India Franceze
India Franceze, formalisht frëngjisht: Établissements français dans l'Inde[a]
Stema e Kompanisë me moton Latin: Florebo quocumque ferar, që do të thotë "Dëshirojë të lulëzojë kudo që të shkojë" | Flamuri i Kompanisë Franceze të Indisë Lindore |
India Franceze në kulmin e saj, 1741–1754 | |
Themeluesi | Jean-Baptiste Colbert |
---|---|
Selia | Lorient |
Periudha/koha | Ngjarja |
1 shtator 1664 | Themelimi i Kompanisë |
1769 | Shkrirë dhe përvetësuar nga Kurora Franceze |
1785 | Riformuar |
1794 | Falimentuar |
(Ngulimet Franceze në Indi), ishte një koloni franceze që përfshinte pesë enklava të ndara gjeografikisht në Nënkontinentin Indian që fillimisht kishin qenë empore të Kompanisë Franceze të Indisë Lindore. Ata u përfshinë de fakto Republikën e Indisë në vitin 1950 dhe 1954. Enklavat ishin Pondiçéri, Karikali, Janami në Bregdetin e Koromandelit, Mahé në Bregdetin e Malabarit dhe Çandernagori në Bengal. Francezët zotëruan gjithashtu mjaft loges (stacione të vogla ndihmëse tregtimi) brenda qyteteve të tjera, por pas vitit 1816, britanikët i refuzuan të gjitha pretendimet franceze për ato që nuk ishin ripushtuar.
Nga viti 1950, sipërfaqja e përgjithshme arrinte në 510 km2 (200 sq mi), prej të cilave 293 km2 (113 sq mi) i përkisnin territorit të Pondiçérit. Në vitin 1936, popullsia e përgjithshme e kolonisë arrinte në 298,851 banorë, nga të cilët 63% (187,870 banorë) jetonin në territorin e Pondiçérit.[1]
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Franca ishte fuqia e fundit e madhe detare europiane e shekullit të XVII që hyri në tregtinë e Indisë Lindore. Gjashtë dekada pas themelimit të Kompanisë Angleze dhe Holandeze të Indisë Lindore (përkatësisht në 1600 dhe 1602) dhe në një kohë kur të dyja kompanitë po shumëfishonin emporet (stacionet e tregtimit) në brigjet e Indisë, francezët nuk kishin akoma një kompani funksionale tregtare ose një vendosje të vetme permanente në Lindje.
Duke kërkuar të shpjegojnë hyrjen e vonë të Francës në tregtinë e Indisë Lindore, historianët përmendin rrethanat gjeopolitike si pozicioni i brendshmë kontinental i kryeqytetit francez, barrierat e shumta të brendshme doganore të Francës dhe perspektiva e tregtarëve të Francës për bregun atlantik, që kishin pak dëshirë për investime në shkallë të madhe të kërkuara për të zhvilluar një sipërmarrje funksionale tregtare me Inditë e largëta Lindore.[2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Udhëtimet fillestare detare për në Indi (shekulli i XVI)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipërmarrja e parë tregtare franceze për në Indi besohet se është zhvilluar në gjysmën e parë të shekullit të XVI, në mbretërimin e Fransuait I, kur dy anije u pajisën nga disa tregtarë të Rouenit për të tregtuar në detet lindore; ata u nisën nga Le Havre, por nuk u kthyen kurrë prapë. Në vitin 1604, u dekretuan letrat e patentës së një kompanie nga Henri IV, por projekti dështoi. Në vitin 1615 u nxorën prapë letrat e patentës franceze dhe dy anije shkuan në Indi, për tu kthyer vetëm njëra.[4]
Ngulimet Franceze në Indi frëngjisht: Établissements français dans l'Inde
| |||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1664–1954 | |||||||||||
Flamuri | |||||||||||
Gjendja | Koloni e Francës (1664–1946) Territor përtejdeti i Francës (1946–1954) | ||||||||||
Kryeqyteti | Pondiçéri | ||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Frëngjisht (de jure)[5] bengalisht gjuha malajalame gjuha tamile telugu | ||||||||||
Qeveria | |||||||||||
Lloji i qeverisjes | Administrim kolonial | ||||||||||
Guvernator | |||||||||||
• 1668–1673 | François Caron (i pari) [6] | ||||||||||
• 1954 | Georges Escaragueil[7] | ||||||||||
Kuvendi | Asambleja Përfaqësuese e Indisë Franceze | ||||||||||
Historia | |||||||||||
• Komisioneri i parë i Kompanisë Franceze të Indisë Lindore në Surat | 1664 | ||||||||||
• Transferimi de fakto te India | 1 nëntor 1954 | ||||||||||
