Shko te përmbajtja

Kisha Armene në Dhaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha Armene në Dhaka
Kisha Armene në Dhaka
Map
General information
ManagementArmen Arslanian
AffiliationKisha armene
Technical details
Floor count2

Kisha Armene, e njohur edhe si Kisha Apostolike Armene e Ringjalljes së Shenjtë (armenisht: Դաքքայի Սուրբ Յարութիւն Եկեղեցի),[1] është një monument i rëndësishëm i vendosur në zonën Armanitola të Dhakës së vjetër, në Bangladesh. Kisha është dëshmi e ekzistencës së një bashkësie të rëndësishme armene në rajon në shekujt e XVII dhe të XVIII.[2]

Kisha Armene në Dhaka

Në vijim të dominimit pers të Armenisë nga Safavidët e asaj kohe, armenët u dërguan nga sunduesit e tyre të rinj në rajonin e Bengalit për arësye ekonomike dhe politike. Megjithëse prania armene në Azinë Jugore tani është e parëndësishme, prania e tyre në Dhaka daton që nga shekulli i XVII.[3] Armenët mbërritën në Dhaka për tregti, duke tregtuar jute dhe lëkurë. Përfitimet në këto sipërmarrje bindën disa prej tyre të vendoseshin në mënyrë permanente në Bengal.[4] Zona ku ata banuan u bë e njohur si Armanitola.[5]

Hyrja harkore e kompleksit të kishës

Në vitin 1781 u ndërtua kisha tashmë e famshme armene në Rrugën Armene në Armanitola, atëherë një zonë e lulëzuar biznesi. Para se të ndërtohej kisha, vendi kishte qenë një varrezë armene, ku gurët e varrit që kanë mbijetuar shërbejnë si një kronikë e jetës armene në zonë.[4] Agaminus Katçik, një armen, dhuroi tokën për ndërtimin e kishës. Në ndërtimin e kishës ndihmuan Mikel Cerkes, Okotavata Setur Sevorg, Aga Amnius dhe Merkers Poges.

Veranda e kishës

Në pesëdhjetë vjetët në vazhdim të ndërtimit të kishës, në anën perëndimore të saj u ndërtua një kullë sahati. Sipas dëshmive, sahati mund të dëgjohej katër milje larg dhe njerëzit i sinkronizonin orat e tyre me tingullin e kambanës. Sahati pushoi së punuari në vitin 1880, ndërsa në vitin 1897, një tërmet e shkatërroi kullën.[3] Armenët luajtën një pjesë të rëndësishme një tregtinë e jutes në Dhaka dhe konsideroheshin si pionerët e asaj tregtie në shekullin e XIX. Armeni i fundit që u kujdes për kishën ishte Mikel Housep Martirosian (Mikel Josef Martin).[6] Ai ishte edhe një nga armenët e angazhuar në tregtinë e jutes. Duhet përmendur se në vitet 1980, kur kisha ishte më e brishtë dhe pranë zaptimit, z. Martin ndihmoi në mirëmbajtjen dhe mbijetesën e Kishës Armene në Dhaka. Pa sakrificat personale dhe përkushtimin e tij të plotë ndaj kishës, monumenti dhe historia e armenëve në Dhaka, nuk do të kishin mbijetuar. Z. Martin vdiq në Kanada më 10 prill 2020.[7]

Kisha Armene, 2008

Kisha është 228.6 m (750 ft) e gjatë, me dy kate. Ajo ka katër dyer, 27 dritare, të cilat janë të gjitha harkore. Planimetria e ndërtesës ka një seksion kryesor, ku zhvillohen të gjitha ceremonitë e lutjes dhe dy krahë drejtkëndorë në secilën anë. Kati kryesor është i ndarë në tre pjesë: një pulpit i rrethuar me balustrada, një seksion i mesëm me dy dyer dhe një zonë e veçuar nga një gardh druri për tu ulur. Hyrja në kishë bëhet nëpërmjet këtyre dy krahëve drejtkëndorë, që janë edhe hapsira verande. Në katin e dytë të kishës ndodhen një palë shkallë spirale. Për skajin drejtkëndor në seksionin kryesor ndodhen tre dyer në katin përdhes dhe në katin e parë, që shndërrohet në një ballkon me balustrada. Krahët drejtkëndorë të kishës shndërrohen në hapsira tarrace në katin e parë. Përveç këtyre kishte edhe një kullë sahati të ndërtuar nga Johans Paru Pijet Sarkis. Kulla e sahatit u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1897. Kisha ka një kullë katrore me një "shonkhonil" (kullë e veçantë e përdorur në Indi për të treguar respekt) në krye të saj. Navata e kishës është 4.27 m (14.0 ft) e gjerë. Në kishë ka disa piktura të bukura të artistit Charles Port. Mbrapa pulpitit ndodhet një dhomë e përdorur si pagëzimore, me një vaskë pagëzimi prej mermeri 0.91 m (3.0 ft) të thellë.

