Avni Ponari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Avni Ponari

Avni Ponari (28 korrik 1957) është themelues dhe drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria sh.a, si edhe Kryetar i Bordit Menaxhues të SIGAL UGA LIFE Kosovë; Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA Maqedonia e Veriut; dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA LIFE Maqedonia e Veriut. Z. Ponari mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a që prej 22 shkurt 1999, sot është kompania lider pararojë e më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon. Z. Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, dhe kulturore të vendit, gjithashtu Drejtues dhe aksioner i 8 kompanive  të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), si edhe të një sërë biznesesh të tjera si konçensionarë makinash, fushën e turzimit, dhe  biznese financiare.  

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës (1976-1980) dhe në Fakultetin e DrejtësisëUniversitetin e Tiranës (1995-2000). Z. Ponari ka marrë gjithashtu një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për: ‘Menaxhim’ nga ‘Kompania Anglezo-zvicerane e Tregut të Sigurimeve të Risigurimit’ (që prej 1995), në Gjermani (2002-2003); ‘Programin e Zhvillimit mbi Ligjin Tregtar’, në Rumani (2002); ‘Sigurimin për Evropën Juglindore’, në Sh.B.A (2001); ‘Menaxhimin e Kompanive të Sigurimit’, në Zyrih (2001); ‘Ligjin e Sigurimeve’, nga ‘Federata Franceze Arkivuar 6 qershor 2019 tek Wayback Machine e Kompanive të Sigurimit’ (2000); ‘Siguracionet e Përgjithshme’, nga ‘Marsh Inc.’ (1999 & 1996); ‘Ligjin e Sigurimeve të Marinës’, nga ‘Universiteti Guildhall Londër’, në Mbretërinë e Bashkuar (1998); ‘Sigurimin dhe Praktikën’, nga ‘Instituti i Akredituar i Sigurimeve’ (1995); dhe ‘Sigurimin e Marinës’, nga ‘Sigurimet Oqeanike Turqi’ (1994). Z. Ponari është trajnuar në kompanitë më prestigjoze të sigurimeve në botë si ‘Lloyds Londër’, në  Mbretërinë e Bashkuar; ‘Swiss Re Zvicër’, në  Zvicër; ‘Munich Re’, në Gjermani dhe nga ‘Programi i Bankës Botërore’  të drejtuar nga Departamenti i Shtetit, në Nju Jork, Sh.B.A, në vitin 2003.   

Përvoja e punës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas diplomimit në marinë dhe më pas në drejtësi, Z. Ponari ka punuar dhe drejtuar në sektorë të rëndësishëm të Flotës Tregtare Shqiptare dhe ‘Flotën Luftarake duke mbajtur detyra të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes Arkivuar 7 korrik 2006 tek Wayback Machine prej nga është larguar në vitin 1993. Më tej, në tregun e sigurimeve, Z. Ponari ka mbajtur pozicionin e ‘Drejtorit të Marinës’, dhe të ‘Drejtorit të Degës së Tiranës’ deri në fund të vitit 1997 në të vetmen kompani shtetërore të sigurimeve që ekzistonte në atë kohë. Ai është krijuesi dhe zhvilluesi i Departamentit të Marinës dhe me përvojën e tij ka krijuar vijimsinë në këtë fushë. Më tej, Z. Ponari pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në vitin 1999, dhe duke u karakterizuar nga iniciativa e lirë, ai do të hidhte bazat e para të tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, duke themeluar Shoqërinë më të madhe të Sigurimeve "SIGAL", dhe më vonë duke u shtrirë në Kosovë (në vitin 2003) dhe në Maqedoninë e Veriut (në vitin 2004). Në vitet që pasuan, rritja e qëndrueshme dhe suksesi i tij si një lider udhëhqës në tregun e sigurimeve në vend dhe më gjërë në rajonin e Ballkanit, do të çonin në një bashkëpunim të shkëlqyer me investitorin e parë të huaj në Shqipëri në industrinë e sigurimeve, ‘Fondin Amerikan’, si edhe në partneritetin me ‘Grupin Ndërkombëtar të Sigurimeve - UNIQA Insurance Group’, lider në llojin e saj në tregun e sigurimeve në Evropën Juglindore dhe Qëndrore  që tani zotëron më shumë se 85% të aksioneve të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a, duke e kthyer SIGAL UNIQA në një shoqëri me kapital vendas dhe të huaj.  