Sipërfaqja | |||||||||||
1936 | 510 km2 (200 sq mi) | ||||||||||
Popullsia | |||||||||||
• 1936 | 298,861 | ||||||||||
Ekonomia | |||||||||||
Monedha | Rupia franceze indiane | ||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||
| |||||||||||
Sot pjesë e | India |
La Compagnie française des Indes orientales (Kompania Franceze e Indisë Lindore) u formuan nën patronazhin e Kardinalit Richelieu (1642) dhe u rindërtua nga Jean-Baptiste Colbert (1664) kur ai dërgoi një ekspeditë në Madagaskar.[8][9][4]
Empori i parë në (1668)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1667, Kompania Franceze e Indisë Lindore dërgoi një tjetër ekspeditë, nën komandën e François Caron (që u shoqërua nga një pers i quajtur Markara), që mbërriti në Surat në vitin 1668 dhe themeloi emporin e parë francez në Indi.[8][9]
Zgjerimi francez në Indi (1669-1672)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1669, Markara arriti të krijonte një tjetër empor francez në Masulipatam. Në vitin 1672, francezët pushtuan Fortesën Shën Tomas, por u larguan nga Holandezët pas një rrethimi të gjatë dhe të kushtueshëm. Çandernagoreja (Çandanagari i tanishëm) u themeluan në vitin 1692, me lejen e navabit Shaista Khan, guvernatori mogul i Bengalit. Në vitin 1673, francezët morën zonën e Pondiçerrit nga kiladari i Valikondapuramit nën sulltanin e Bixhapurit dhe kështu u vendosën themelet e Pondiçerrit. Nga viti 1720, francezët kishin humbur emporet e tyre në Surat, Masulipatam dhe Bantam ndaj Kompanisë Britanike të Indisë Lindore.
Themelimi i kolonisë në Pondiçerri (1673)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 shkurt 1673, Bellanger de l'Espinay, një zyrtar francez, u strehua në rezidencën daneze në Pondiçerri, duke filluar kështu administrimin francez të Pondiçerrit. Në vitin 1674, François Martin, guvernatori i parë, nisi projekte ambicioze për ta shndërruar Pondiçerrin nga një fshat i vogël peshkatar në një qytet-port të lulëzuar. Megjithatë, francezët e gjetën veten në konflikt të vazhdueshëm me holandezët dhe anglezët. Në vitin 1693, holandezët e pushtuan Pondiçerrin dhe i shtuan fortifikimet. Francezët e rimorën qytetin në vitin 1699 nëpërmjet Traktatit të Rijsëijk-ut, të nënshkruar më 20 shtator 1697.
Themelimi i kolonive në Janon (1723) dhe Karaikal (1739)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga mbërritja e tyre deri në vitin 1741, objektivat e francezëve, si ato të britanikëve, ishin thjeshtë komerciale. Gjatë kësaj periudhe, Kompania Franceze e Indisë Lindore fitoi paqësisht Janamin (rreth 840 kilometres (520 mi) në veri-lindje të Pondiçerrit në Andra Pradesh) në vitin 1723, Mahen në Bregdetin e Malabarit në 1725 dhe Karaikalin (rreth 150 kilometres or 93 miles në jug të Pondiçerrit) në 1739. Në fillim të shekullit të XVIII, qyteti i Pondiçerrit ishte i vendosur në një model rrjetor dhe u zhvillua në mënyrë të konsiderueshme. Guvernatorë të aftë si Pierre Christophe Le Noir (1726–1735) dhe Pierre Benoît Dumas (1735–1741) e zgjeruan zonën e Pondiçerrit dhe e bënë atë një qytet të madh dhe të pasur.
Ambiciet e themelimit të perandorisë franceze në Indi dhe humbja (1741–1754)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Menjëherë pas mbërritjes së tij në vitin 1741, guvernatori më i famshëm i Indisë Franceze, Joseph François Dupleix, filloi të zhvillonte ambicien e një perandorie territoriale franceze në Indi megjithë sjelljen e theksuar të painteresuar të superiorëve të tij të largët dhe qeverisë franceze, që nuk donte të provokonte Britaninë. Ambiciet e Dupleix u përplasën me interesat britanike në Indi dhe një periudhë përplasjesh ushtarake dhe intrigash politike filluan dhe vijuan edhe në periudha të rralla kur Franca dhe Britania e Madhe ishin zyrtarisht në paqe. Nën komandën e Marquis de Bussy-Castelnau, ushtria e Dupleix kontrolloi në mënyrë të suksesshme zonën midis Hajderabadit dhe Kepit Komorin.
