Legacy Tower, Dhaka
| Legacy Tower | |
|---|---|
| Record height | |
| Tallest in Bangladesh since 2029[I] | |
| Preceded by | City Center, Dhaka |
| General information | |
| Topped-out | 2028 |
| Height | |
| Tip | 468 m (1,535 ft)[1] |
| Technical details | |
| Floor count | 111 |
| Design and construction | |
| Developer | Power-Pac Holdings Limited |
Legacy Tower është një qiellgërvishtës supër i lartë nën ndërtim në Dhaka të Bangladeshit. Rrokaqielli është pjesë e “Bangabandhu Tri-Tower”: bashkë me Liberation Tower 71-kate dhe Language Tower 52-kate, pjesa qëndrore e projektit zhvillimor të Central Business District (Purbachal New Toën) prej 12 miliarë US$ në Purbaçal.[2] Kulla 111-katëshe do të jetë 468 m (1,535 ft) e lartë.
Ndërtimi i tre kullave zyrtarisht filloi më 10 shtator 2020. Dizajni, i krijuar nga “Heerim Architects and Planners” i Koresë së Jugut përfshin shumë veçori unike strukturore dhe estetike si xhami diellor dhe sistemi i menaxhimit automatik i mbetjeve. Si pasojë, një pjesë e madhe e kërkesës për energji të kullave do të përmbushet me energji të rinovueshme. Konsultimi strukturor i projektit është duke u mundësuar nga "Archetype Group" i Francës.[3] Kullat po ndërtohen nga "PowerPac Holdings Limited", një konsorcium i përbashkët i "Kajima Corporation" dhe "Sikder Group".[4][5][6][7]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koncepti për një rrokaqiell super të lartë u konceptua së pari nga industrialisti bangladesho-amerikan Kali Prodip Chaudhuri. Pas vizitave të shumëfishta në Bangladesh nga delegacione të “KPC Group”, Purbaçali u zgjodh si vendndodhja për qiellgërvishtësin. Pak para aprovimit zyrtar nga Raxhdhani Unajan Kartripakha (RAJUK), projekti u arkivua për shkak të diskutimeve mbi truallin dhe diskutime të tjera financiare. Pas vërejtjes nga Civil Aviation Authority, Bangladesh (CAAB) mbi lartësinë e qiellgërvishtësit më të lartë, dizajni u rishikua dhe një dizajn i ri i projektit u propozua në vitin 2019, nën partneritetin publik-privat mes Qeverisë së Bangladeshit dhe “Powerpac Holdings Limited”. Kompania bleu 46.1 hektarë truall të Purbachal New Town në sektorin 19 në fundin e vitit 2019. Në vitin 2020, The Daily Star ka raportuar se “Powerpac Holdings Limited” siguroi 600 miliarë taka ৳ (7.7 miliardë dollarë $) nga investitorë të huajfrom dhe në proces për marrjen e 360 miliardë taka ৳ (4.3 miliardë dollarë $) të tjera investime. Zhvilluesi shpalle se në vend të qiellgërvishtësit super të lartë fillimisht 142-katësh, ata do të ndërtonin “Legacy Tower” 111-kate, “Liberation Tower” 71-kate dhe “Language Tower” 51-kate. Tre kullat do të rrethohen nga 38 rrokaqiej të tjerë, që do të ndërtohen gjatë fazës së dytë të projektit të Purbachal New Town (Central Business District).
Teknologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa do të jetë e aftë të gjeneroi elektricitet nëpërmjet energjisë diellore dhe shndërrimit të mbetjeve në energji. Kulla gjithashtu do të përfshijë ballkonin e qiellit për turistët (Purbachal Eye), një observator (Dhaka Sky), dhe një dizajn amoritizimi të ngjashëm me Taipei 101 (Dhaka Moon).
Kullat rrethuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti “Bangabandhu Tri-Tower” është pjesa qëndrore e projektit zhvillimor “Purbachal Central Business District”. Bashkë me “Legacy Tower”, projekti “Bangabandhu Tri-Tower” do të përfshijë dy kulla të tjera:
- Liberation Tower: “Liberation Tower” është një kullë komerciale 71-katëshe me një lartësi prej 323 m (1,060 ft).
- Language Tower: “The Language Tower” është një kullë komerciale 52-katëshe me një lartësi prej 244 m (801 ft).
Purbachal CBD do të përfshijë 38 kulla të tjera të larta që variojnë nga 35 deri në 50 kate. Sipas projektit të skicuar, qyteza do të përfshijë:
- Purbachal Convention Centre: “Convention Centre” është një kullë komerciale 45-katëshe me një lartësi prej 220 m (720 ft).
- Purbachal Grade A Offices: “Office Toëers” është një kullë komerciale 45-katëshe një lartësi prej 225 m (738 ft).
- Purbachal Business Hotel: “Business Hotel” është kullë 42-katëshe me një lartësi prej të paktën 205 m (673 ft).
- Purbachal Residential Zone: Dhjetë kulla rezidenciale 42-katëshe me lartësi prej 170 m (560 ft).
- Purbachal Infra Zone: Dhjetë kulla komerciale 42-katëshe me lartësi prej 147 m (482 ft).
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Legacy Tower - The Skyscraper Center". skyscrapercenter.com (në anglisht). Marrë më 5 shtator 2020.
- ↑ "PowerPac, RAJUK to build Iconic Tower in Dhaka | The Asian Age Online, Bangladesh". The Asian Age (në anglisht). Marrë më 3 tetor 2019.
- ↑ "Archetype Group collaborates with Sikder Group in Bangladesh". www.archetype-group.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2022. Marrë më 24 tetor 2024.
- ↑ "PowerPac makes payment to Rajuk for 'Iconic Tower' land in Purbachal". unb.com.bd (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2019. Marrë më 3 tetor 2019.
- ↑ "Tender for Purbachal Sector 19 Construction" (PDF) (në anglisht). rajuk. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2018. Marrë më 3 tetor 2019.
- ↑ "State Minister Sharif visits Bangabandhu Tri-Tower project". bangladeshpost.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2023. Marrë më 13 mars 2020.
- ↑ "Sharif visits Bangabandhu Tri-Tower Project site at Purbachal". The Independent BD (në anglisht).