Përmendorja greke në Dhaka
Koordinatat | 23°43′55″N 90°23′47″E / 23.731830°N 90.396278°E |
---|---|
Vendndodhja | Qendra Pedagog-Student e Universitetit të Dhakës, Dhaka, Bangladeshi |
Data e përfundimit | 1900 |
Data e dedikimit | Bashkësisë greke në Dhaka |
Grekët ishin të fundit mes evropianëve që shkuan në Bangladesh. Ata mbërritën në Bangladesh rreth shekullit të XVIII. Ata ndërtuan një përmendore në Dhaka, në kujtim të tregtarëve grekë që vdiqën në Dhaka.
Përmendorja greke ajo është një strukturë e vogël e verdhë me një paraqitje si tempull i lashtë grek, që u ndërtua rreth vitit 1900 në terrenin e zotëruar nga bashkësia greke, e cila lulëzoi në shekullin e XIX në Dhaka. Ajo ndodhet brenda Qendrës Pedagog-Student të Universitetit të Dhakës, duke qëndruar në Shëtitoren kryesore Shahbagh, përballë Pistës së Garave Ramna. Në anën e saj jugore ndodhet Qendra Kërkimore Atomike, ndërsa në veriun e saj është një qendër studentore. Ajo konsiderohet si struktura e vetme e tillë jashtë Greqisë.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Katedralen Katolike të Kalkutës, në tabelat e memorialit latin shënohet prania e dy tregtarëve grekë, të cilët vdiqën në Kalkuta në vitin 1713 dhe 1726. Ata konsiderohen si tregtarët më të hershëm grekë që u vendosën në Nënkontinentin Indian. Disa grekë mbërritën në nënkontinent nëpërmjet tokës përmes Persisë dhe Afganistanit, ndërsa të tjerë mbërritën nga Deti i Kuq dhe Oqeani Indian. Grekët u vendosën kryesisht në Kalkuta dhe në Dhaka. Midis viteve 1770 dhe 1800, afërsisht dyqind grekë ndodheshin në Dhaka dhe Narajanganxh. Në vitin 1780, u ndërtua kisha e parë ortodokse greke në Kalkuta, që tregon se aty ishte një bashkësi e madhe dhe mjaftueshë e begatë për ta mbajtur atë.[2][3]
Shumica e grekëve në Dhaka ishin tregtarë që zakonisht tregtonin jute dhe kripë. Dikur rreth mesit të shekullit të XIX sipërmarrja e tyre ra. Në çerekun e fundit të shekullit të XIX, në Ramna të Dhakës u ndërtua një përmendore në kujtim të tregtarëve të hershëm grekë nga firma greke me bazë në Londër "Ralli Brothers". Shumë historianë besojnë se ajo u ndërtua në vitin 1815 me nismën e priftit J. M. MacDonald i Kishës së Shën Thomait. Mes të huajve, grekët ishin të fundit që vendosën një bashkësi në Dhaka. Në mesin e shekullit të XIX aktiviteti tregtar grek ra shumë për shkak të konkurencës së firmave evropiane, për tu ndërprerë plotësisht pas Luftës së Dytë Botërore.[4][1]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumenti ka formë katrore, që, me zgavrat e tij të zgjatura, një në secilën anë, krijojnë një planimetri kryqi. Kamarja formohet nga dy kolona me hulli të Rendit dorik, mbi të cilat qëndron entablatura dhe një pediment trekëndor. Në krye të faqes lindore ndodhet mbishkrimi "MAKARIOI OYS EPHELEPHOY KAI PROSELABOY". Një hyrje nga lindja çon brenda përmendores.
Në muret e brenshëm janë vendosur nëntë mbishkrime të gdhendura në gurë të zinjë, dhe një tjetër qëndron gurin e dyshemesë është e Sultana Alexander, që vdiq më 6 shkurt 1800. Një gurë bart emrat e tre vëllezërve Elias. Joan Demetrios Elias (vdekur në 1836), një nga vëllezërit, i vrarë nga një tigër, ndërsa po gjuante në Mirpur, 25 mi (40 km) nga çfarë është tani Kampusi i Universitetit të Dhakës. Vasil Demetrios, sekretari grek në Kishën e Shën Thomait, u varros gjithashtu aty. Përveç se ishte sekretar i kishës, ai ishte edhe një mjeshtër shkrimi dhe mësues në Kolegjin e Dhakës për 10 vjet, deri sa vdiq, në vitin 1860.
Mbishkrimet e varreve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dia nga mbishkrimet janë listuar më poshtë:
Mbishkrimi i vjetër grek mbi frizën ballore shkruan:
"Të bekuar janë ata që ti (Zot) ke zgjedhur dhe ke marrë me vete".