Gjithësesi, Robert Clive, një zyrtar britanik, mbërriti në Indi në vitin 1744 dhe i shtypi shpresat e Dupleix për të krijuar një perandori franceze në Indi. Pas një mundjeje dhe dështimit të bisedimeve të paqes, Dupleix u largua dhe u thirr në France në vitin 1754.
Intrigat franceze kundër atyre britanike (1754–1871)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithë një traktati midis Britanisë dhe Francës që binin dakord për të mos ndërhyrë në punët rajonale indiane, intrigat e tyre koloniale vazhduan. Francezët e zgjeruan ndikimin e tyre në oborrin e navabit të Bengalit dhe e rritën veprimtarinë e tye tregtare në Bengal. Në vitin 1756, francezët e inkurajuan navabin Siraxh ud-Daulah për të sulmuar dhe pushtuar Fortesën Britanike William në Kalkuta. Kjo çoi në Betejën e Plasejit në vitin 1757, kur britanikët e mundën në mënyrë vendimtare navabin dhe aleatët e tij francezë, duke rezultuar në zgjerimin e fuqisë britanike mbi të gjithë provincën e Bengalit.
Në vijim, Franca dërgoi Lally-Tollendal për të rikuperuar zotërimet e humbura franceze dhe largimin e britanikëve nga India. Lally arriti në Pondiçerri në vitin 1758, pati disa suksesi fillestare dhe shkatërroi Fortesën Sankt David në distriktin e Kudalores në vitin 1758, por gabimet strategjike nga Lally çuan në humbjen e rajonit të Hajderabadit, Betejës së Vandivashisht dhe Rrethimin e Pondiçerrit në vitin 1760. Në vitin 1761, britanikët shkatërruan Pondiçerrin në hakmarrje për plaçkitjet franceze; i cili mbeti në rrënoja për katër vjet. Francezët tashmë humbën edhe zotërimet e tyre në Indinë Juguro.
Në vitin 1765, Pondiçerri iu rikthye Francës në përputhje me Traktatin e Parisit (1763) me Britaninë. Guvernatori Jean Law de Lauriston i vendosur për ta rindëruar qytetin në modelin e tij të mëparshëm dhe pas pesë muajsh u ndërtuan 200 shtëpi europiane dhe 2000 shtëpi tamile. Në vitin 1769, Kompania Franceze e Indisë Lindore, e pa aftë për ta mbajtur veten financiarisht, u shfuqizua nga Kurora Franceze, që mori administrimin e zotërimeve franceze në Indi. Gjatë 50 viteve të ardhshëm, Pondiçerri ndryshoi duar midis Francës dhe Britanisë rregullisht sipas luftërave dhe traktateve të tyre paqes.
Në vitin 1816, pas përfundimit të Luftërave Napoleonike, pesë ngulimet e Pondiçerrit, Çandernagores, Karaikalit, Mahes dhe Janamit dhe rezidencat në Maçilipatnam, Kozhikode dhe Surat iu rikthyen Francës. Pondiçerri kishte humbur shumë nga shkëlqimi i tij i mëparshëm, ndërsa Çandernagoreja ishte kthyer në një stacion të parëndësishëm në veri të metropolit britanik në rritje të shpejtë të Kalkutës. Guvernatorët pasues u përpoqën, me rezultate të përziera, për ta përmirësuar infrastrukturën, industrinë, ligjin dhe arsimin përgjatë 138 vjetëve pasues.
Me një dekret të 25 janarit 1871, India Franceze do të zhvillonte një Këshill të Përgjithshëm të zgjedhur (frëngjisht: conseil général) dhe këshillat e zgjedhur vendore (frëngjisht: conseil local). Rezultatet e kësaj mase nuk ishin shumë të kënaqshme dhe kushtet dhe e klasat me të drejtë vote u modifikuan. Guvernatori qëndronte në Pondiçerri dhe ndihmohej nga një këshill. Kishte dy frëngjisht: Tribunaux d'instance (tribunale të shkallës së parë) (në Pondiçerri dhe Karikal) një frëngjisht: Cour d'appel (Gjykatë Apeli, në Pondiçerri) dhe pesë frëngjisht: Juges de paix (gjykata të paqes). Prodhimi bujqësor konsistonte në oriz, kikirikë, duhan, arra beteli dhe perime.[4]
Lëvizja e Pavarësisë (shek. XVIII–XX) dhe bashkimi me Indinë (1954)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me pavarësinë e Indisë më 15 gusht 1947 përpjekja për bashkimin e Indisë Franceze me Raxhin e mëparshëm Britanik mori hov. Rezidencat në Maçilipatnam, Kozhikode dhe Surat iu çeduan Indisë më 6 tetor 1947.[10] Një marrëveshje midis Francës dhe Indisë në vitin 1948 vendosi që zotërimet e mbetura franceze në Indi të vendosnin me anë të zgjedhjeve të ardhmen e tyre politike. Qeverisja e Çandernagores iu çedua Indisë më 2 maj 1950; ajo pastaj u bashkua me shtetin indian të Bengalit Perandimor më 2 tetor 1954. Më 1 nëntor 1954, katër enklavat e Pondiçerrit, Janamit, Mahes dhe Karikalit u transferuan de fakto te Bashkimi Indian dhe u bënë territor i bashkimit të Puduçerrit. Bashkimi de jure i Indisë Franceze me Indinë nuk u zhvillua deri në vitin 1962, kur Parlamenti i Francës në Paris e ratifikoi traktatin me Indinë.
