Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman Novo Theatre
বঙ্গবন্ধু শেখ মুজিবুর রহমান নভোথিয়েটার | |
Emri i dikurshëm | Bhashani Novo Theatre |
---|---|
Themeluar | 5 shtator 2004 |
Vendndodhja | Shëtitorja Bixhoj Sharani, Texhgaon, Dhaka, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°45′49″N 90°23′14″E / 23.763606°N 90.387324°E |
Lloji | Planetarium |
Arkitekt | Ali Imam |
Faqja zyrtare | novotheatre |
Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman Novo Theatre është një planetarium në shëtitoren Bixhoj Sharani të zonës së Texhgaonit në Dhaka të Bangladeshit.[1][2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman Novo Theatre u hap për publikun më 25 shtator 2004.[3] Fillimisht u emërtua "Bhashani Novo Theatre". U bë autonom nga projekti i vitit 2010.[4] Qendra e hapsirës u kontraktua nga Ministria e Shkencave dhe Teknologjisë së Komunikimit të Qeverisë së Bangladeshit.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I ndërtuar në një terren prej 5.46 acres (2.21 ha), hapsirat e tij varjojnë në përmasa nga kupola e tij prej 21 m (69 ft), 275 veta të ulur; deri në tre metra me kupolat e lëvizshme me ajër ku njerëzit ulen në dysheme.
Dizajni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Planetariumi u projektua nga arkitekti Ali Imam. Kupola e planetariumit imiton Tokën dhe qiellin e saj blu. Ky teatër në formë kupole u ndërtua me pajisjet më të fundit, duke u mundësuar vizitorëve të ngjiten në hapsirë ashtu dhe të përjetojnë një udhëtim ndërplanetar në një mjedis tre përmasor. Tavani i lakuar përfaqëson qiellin dhe paraqet imazhe lëvizëse të planeteve dhe yjeve nëpërmjet projeksionit në një kupolë të madhe ekran në një kënd prej 120 gradësh.
Veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky planetarium paraqet tre lloje paraqitjesh. Udhëtimi në Pafundësi paraqet një shfaqje qiellore të yjeve, planeteve dhe trupave të tjerë qiellor në realitetin virtual. Ai Amader Bangladesh paraqet Leksionin e 7 Marsit të Bangabandhu Sheik Mujibur Rahmanit, ndërsa The Grand Canyon përshkruan vendbanimin e Amerikës veriore të klanit, Garikhad, që ekzistonte në Kanionin e Madh katër mijë vjet më parë.
Vizitorët duhet të mos shikojnë kupolën për të parë shfaqjen. Ata duhet të ndiejnë se po shikojnë drejtpërdrejtë hapsirën, me çdo gjë përreth tyre, të paraqitur nga 150 projektorë. Planetariumi shtoi një kapsulë të re simuluese dhe dysheme smart si dhe video 3D.[5] Në vitin 2013 planetariumi shtoi një Qendër Informacioni Bërthamor Industrial.[6]
Pamje të planetariumit
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhatija Sangsad Bhabani
- City Center, Dhaka
- Legacy Tower, Dhaka
- Xhamia Bait Ur Rauf
- Arkitektura e Dhakës
- Arkada Nimtali
- Ahsan Manzili
- Pallati i kopshtit të trëndafilave në Dhaka
- Bangabhabani
- Northbrook Hall
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Science festival begins in Dhaka today". The Daily Star (në anglisht). 25 shtator 2017. Marrë më 27 shtator 2017.
- ^ "Annisul Huq pledges 'Clean Dhaka, Green Dhaka' within four years". The Daily Star (në anglisht). 18 tetor 2015. Marrë më 27 shtator 2017.
- ^ "A day in the night sky". The Daily Star (në anglisht). 26 nëntor 2013. Marrë më 27 shtator 2017.
- ^ "JS passes Novo Theatre Bill, High-Tech Park Authority Bill". The Daily Star (në anglisht). 2 mars 2010. Marrë më 27 shtator 2017.
- ^ "Novo theatre gets two 3D films". The Daily Star (në anglisht). 7 nëntor 2012. Marrë më 27 shtator 2017.
- ^ "Nuclear Industry Information Centre opened in city". Dhaka Tribune (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2017. Marrë më 27 shtator 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman Novo Theatre.