Përdorimi modern

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Navata kryesore

Në vitin 1996 gjatë vizitës në Dhaka në kompleksin e kishës qëndroi Nënë Tereza.[8]

Në varrezën e vjetër, mes 350 vetave të varrosur aty, në varrin e Katçik Avatik Thomas, qëndron një shtatore që paraqet gruan e tij. Shtatorja u ble nga Kalkuta dhe në varr është gdhendur shkrimi "Më i miri i burrave".[1]

Shtatore e varrezës së kishës

Ka qenë subjek i dokumentarëve të BBC-së dhe AFP-së përpara se të shpallej një monument historik nga Qeveria e Bangladeshit dhe të vendosej nën mbikëqyrjen e Departamentit të Arkeologjisë të Ministrisë së Çështjeve Kulturore të Bangladeshit, që ka marrë masa për restaurimin dhe ruajtjen e saj. Qeveria e Armenisë ka treguar interes për të bashkëpunuar në përpjekjen e Qeverisë së Bangladeshit. Tani, gjatë ditës, kisha është e hapur për vizitorët.[9]

Janë gjashtë anëtarë të stafit që kujdesen për kishën. Armen Arslanian është kujdestari, që drejton një skuadër të vogël.[10][11] Në Dhaka nuk ka më bashkësi armene, por kisha ofrohet për tu përdorur rregullisht për shërbime Kishës së Bangladeshit. Ndonjëherë zhvillohen rite armene nga priftërinjtë armenë vizitorë.

Një prift armen rezident u caktua për të shkuar aty nga Armenia në vitin 2023. Prifti do të banoi në kishën në Dhaka për shumicën e muajit, por gjithashtu do të jetë i disponueshëm edhe për nevojat e bashkësive armene në Singapor dhe Mjanmar.[2]

Çdo të enjte, kjo kishë pret qindra vizitorë, që janë kryesisht vendas. Gjatë asaj dite, ajo ofron ushqim për njerëzit në nevojë, që quhet "Programi i Ndihmës Ushqimore të Mikel Martinit". Foshnjet marrin qumësht, ndërsa të tjerët vaktin e plotë. Kisha ka një libër vizitorësh, ku mysafirët mund të nënshkruajnë.[2]

  1. 1 2 Tasnim Tajeb Kabir (23 dhjetor 2011). "The Armenian Church: Legacy of a Bygone Era". The Independent (Bangladesh) (në anglisht). Dhaka. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2013. Marrë më 27 mars 2012.
  2. 1 2 3 Matthew Karanian (13 mars 2023). "Discovering an Armenian Church in Bangladesh". The Armenian Weekly (në anglishte amerikane). Marrë më 25 tetor 2023.
  3. 1 2 Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
  4. 1 2 Alastair Lawson (10 janar 2003). "The mission of Dhaka's last Armenian" (në anglisht). BBC. Marrë më 3 maj 2012.
  5. "Must see attractions in Dhaka". lonelyplanet.com (në anglisht).
  6. "The mission of Dhaka's last Armenian" (në anglisht). 10 janar 2003.
  7. "Armenian Church Bangladesh". Armenian Church Bangladesh (në anglisht).
  8. Iftekhar Ahmed (2012). "Case Studies of Informal Heritage Mangemnt in Old Dhaka". A Study of Architectural Heritage Management by the Informal Community Bodies in Traditional Neighborhoods of Old Dhaka (PhD) (në anglisht). National University of Singapore. fq. 319. Marrë më 6 qershor 2015. Gjatë vizitës së saj në Dhaka në vitin 1996, Nënë Teresa qëndroi gjithashtu në kompleksin e kishës
  9. "Govt to preserve historic religious places: Minister". The Independent (në anglisht). Dhaka. Marrë më 7 shkurt 2016.
  10. "Meet The Team". Armenian Church Bangladesh (në anglisht).
  11. Nana Shakhnazaryan (gusht 2019). "Brethren of Bangladesh". AGBU Magazine (në anglisht).
  • Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
  • Iftekhar Ahmed (2012). "Case Studies of Informal Heritage Mangemnt in Old Dhaka". A Study of Architectural Heritage Management by the Informal Community Bodies in Traditional Neighborhoods of Old Dhaka (PhD) (në anglisht). National University of Singapore. Marrë më 6 qershor 2015.
  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Uebsajti i Kishës Armene në Bangladesh