Miti i "perandorisë sonë të pamasë në Indi"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga mesi i shekulli XIX e në vijim, në Francë u zhvillua besimi se pesë ngulime të vogëltha të rikuperuara nga Britania pas Luftërave Napoleonike ishin mbetje të "perandorisë së pamasë" të fituar nga Dupleix në shekullin e XVIII. "Perandoria jonë e pamasë e Indisë u reduktua në pesë ngulime" shkroi ekonomisti dhe promovuesi i zgjerimit kolonial francez Pierre Paul Leroy-Beaulieu në vitin 1886.[11] Një atlas i publikuar në vitet 1930 i përshkruante ato pesë ngulime si "mbetje të një perandorie të madhe koloniale që Franca kishte krijuar në Indi në shekullin e XVIII".[12] Më së fundmi, një historian i Indisë Franceze pas vitit 1816 i përshkruante atë si "rrënojat e një perandorie" dhe "mbetjet e fundit të një perandorie të pamasë, të humbur përgjithmonë".[13] Gjithësesi, Franca nuk zotëroi kurrë më shumë se pesë ngulimet e rikthyera në vitin 1816. Historiani dhe arkivisti i Indisë Franceze Alfred Albert Martineau, që qe edhe guverantor i Indisë Franceze, argumentoi se autoriteti i dhënë Dupleix mbi rajonin Karnatik në 1750 nuk duhet konsiderohet si një transferim i sovranitetit, siç shkrun shumica e historianëve, duke parë se Dupleix bëri kështu vetëm për tu konsideruar përfaqësues i subahut (provincës) Indian, që mund ta tërhiqte delegimin e pushtetit sipas interesit të tij.[14] Philippe Haudrère, historian i Kompanisë Franceze të Indisë Lindore, shkroi gjithashtu se Dupleix i kontrollonte ato territore nëpërmjet një sistemi kompleks traktatesh dhe aleancash, një sistem me natyrë pothuajse feudale, territore të ruajtura nga garnizone me komandantë francezë, por as të aneksuara, as të shndërruara në protektorate.[15]
Lista e ngulimeve franceze në Indi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngulimet franceze të themeluara në Gadishullin Indian sipas gjendjes së vitit 1839 ishin:[16]
- Në Bregdetin e Koramandelit,
- Pondiçerri dhe territori i tij që përfshinte distriktet e Pondiçerrit, Villenourit dhe Bahourit;
- Karikali dhe maganamet ose distrikte e tij të varura.
- Në bregdetin e Andra Pradeshit,
- Janaoni dhe territori i tij që përfshinte aldées ose fshatrat e varura;
- Empori i Masulipatamit[note 1] dhe një kopësht i emërtuar "Francepeth".{{refn|group=note|Është empori më i madh dhe më i rëndësishëm mes të tjerëve, i vendosur në rrethinat e Masulipatamit. Ai përfshinte dy bangalou, një kishëz dhe disa ndërtesa të tjera. Sipërfaqja e tij e përgjithshme ishte rreth 61 akre (0.28 km2).[17]
- Në Bregdetin e Malabarit,
- Mahéja dhe territori saj;
- Empori i Kalikutit.[note 2]
- Në Bengal,
- Në Guxharat,
Në regjimin e Kompanisë Franceze të Indisë Lindore, emporet os stabilimentet e izoluara quheshin 'lodge' dhe përbëheshin nga një shtëpi dhe terreni përreth, ku Franca kishte të drejtën për të valëvitur flamurin e saj dhe të krijonte stacione tregtimi.
