Kisha Katedrale e Shën Thomait në Dhaka
| Kisha Katrdrale e Shën Thomait | |
|---|---|
Kisha e Shën Thomasit në 1904 nga Fritz Kapp | |
![]() | |
| General information | |
| Classification | Katedrale |
| Named for | Apostulli Shën Thoma |
| Groundbreaking | 1819 |
| Affiliation | arkidioqeza e Dhakës, Kisha Anglikane e Bangladeshit |
Kisha Katedrale e Shën Thomait është një katedrale që i përket Dioqezës së Dhakës së Kishës së Bangladeshit, që është një Kishë e Bashkuar Protestante që u formua si rezultat i bashkimit mes Kishave Anglikane dhe Presbiteriane në rajon.[1] Shërben si selia e dioqezës. Territori i kishës ishte një sipërfaqe me gjelbërim të harlisur me Parkun e famshëm Bahadur Shah në një largësi të vogël në jug. Rruga aksiale veri-jug Navabpur / Johnson, rruga më e rëndësishme tregtare që lidh pjesën e vjetër të qytetit me të renë, është në perëndim dhe e ndanë zonën nga gjykata, banka, zyra e bashkisë dhe ndërtesa e Universitetit Xhaganath përgjatë saj. Në fakt kisha me pamje nga gjelbërimi ishte një pikë e rëndësishme e qendrës së qytetit në shekullin e XIX.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndërtimi i kishës, të vendosur në anën lindore të Rrugës Johnson, filloi në vitin 1819 dhe përfundoi në vitin 1821. Ajo u përurua më 10 korrik 1824 nga peshkopi i Kalkutës, Reginald Heber, ndërsa po vizitonte Dhakën.[2] Ajo ka shërbyer si katedrale që nga viti 1951. Thuhet se për ndërtimin e kësaj kishe kanë punuar edhe të dënuarit e Burgut të Dhakës.
Në fillim të viteve 1970 u bashkuan luteranët, anglikanët, presbiterianët, kongregacionalistët e Bengalit Lindor, ashtu si dhe grupe të ndryshme metodistësh dhe baptistësh për të formuar Kishën e Pakistanit. Pasi Bangladeshi fitoi pavarësinë e tij nga Pakistani në vitin 1971, Dioqeza e Dhakës doli nga Kisha e Pakistanit si Kisha e pavarur e Bangladeshit.[3]

Kisha drejtohet nga shumë i nderuari Paul S. Sarkar që në janar 2003 u bë peshkopi i tretë i Kishës së Bangladeshit. 71 famullitë ndahen në dy dioqeza. Kisha ka afërsisht 15,600 anëtarë (2005). Kryepeshkop i saj është shumë i nderuari Samuel Sunil Mankhin, dekan është shumë i nderuari Simson Mazumder, ndërsa prift është shumë i nderuari Emmanuel Mollick. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit Botëror të Kishave që nga viti 1975 dhe funksionon si pjesë e bashkësisë më të madhe botërore anglikane.
Veçoritë arkitekturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tërheqja e kësaj ndërtese, të ndërtuar sipas stilit të kishave lindore, me një kullë katrore sahati me dritare harkore në muret e saj. Kulla katrore e sahatit ngrihet në dy seksione,[4] ku kreu i saj është një torre. Çatia përdor trarë druri me kunja hekuri. Çatitë e verandave në të dy krahët janë vendosur mbi korhikath të pjerrët.[2] Punimet me shije prej guri dhe tullash të kësaj ndërtese me suva të bardhë janë akoma të pa njolla siç kanë qenë prej afërsisht dy shekujsh. Një kalim i vogël i mbuluar të çon në hyrjen e kishës të mbajtur nga katër kolona që kanë dizajn perpendikular gotik në krye të hyrjes.

Skaji perëndimor i navatës dominohet nga dy kolona me hulli që nuk janë peshë-mbajtëse. Dyshemeja është shtruar me pllaka. Mbrapa navatës drejtkëndore ndodhen dy kolona, që të çojnë për te pulpiti nëpërmjet një harku. Pulpiti është drejtkëndor dhe ka një kryq tunxhi në murin e mbrapëm. Altari, në skajin lindor të navatës,[2] është ndërtuar prej druri dhe ka edhe një kryq tunxhi në krye të tij. Për kongregacionin ka karrike elegante lakore. Një vaskë guri në pjesën e mbrapme të navatës shërben si pagëzimore. Muret e kishës janë zbukuruar me pllakata guri që përkujtojnë disa anëtarë të kishës. Madje më e trasha e orendive prej druri tiku, altari dhe baulja e ablucionit (për pagëzim) në mermer janë akoma të panjolla dhe në gjendje të mirë pune. Megjithatë, kolonadat e hapura përreth dy anëve të navatës (salla qendrore aksiale) janë rinovuar më vonë.
Në vitin 2005 autoritetet e kishës ndërmorën një rinovim masiv të ndërtesës. Arkeologu Sufi Mostafizur Rahman shkruan se "megjithëse kisha është e vogël në përmasa, ajo është një nga më tërheqëset në Bangladesh".[2]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kenneth R. Ross 2019, f. 28
- 1 2 3 4 Sufi Mostafizur Rahman, Kamrun Nesa Khandakar & Shohrab Uddin Showrov 2007, f. 348
- ↑ J. Gordon Melton & Martin Baumann 2010, fq. 280
- ↑ Enamul Haque 2009, f. 368
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Enamul Haque (2009). Dhaka alias Jahangirnagar: 400 years (në anglisht). Dhaka: International Centre for Study of Bengal Art. ISBN 978-984-33-0343-1.
- J. Gordon Melton; Martin Baumann, red. (2010). "Bangladesh". Religions of the World: A Comprehensive Encyclopedia of Beliefs and Practices (në anglisht) (bot. i 2-të). Bloomsbury Academic. fq. 280. ISBN 978-1-59884-203-6.
- Sufi Mostafizur Rahman; Kamrun Nesa Khandakar; Shohrab Uddin Showrov (2007). "Architecture". përmbledhur nga Sufi Mostafizur Rahman (red.). Archaeological Heritage. Cultural Survey of Bangladesh Series (në anglisht). Vëll. 1. Asiatic Society of Bangladesh. fq. 348. ISBN 984300000965. OCLC 298612813.
{{cite book}}: Shiko vlerën e|isbn=: gjatësia (Ndihmë!) - Kenneth R. Ross (14 mars 2019). Christianity in South and Central Asia (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-1-4744-3984-8.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Kisha Katedrale e Shën Thomait në Dhaka.- http://members.virtualtourist.com/m/p/m/16e338/?pageNum=9
- https://web.archive.org/web/20121112233908/http://wikimapia.org/2092396/St-Thomas-Church
- http://www.nileguide.com/destination/dhaka-bangladesh/things-to-do/anglican-church/1588174 Arkivuar 14 dhjetor 2024 tek Wayback Machine
