নিদর্শন". jaijaidinbd.com (në bengalisht). 10 janar 2012.
  3. ^ "এক নজরে পাকুন্দিয়ার দর্শণীয় স্থান গুলো". kishorgonj.com (në bengalisht). 20 korrik 2011.
  4. ^ a b c "Shah Mahmud Masjid". Offroad Bangladesh (në anglisht).