Lista e zyrtarëve kryesorë qeverisës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komisionerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- François Caron, 1668–1672
- François Baron, 1672–1681
- François Martin, 1681 – nëntor 1693
- Pushtimi Holandez, shtator 1693 – shtator 1699 — Traktati i Riswijk-ut (1697)
Guvernatorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohën e Kompanisë Franceze të Indisë Lindore, titulli zyrtarit kryesor ishte shumicën e kohës Guverantori i Pondiçerrit dhe Komandanti i Përgjithshëm i ngulimeve franceze në Inditë Lindore (frëngjisht: Gouverneur de Pondichéry et commandant général des établissements français aux Indes orientales). Pas vitit 1816, ishte Guvernatori i Stabilimenteve Franceze në Indi (frëngjisht: Gouverneur des établissements français de l'Inde').
- François Martin, shtator 1699 – 31 dhjetor 1706
- Pierre Dulivier (në detyrë), janar 1707 – korrik 1708
- Guillaume André d'Hébert, 1708–1712
- Pierre Dulivier, 1713–1715
- Guillaume André d'Hébert, 1715–1718
- Pierre André Prévost de La Prévostière, gusht 1718 – 11 tetor 1721
- Pierre Christoph Le Noir (në detyrë), 1721–1723
- Joseph Beauvollier de Courchant, 1723–1726
- Pierre Christoph Le Noir, 1727–1734
- Pierre Benoît Dumas, 1735–1741
- Joseph François Dupleix, 14 janar 1742 – 15 tetor 1754
- Charles Godeheu, frëngjisht: Le commissaire (në detyrë), 15 tetor 1754 – 1754
- Georges Duval de Leyrit, 1756–1758
- Thomas Arthur, comte de Lally, 1758 – janar 1761
- Pushtimi i parë britanik, 15 janar 1761 – 25 qershor 1765 —Traktati i Parisit (1763)
- Jean Law de Lauriston, 1765–1766
- Antoine Boyellau (në detyrë), 1766–1767
- Jean Law de Lauriston, 1767 – janar 1777
- Pushtimi i dytë britanik, 1778 – 1783 –Traktati i Parisit (1783)
- Guillaume de Bellecombe, janar 1777 – 1778
- Marquis de Bussy-Castelnau, 1783–1785
- François de Souillac, 1785
- David Charpentier de Cossigny, tetor 1785 – 1787
- Thomas Conway, tetor 1787 – 1789
- Camille Charles Leclerc, Chevalier de Fresne, 1789–1792
- Dominique Prosper de Chermont, nëntor 1792 – 1793
- L. Leroux de Touffreville, 1793
- Pushtimi i tretë britanik, 23 gusht 1793 – 18 qershor 1802 —Traktati i Amiensit (1802)
- Charles Mathieu Isidore Decaen, 18 qershor 1802 –gusht 1803
- Louis Binot, 1803
- Pushtimi i katërt britanik, gusht 1803 – 26 shtator 1816 —Traktati i Parisit (1814)
- Comte Dupuy, 26 shtator 1816 – tetor 1825
- Joseph Cordier, Marie Emmanuel (në detyrë), tetor 1825 – 19 qershor 1826
- Eugène Desbassayns de Richemont, 1826 – 2 gusht 1828
- Joseph Cordier, Marie Emmanuel (në detyrë), 2 gusht 1828 – 11 prill 1829
- Auguste Jacques Nicolas Peureux de Mélay, 11 prill 1829 – 3 maj 1835
- Hubert Jean Victor, Marquis de Saint-Simon, 3 maj 1835 – prill 1840
- Paul de Nourquer du Camper, prill 1840 – 1844
- Louis Pujol, 1844–1849
- Hyacinthe Marie de Lalande de Calan, 1849–1850
- Philippe Achille Bédier, 1851–1852
- Raymond de Saint-Maur, gusht 1852 – prill 1857
- Alexandre Durand d'Ubraye, prill 1857 – janar 1863
- Napoléon Joseph Louis Bontemps, janar 1863 – qershor 1871
- Antoine-Léonce Michaux, qershor 1871 – nëntor 1871
- Pierre Aristide Faron, nëntor 1871 – 1875
- Adolph Joseph Antoine Trillard, 1875–1878
- Léonce Laugier, shkurt 1879 – prill 1881
- Théodore Drouhet, 1881 – tetor 1884
- Étienne Richaud, tetor 1884 – 1886
- Édouard Manès, 1886–1888
- Georges Jules Piquet, 1888–1889
- Louis Hippolyte Marie Nouet, 1889–1891
- Léon Émile Clément-Thomas, 1891–1896
- Louis Jean Girod, 1896 – shkurt 1898
- François Pierre Rodier, shkurt 1898 – 11 janar 1902
- Louis Pelletan (në detyrë), 11 janar 1902
- Victor Louis Marie Lanrezac, 1902–1904
- Philema Lemaire, gusht 1904 – prill 1905
- Joseph Pascal François, prill 1905 – tetor 1906