Anëtarësia në bordet profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I shquar për kontributin e tij në tregun e sigurimeve në vend dhe në rajonin e Ballkanit, Z. Ponari është Kontribues, Anëtar dhe Kryetar Bordi në disa nga organizmat më të rëndësishëm në tregun e sigurimeve, tregtisë dhe institucioneve financiare, të tilla si: aktualisht ai është ‘Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Sigurimit’; ‘Anëtar Bordi’ i ‘Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC); ‘Anëtar Bordi’ i ‘Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri’ (2003-2018); ‘Anëtar Bordi’ i Shoqatës Shqiptare të Investimeve të Huaja’ (FIAA) (që nga viti 2013); ‘Anëtar’ i Komitetit Evropian të Financave i FIBA, në Evropë, pranë ‘Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit’ (FIBA) që nga viti 2013); ‘Anëtar Bordi’ i Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) (2012-2018); ‘Kryetar’ i Këshillit Administrativ të Shoqatës së Byrosë Shqiptare Arkivuar 28 maj 2019 tek Wayback Machine’ (që nga viti 2011); ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri’ (që nga viti 2009); ‘President’ i Federatës Shqiptare të Basketbollit (që nga viti 2007); ‘Anëtar’ i ‘Bordit Këshillimor të Bankës Kombëtare Tregtare (2006-2014); ‘Kryetar’ i Shoqatës së Sigurimeve të Marinës (që nga viti 2001) me seli në Nju Jork, në Sh.B.A.  

Kontributet publike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Z. Ponari është një figurë publike e njohur gjërësisht për kontributin e tij të konsiderueshëm në fushat e zhvillimit ekonomiko-social të Shqipërisë  dhe në rajonin e Ballkanit, si edhe të rolit të tij mbështetës, të fuqishëm dhe të vazhdueshëm në fushën e kulturës, artit, sportit dhe në edukim, veçanërisht për të rinjtë dhe artistët potencialë.  


Në sport, në rolin e tij si President i ‘Federatës Shqiptare të Basketbollit’, që prej vitit 2007. Z. Ponari ka mbështetur disa skuadra basketbolli si ajo e ‘SIGAL Prishtina’, ‘Valbona’, ‘Vllaznia’, dhe skuadrën e basketbollit për femra ‘Flamurtari’, por edhe zhanre të tjera sportive si: volejboll, futboll, alpinizm, tenis dhe aeronautikë. Ai ka qenë gjithashtu iniciatori i aktivitetit ‘StreetBall Albania’, i kthyer tashmë në traditë dhe që synon afrimin e të rinjve me sportin.


Falë iniciativës dhe mbështetjes së Z. Ponari u bë e mundur riaktivizimi i ‘Balkan League’, e cila në vitin 2015 u riemërua SIGAL UNIQA Balkan League. Z. Ponari gjithashtu gëzon meritën për fuqizimin e ‘Klubit të Basketbollit të Prishtinës, ‘SIGAL Prishtina’, e cila 2 herë rradhazi fitoi kupën e ‘Balkan League’, si edhe për realizimin e ndeshjeve finale të Ligës këtë vit, SIGAL UNIQA Final Four 2019’, në Tiranë, me iniciativën dhe mbështetjen personale të tij.


Në kulturë, Z. Ponari dhe kompanitë që ai drejton, kanë ofruar mbështetje ndaj projekteve dhe aktiviteteve të shumëllojshme, në bashkëpunim me institucione të rëndësishme kulturore në vend ndër të cilat mund të përmendim: Festivalin Ndërkombëtar të Gjirokastrës’, ‘Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit Operistik’, botimin e librave të ndryshëm, si edhe projektin më të madh për nga vlerat historike dhe kulturore siç ishte sjellja e armëve të Skënderbeut me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ai ka qenë gjithashtu iniciator i hapjes së ‘Klubit të Artit dhe Kulturës’ në qytetin e Durrësit, me qëllim nxitjen dhe promovimin e artistëve të rinj, duke ofruar financimin e projekteve dhe aktiviteteve më të suksesshme.