Nëntë gure varresh kanë mbishkrime në greqisht, anglisht, ose ndonjëherë në të dyja.[5] Në drejtim të kundërt me akrepat e orës, mbishkrimet e varreve shkruajnë:
Guri i varrit 1 (mbishkrim greqisht dhe anglisht):
Këtu qëndron Sultana, gruaja e Aleksandër (djali i) Qinakos Filipu Politu: 1800; 25 janar [sipas kalendarit julian] pagoi borxhin e zakonshëm në Dacca.
Nën këtë gurë janë vendosur mbetjet vdekatare të znj. Sultana Aleksandër, që u largua nga jeta të martën më 6 shkurt 1800: në moshën 34 vjeçe.
Guri i varrit 2 (greqisht):
Këtu qëndron Theodosia, guraja e Theodor [djali i] Jorgo Filipu Politu, 1805, 10 prill, pagoi borxhin e zakonshëm në Dacca, qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.
Guri i varrit 3 (anglisht):
Në përkujtim të: znj. Madalene dhe Sophia Jordan, gjithashtu në atë të burrit të tyre, z. Joseph Jordan i Çezareas: tregtar i Narajanganxhit. Ky i fundit i larguar nga kjo jetë më 10 shkurt 1819; rreth moshës 60 vjeçare. Ky monument është krijuar si një tribut afeksioni për kujtimin e tyre nga fëmijët e tyre jetimë, të prekur.
Guri i varrit 4 (poem angleze në gjuhën urdu me shkronja latine):
"Në kujtim të Nikolas Demetrios Elias, djali i madh i Demetrios Elias. Vdekur më 5 mars 1843: në moshën 46 vjeçare, vargje të dëshiruara të zonjave:
- Dunia ke jo meza hain (çdo gëzime në botë)
- Haryiz kam na honge (mos qofshin pak)
- Charcha ahe rahega (diskutimi do të ndodh këtu)
- Afsos hai ham na honge (fatkeqësisht unë nuk do të ekzistoi)
Informacioni u mblodh nga transkriptimi i bërë nga Dr. Helen Abadzi, një anëtare greke e stafit të Bankës Botërore.[6]
Gjendja e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa u rinovua në vitin 1997 me shpenzimet e Qeverisë Greke nëpërmjet nismës së ambasadorit Konstantinos Ailianos dhe bashkëpunimi aktiv të ish zëvendës-kancelarit të Universitetit të Dhakës, A. K. Azad Çoudhuri. Por që atëherë është lënë pas dore.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Curzon Hall
- Ahsan Manzili
- Northbrook Hall
- Pallati Ishrat Manzil
- Ruplal House
- Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës
- Chummery House
- Nagar Bhabani
- Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
- RAJUK Bhabani
- Historia e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Muntasir Mamun (1993). Dhaka Smriti Bismritir Nagari (në bengalisht). Ananya Publishing. ISBN 984-412-104-3. Marrë më 25 korrik 2018.
- ^ Dimitrios Vassiliadis (31 dhjetor 2005). "Three Centuries of Hellenic Presence in Bengal" (në anglisht). ELINEPA.
- ^ Helen Abadzi (27 qershor 1996). Glimpses of the Greek Community from the Dhaka University Gravestones (në anglisht). Banka Botërore. fq. 2.
- ^ Paul Byron Norris (2012). "The Greeks". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Helen Abadzi (27 qershor 1996). Glimpses of the Greek Community from the Dhaka University Gravestones (në anglisht). World Bank. fq. 7.
- ^ Helen Abadzi (27 qershor 1996). Glimpses of the Greek Community from the Dhaka University Gravestones (në anglisht). World Bank.
bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Përmendorja greke në Dhaka. |
- Helen Abadzi (27 qershor 1996). Glimpses of the Greek Community from the Dhaka University Gravestones (në anglisht). World Bank.
- Timotheos Catsiyannis (1986). Pardias Stephen Rallis, 1793-1865: The Founder of the Greek Community in London (në anglisht). London.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Muntasir Mamun (1993). Dhaka: Smriti Bismritir Nagari (në bengalisht) (bot. i 3-të). Dhaka: Ananya Publishing. ISBN 984-412-104-3.
- Paul Byron Norris (2012). "The Greeks". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Paul Byron Norris (1992). Ulysses in the Raj (në anglisht). London: British Association for Cemeteries in South Asia. isbn-10 090779946-9, isbn-13 978-090779946-7.
- Ansuya Behl; Anthony D. Mango, red. (1998). Adventure Account: The Story of Rallis in India (në anglisht). Rallis India Limited.