- Gabriel Louis Angoulvant, tetor 1906 – 3 tetor 1907
- Adrien Jules Jean Bonhoure, 1908–1909
- Ernest Fernand Lévecque, 1909 – 9 korrik 1910
- Alfred Albert Martineau, 9 korrik 1910 – korrik 1911
- Pierre Louis Alfred Duprat, korrik 1911 – nëntor 1913
- Alfred Albert Martineau, nëntor 1913 – 29 qershor 1918
- Pierre Étienne Clayssen (në detyrë), 29 qershor 1918 – 21 shkurt 1919
- Louis Martial Innocent Gerbinis, 21 shkurt 1919 – 11 shkurt 1926
- Henri Léo Eugène Lagroua (në detyrë), 11 shkurt 1926 – 5 gusht 1926
- Pierre Jean Henri Didelot, 1926–1928
- Robert Paul Marie de Guise, 1928–1931
- François Adrien Juvanon, 1931–1934
- Léon Solomiac, gusht 1934 – 1936
- Horace Valentin Crocicchia, 1936–1938
- Louis Alexis Étienne Bonvin, 26 shtator 1938 – 1945
- Nicolas Ernest Marie Maurice Jeandin, 1945–1946
- Charles François Marie Baron, 20 mars 1946 – 20 gusht 1947
Në vitin 1946 India Franceze u bë një territor përtejdetit i Francës (frëngjisht: territoire d'outre-mer).
Komisionerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Charles François Marie Baron, 20 gusht 1947 – maj 1949
- Charles Chambon, maj 1949 – 31 korrik 1950
- André Ménard, 31 korrik 1950 – tetor 1954
- Georges Escargueil, tetor 1954 – 1 nëntor 1954
Në vitin 1954 India Franceze u transferua de fakto te Republika e Indisë.
Komisionerë të lartë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komisioneri i parë i lartë, Keval Singh u caktua menjëherë pas referendumit të Kizhurit më 21 tetor 1954 sipas Aktit të Juridiksionit të Huaj, 1947.[19] Kryekomisioneri kishte pushtetin e komisionerit të mëparshëm francez, por ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Bashkimit.[20]
Lista e kryekomisionerëve jepet më poshtë[21]
Nr. | Emri | Nisja e detyrës | Mbarimi i detyrës |
---|---|---|---|
1 | Keval Singh | 21 tetor 1954 | 16 nëntor 1956 |
2 | M. K. Kripalani[22] | 17 nëntor 1956 | 27 gusht 1958 |
3 | Lal Ram Saran Singh[23] | 30 gusht 1958 | 8 shkurt 1961 |
4 | Sisir Kumar Dutta[24] | 2 maj 1961 | 1 gusht 1963 |
5 | K. J. Somasundaram | 2 gusht 1963 | 13 tetor 1963 |
Galeri imazhesh të Indisë Franceze
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Në Francë, njihej në mënyrë popullore si frëngjisht: les Comptoirs de l'Inde. Megjithatë në mënyrë strikte, një frëngjisht: comptoir është një stacion tregtimi, ndërsa pesë ngulimet franceze qytete të plota me zonat përreth dhe jo thjeshtë stacione tregtimi.
- ^ Empori francez në Masulipatam u themelua në vitin 1669
- ^ Ky empor francez ishte brenda qytetit të Kalikatit, të zotëruar nga Britania dhe përbëhej nga 6 akre në bregun e detit rreth gjysmë milje në veri të Farit të Kalikutit dhe pranë vendit të burgut të vjetër të distriktit.
- ^ Ky empor furnizonte ngarkesa me prodhime mëndafshi dhe gjendej në zemër të brezit të mëndafshit.
- ^ Ky empor furnizonte copa të zakonshme për Kompaninë Franceze të Indisë Lindore. U themelua në vitin 1735 nga Joseph François Dupleix.
- ^ Ky empor eksportonte muslinë me vlerë prej katërqind mijë rupish në vit në mesin e shekullit të XVIII. U themelua në vitin 1722.
- ^ Ky empor u themelua në fund të shekullit të XVII, por vuajti nga mungesa e rrugëve të përshtatshme të transportit dhe humbja e aktivitetit të tij tregtar gjatë shekullit pasues.
- ^ Ky empor përdorej për të shitur copa nga Europa dhe blerë nitrat potasi dhe opium. U themelua në vitin 1727.
- ^ Ky empor u themelua në vitin 1668 pas sigurimit të një fermani dhe një vendi empori nga perandori Aurangazeb.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Jacques Weber (1996). "Bernard Lauzanne". Pondichéry et les comptoirs de l'Inde après Dupleix: La démocratie au pays des castes (në frëngjisht). Éditions Denoël. fq. 347. ISBN 978-240258874-4.