Me idenë dhe investimin personal të Z. Ponari, tanimë miliona shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve, kanë mundësi të dëgjojnë libra në shqip, falë platformës online dhe pa pagesë në Shqipëri ‘Audiobooks.al’.


Ndër të tjerash, Z. Ponari, ka meritën për zhvillimin e një projekti të veçantë, që është ‘Shqipëria Live’. Nga kjo platformë, mund të shikohen live/24 orë pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë në çdo cep të botës.


Në edukim dhe përgjegjësi sociale, Z. Ponari i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja, duke ofruar mbështetje financiare ndaj institucioneve të tilla si, Fondacioni Shkollor Austriak Arkivuar 28 maj 2019 tek Wayback Machine’ (duke ofruar bursa studimi për nxënësit); dhe Fondacioni ‘Junior Achievement’ (Programi ‘Drejtues për një ditë’). Ndër të tjera, me mbështetjen e Z. Ponari, SIGAL UNIQA ofron programe internship-i dhe punë kërkimore për të gjithë studentët që duan të prezantohen me tregun e punës. Ai ka kontribuar gjithashtu në mbështetjen financiare të shumë projekteve sociale në dobi të fëmijëve, zonave rurale dhe iniciativave mjedisore, investimin në Shkollën e Fierzës, apo shkollave të tjera si në Vermosh, në Nivicë etj.


Z. Ponari është autor i dhjetra shkrimeve, reportazheve dhe opinioneve për problemet ekonomike e sociale në vend. Ai është kërkues e këmbëngulës për gjërat që nuk pajtohen me realitetin duke kerkuar ndryshimin përmes rrugëve për zgjidhjen e tyre.

Vlerësime të akorduara dhe tituj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto kontribute të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që Z. Ponari ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e akorduar atë me vlerësime dhe titujt si: ‘Çertifikata e Mirënjohjes’, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri’, nga Qeveria Japoneze për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë; ‘Lider i Arrirë’ (pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’; ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oksfordit’ Arkivuar 2 maj 2019 tek Wayback Machine, në Mbretërinë e Bashkuar; Kush është Kush (nga Ndërkombëtarja ‘Who is Who’, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935-së); ‘Fellow’ i ‘Paul P. Harris (‘Klubi Ndërkombëtar i Rrotës’, një rrjet global prej 1.2 milion liderësh, fqinjësh, miqsh, dhe zgjidhësish problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’; dhe ‘Menaxheri më i mirë’ nga ‘Financë në Evropën Qëndrore Arkivuar 27 maj 2019 tek Wayback Machine’. Z. Ponari është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit dhe Elbasanit, si edhe Personaliteti i Vitit nga disa gazata.

Kompetencat teknike, sociale, në gjuhë të huaja dhe ato kompjuterike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Z. Ponari është zotërues i aftësive të lidershipit, të sipërmarrjes, të komunikimit, të ndërtimit dhe menaxhimit të ekipeve të mëdha; aftësive operacionale, atyre rregullatore dhe të qeverisjes së dijeve, si edhe të kontrollit të ecurisë së zhvillimit të cilësisë. Ai është zotërues  i gjuhës angleze  dhe asaj ruse, si edhe i të gjitha aftësive kompjuterike.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://sigal.com.al/ https://www.facebook.com/Avni-Ponari-818400218205667/ https://www.linkedin.com/pulse/z-avni-ponari-themelues-dhe-drejtor-i-p%C3%ABrgjithsh%C3%ABm-sigal-1c[lidhje e vdekur] https://www.uniqagroup.com/gruppe/versicherung/uniqa-group/uniqa-in-europa/albanien/Albania.en.html https://web.archive.org/web/20151119105841/http://fshb.al/fshb/

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]