100-Vjet Pavarësi
100 vjet Pavarësi e Shqipërisë është një vit i mbushur me festime, në 2012 kur shqiptarët festojnë 100 vjetorin e themelimit të Shqipërisë së pavarur, shteti i parë shqiptar në historinë moderne.[1][2]
Dita e hapjes së festimit ishte më 17 janar 2012, me anë të një ceremonie solemne të organizuar në parlamentin e Republikës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kosova, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, të cilët ishin së bashku në Kuvendin e shqipërisë pa dallime, ashtu siç kishin qenë së bashku në Parlamentin e Pavarur të Shqipërisë 100 vjet më parë [3].
Organizimet e festimeve janë planifikuar dhe do të mbështeten nga qeveria e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në datat 26 dhe 27 janar 2011 përfaqësues nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në një takim zyrtar në Prishtinë, për të bashkërenduar veprimtaritë për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin e rregullt mes dy ministrive [4]. 100 vjetori i flamurit kombëtar shqiptar do të shënohet në mënyrë institucionale edhe në Maqedoni. Kuvendi me 55 vota pro, një kundër dhe 28 të përmbajtur, miratoi programin vjetor për shënimin e datave të rëndësishme në vitin 2012, ku bën pjesë edhe jubileu një shekullor i flamurit kombëtar [5].
Aktivitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për realizimin e gjithë këtyre aktiviteteve, në bashkëpunim me komunat dhe bashkitë në trojet shqiptare, është përcaktuar edhe organizata e cila do të organizojë të rinjtë dhe studentët shqiptarë, të cilët kanë itinerar në të gjitha trojet shqiptare. Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU), me të drejten ekskluzive, do të organizojë udhëtimin një mujor të grupit rinor shqiptar të projektit “Maratona Rinore Shqiptare” në vëmendjen e plotë të medias mbarëshqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Udhetimi nis me automjete te veshura ne ngjyrat e Flamurit Kombëtar Shqiptar të realizuar nga ALQU, me qëllim vizitën e diasporës shqiptare nga rinia shqiptare për njohjen e vlerave të aktivitetit kombëtar të kryer në diasporë në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të popullit tonë [6][7].
Data e aktivitetit | Përshkrimi | Qytetet |
---|---|---|
17 qershor, 2012 | Kërçovë -> Kamjan,Bogovinë | |
2 qershor, 2012 | Tetovë | |
18 maj, 2012 | Belsh, Elbasan | |
6 maj, 2012 | Bushat, Shkodër | |
24 prill, 2012 | Shkup | |
21 mars, 2012 | Shkup |
Pavarësi|100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë]], si dhe 130 vjetorin e lindjes së Fan Stilian Noli, në datën 6 Janar 2012, një delegacion i MTKRS i kryesuar nga Aldo Bumçi, morën pjesë në vendosjen e bustit të F.S.Nolit në qytezën e tij të lindjes në Ibrik Tepe të Turqisë [16]. I realizuar nga skulptori Andrea Demçe gjatë vitit 2010, busti është në bronz dhe do të vendoset në sheshin "Republika" [17][18].
Logo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Logoja "100-Vjet Pavarësi" është logoja e zgjedhur më datë 10 nëntor 2011, nga Këshilli i Ministrave, “Për krijimin e Komisionit Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komisioni Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.[19]
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bamir Topi (31 dhjetor 2012). "The address of President Topi to the Nation on New Year's Eve". Albanian National News Agency. Tirana, Albania. Albanian National News Agency. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2014. Marrë më 10 shkurt 2012.
The year 2012, dear Albanians, is the most beautiful historic year. The 100th anniversary of the Independence of Albania
- ^ Henryk J Sokalski (2003). An ounce of prevention: Macedonia and the UN experience in preventive diplomacy (në anglisht). Washington, D.C.: United States Institute of Peace Press. fq. 60. Marrë më 9 shkurt 2012.
The first Albanian state in modern history emerged in 1912.
- ^ top-channel.tv, 17 janar, 2012, Kuvendi i Shqipërise ka hapur me një ceremoni solemne vitin e aktiviteteve për 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Jo rastësisht, për të nisur kremtimet e 100-vjetorit është zgjedhur data 17 janar, dita e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili simbolizon bashkimin e shqiptarëve.
- ^ mtkrs.gov.al Arkivuar 13 gusht 2012 tek Wayback Machine, Ministri Bumci vizitë në Prishtinë për të takuar homologun e tij kosovar Z. Memli Krasniqi
- ^ top-channel.tv, 100 vjetori në Maqedoni, 28 mars, 2012
- ^ MARATONA E PAVRËSISË[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ MARATONA RINORE SHQIPTARE[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ alsat-m.tv Arkivuar 19 qershor 2012 tek Wayback Machine, Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë Publikuar më: 17 qershor, 2012
- ^ youtube.com, Video:Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë
- ^ zhurnal.mk Arkivuar 26 janar 2020 tek Wayback Machine, ÇMIMI SPECIAL SHKOI NË SHKUP, publikuar më: 05 qershor, 2012.
- ^ al-qu.com[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], “BELSH - MARATONA E PAVARESISE”.
- ^ “BUSHAT - MARATONA E PAVARESISE”[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ alsat-m.tv Arkivuar 3 maj 2012 tek Wayback Machine, Shkup, ‘100 vjet pavarësi’, promovime në panairin e librit, Publikuar më: 25 prill, 2012
- ^ mtkrs.gov.al Arkivuar 19 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Pjesëmarrja e Shqipërisë me botime e autorë në Panairin Ndërkombëtar të Librit, Shkup 2012
- ^ alsat-m.tv Arkivuar 24 prill 2012 tek Wayback Machine, 100 vjet pavarësi – 100 piktura, Publikuar më: 21 mars, 2012.
- ^ mtkrs.gov.al Arkivuar 19 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Bumçi në Ibrik Tepe të Turqisë, në vendosjen e bustit të Fan. S. Nolit.
- ^ koha.net, Busti i Fan Nolit zbulohet në Ibrik Tepe, 8 janar, 2012.
- ^ gazeta-shqip.com Arkivuar 19 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Busti i Nolit, drejt Turqisë, 5 janar, 2012.
- ^ Komisioni Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” -Dokumentimi Arkivuar 16 qershor 2012 tek Wayback Machine