- ^ Holden Furber (1976). Rival Empires of Trade in the Orient, 1600–1800 (në anglisht). University of Minnesota Press. fq. 201. ISBN 978-081660851-5.
- ^ Philippe Haudrère (2006). Les Compagnies des Indes Orientales: trois siècles de rencontre entre Orientaux et Occidentaux (1600-1858) (në frëngjisht). Desjonquères Editions. fq. 70. ISBN 978-284321083-9.
- ^ a b c Hugh Chisholm, red. (1911). "India, French". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 14 (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 421.
- ^ Jo aq e përhapur sa anglishtja
- ^ si komisioner
- ^ si komisioner i lartë
- ^ a b Donald Frederick Lach (1998). Asia in the Making of Europe (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 74. ISBN 978-022646767-2.
- ^ a b Ernest Alfred Benians; Arthur Percival Newton; John Holland Rose (1940). The Cambridge History of the British Empire (në anglisht). fq. 66.
- ^ "Accord par échange de lettres relatif à la date de la cession des anciennes loges françaises de l'Inde au gouvernement de l'Inde" (në frëngjisht). Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères. 1947. Marrë më 2 shtator 2022.
Qeveria e Indisë vërejti dhe pranoi me kënaqësi vendimin e Qeverisë së Francës që 6 tetori do të ishte dita në të cilën të drejtat historike që Franca kishte ushtruar në zonat e njohura si rezidencat franceze në Indi do të braktiseshin.
- ^ Paul Leroy-Beaulieu (1886). De la colonisation chez les peuples modernes (në frëngjisht). Librairie Guillaumin et Cie. fq. vi.
- ^ Kathryn Dale (2010). "2; A Celebration of Empire: Nostalgic Representations of l'Inde française in Chocolat Suchard's Colonial Collecting Cards of 1930s". përmbledhur nga Kate Marsh; Nicola Frith (red.). France’s Lost Empires: Fragmentation, Nostalgia and la fracture coloniale (në anglisht). Lexington Books. fq. 37. ISBN 978-0-73914883-9.
- ^ Jacques Weber (1988). Les établissements français en Inde au XIXe siècle (1816-1914) (në frëngjisht). Vëll. 1. Librairie de l'Inde. fq. 24–25. ISBN 978-240245244-1.
- ^ Alfred Martineau (1931). Dupleix, sa vie et son œuvre (në frëngjisht). Société d'éditions géographiques, maritimes et coloniales. fq. 168–169. OCLC 248704.
- ^ Philippe Haudrère (2012). "Présence française en Inde et dans l'Océan Indien aux XVIIe et XVIIIe siècles". përmbledhur nga Philippe Bonichon; Pierre Gény; Jean Nemo (red.). Présences françaises outre-mer (XVIe-XXIe siècles) (në frëngjisht). Vëll. Tome 1. Académie des sciences d'outre-mer. Karthala Editions. fq. 245. ISBN 978-2-8111-0737-6.
- ^ Ministère française de la marine et des colonies, red. (1839). "II; Topographie". Notices statistiques sur les colonies françaises (në frëngjisht). Vëll. 3. Impremerie Royale. fq. 9–20.
- ^ Thomas Bowrey (1993). A Geographical Account of Countries Round the Bay of Bengal, 1669 to 1679 (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 64. ISBN 978-812060848-1.
- ^ Claude Markovits (2004). A History of Modern India, 1480-1950 (në anglisht). Anthem Press. fq. 210. ISBN 978-184331152-2.
- ^ G. C. Malhotra, red. (2004). Cabinet Responsibility to Legislature (në anglisht). Lok Sabha Secretariat. fq. 964. ISBN 978-812000400-9.
- ^ S. H. Steinberg, red. (2016) [1960]. The Statesman's Year-Book 1960: The One-Volume Encyclopaedia of All Nations (në anglisht). Macmillan & Co. Ltd. fq. 198. ISBN 978-0-230-27089-3.
- ^ G. C. Malhotra, red. (2004). Cabinet Responsibility to Legislature (në anglisht). Lok Sabha Secretariat. fq. 977. ISBN 978-81-200-0400-9.
- ^ Civil Affairs: Monthly Journal of Local Govt. and Public Administration in India (në anglisht). Vëll. 5. P.C. Kapoor at the Citizen Press. 1957. fq. 103.
- ^ S. H. Steinberg, red. (2016) [1960]. The Statesman's Year-Book 1960: The One-Volume Encyclopaedia of All Nations (në anglisht). Macmillan & Co. Ltd. fq. 197. ISBN 978-0-230-27089-3.
