Arthur Golden

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Shkrimtar Arthur Golden (lindi më 6 dhjetor 1956) është shkrimtar amerikan, i njohur për romanin e tij më të shitur Kujtimet e një Geisha (1997).

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arthur Golden është djali i botuesit të gazetave Ruth Sulzberger Holmberg dhe Ben Hal Golden.[1][2] Nëna e tij ishte jehude dhe babai i tij ishte jo-jehud.[1] Përmes nënës së tij, ai është anëtar i familjes së Ochs-Sulzberger.[1] Nëna e tij ishte vajza e botuesit të gazetës The New York Times Arthur Hays Sulzberger dhe mbesa e pronarit dhe botuesit të Times Adolph Ochs.[3] Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte tetë vjeç. Babai i tij vdiq pesë vite pas kësaj. Ai u rrit në Lookout Mountain, Georgia dhe shkoi në shkollën fillore Lookout Mountain në Lookout Mountain, Tennessee. Ai shkoi në shkollën e mesme dhe atë të lartë në Shkollën Baylor në Chattanooga, duke diplomuar në vitin 1974. Ai pastaj shkoi në Universitetin e Havardit dhe morri gradë në historinë e artit, i specializuar në artin japonezë. Në vitin 1980, ai morri gradën Master në historinë japoneze Universitetin e Kolumbias, dhe gjithashtu mësoi gjuhën mandarine. Ai morri gradën Master në gjuhën angleze në Universitetin e Bostonit. Ai tani jeton në Brookline, Massachusetts.

Golden është i martuar me Trudi Legge, me të cilën ka dy fëmijë: një djalë, Hays Nathaniel Golden, dhe njeë vajzë, Tess Iphigene Golden.[3][4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c McFadden, Robert D. (19 prill 2017). "Ruth Sulzberger Holmberg, Newspaper Publisher Born for the Job, Dies at 96". The New York Times. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ben Hale Golden, Ex‐Publisher Of Chattanooga Times, 59, Dies". The New York Times (në anglisht). 15 mars 1970.
  3. ^ a b New York Magazine: "Children of the Times - Who’s who in the Ochs-Sulzberger clan"
  4. ^ "Kathleen Rubenstein, Hays Golden". The New York Times (në anglisht). 3 qershor 2007.