- ^ S. H. Steinberg, red. (2016) [1963]. The Statesman's Year-Book 1963: The One-Volume Encyclopaedia of All Nations (në anglisht). Macmillan & Co. Ltd. fq. 474–475. ISBN 978-0-230-27092-3.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ernest Alfred Benians; Arthur Percival Newton; John Holland Rose (1940). The Cambridge History of the British Empire (në anglisht). Cambridge University Press.
- Thomas Bowrey (1993). A Geographical Account of Countries Round the Bay of Bengal, 1669 to 1679 (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-812060848-1.
- Hugh Chisholm, red. (1911). "India, French". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 14 (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 421.
- Civil Affairs: Monthly Journal of Local Govt. and Public Administration in India (në anglisht). Vëll. 5. P.C. Kapoor at the Citizen Press. 1957.
- Kathryn Dale (2010). "2; A Celebration of Empire: Nostalgic Representations of l'Inde française in Chocolat Suchard's Colonial Collecting Cards of 1930s". përmbledhur nga Kate Marsh; Nicola Frith (red.). France’s Lost Empires: Fragmentation, Nostalgia and la fracture coloniale (në anglisht). Lexington Books. fq. 31-42. ISBN 978-0-73914883-9.
- Sudipta Das (1992). Myths and Realities of French Imperialism in India, 1763–1783 (në anglisht). New York: P. Lang. ISBN 978-082041676-2.
- Holden Furber (1976). Rival Empires of Trade in the Orient, 1600–1800. Europe and the World in Age of Expansion (në anglisht). University of Minnesota Press. ISBN 978-081660851-5.
- Philippe Haudrère (2006). Les Compagnies des Indes Orientales: trois siècles de rencontre entre Orientaux et Occidentaux (1600-1858) (në frëngjisht). Paris: Desjonquères Editions. ISBN 978-284321083-9.
- Philippe Haudrère (2012). "Présence française en Inde et dans l'Océan Indien aux XVIIe et XVIIIe siècles". përmbledhur nga Philippe Bonichon; Pierre Gény; Jean Nemo (red.). Présences françaises outre-mer (XVIe-XXIe siècles) (në frëngjisht). Vëll. Tome 1, Histoire: périodes et continents. Académie des sciences d'outre-mer. Karthala Editions. ISBN 978-2-8111-0737-6.
- Donald Frederick Lach (1998). Asia in the Making of Europe (në anglisht). University of Chicago Press. ISBN 978-022646767-2.
- Paul Leroy-Beaulieu (1886). De la colonisation chez les peuples modernes (në frëngjisht) (bot. i 2-të). Librairie Guillaumin et Cie. fq. vi.
- G. C. Malhotra, red. (2004). Cabinet Responsibility to Legislature (në anglisht). Lok Sabha Secretariat. ISBN 978-81-200-0400-9.
- Claude Markovits (2004). A History of Modern India, 1480-1950 (në anglisht). Anthem Press. ISBN 978-184331152-2.
- Alfred Martineau (1931). Dupleix, sa vie et son œuvre (në frëngjisht). Paris: Société d'éditions géographiques, maritimes et coloniales. OCLC 248704.
- Ministère française de la marine et des colonies, red. (1839). "II; Topographie". Notices statistiques sur les colonies françaises (në frëngjisht). Vëll. 3. Paris: Impremerie Royale. fq. 9–20.
- S. H. Steinberg, red. (2016) [1960]. The Statesman's Year-Book 1960: The One-Volume Encyclopaedia of All Nations (në anglisht). Londër: Macmillan & Co. Ltd. ISBN 978-0-230-27089-3.
- S. H. Steinberg, red. (2016) [1963]. The Statesman's Year-Book 1963: The One-Volume Encyclopaedia of All Nations (në anglisht). Londër: Macmillan & Co. Ltd. ISBN 978-0-230-27092-3.
- Jacques Weber (1996). "Bernard Lauzanne". Pondichéry et les comptoirs de l'Inde après Dupleix: La démocratie au pays des castes (në frëngjisht). Paris: Éditions Denoël. ISBN 978-240258874-4.
- Jacques Weber (1988). Les établissements français en Inde au XIXe siècle (1816-1914) (në frëngjisht). Vëll. 1. Librairie de l'Inde. ISBN 978-240245244-1.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Pages using infobox country or infobox former country with the symbol caption or type parameters
- Commons category link is on Wikidata
- Perandoria Koloniale Franceze
- Kolonializmi Francez në Azinë Jugore
- Historia e Azisë Jugore
- Historia Indiane
- Bangladesh
- Historia e Francës