Jump to content

Belshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Belsh)
Belshi
Popullsia
33,000
{{{postal_code_type}}}
3008
Faqja zyrtareBashkia e Belshit
Belshi i fotografuar

Bashkia e Belshit shtrihet në zonën e Dumresë, në një zonë që shquhet nga numri i madh i liqeneve dhe me një peizazh tërheqës, ku mendimtari i madh i Rilindjes sonë kombëtare Sami Frashëri, duke u nisur nga bukuria e peizazhit dhe karakteristikat e tjera të kesajë zone, mendonte të ndërtohej në Belsh kryeqendra e shtetit të ardhshëm shqiptar. Një panoramë e shkurtër për qytezën e liqeneve, për ata që nuk e njohin.

Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë. Ndodhet në jug-perëndim të Elbasanit, rreth 30 km larg tij. Belshi ka një popullsi prej 5.700 banorësh dhe si bashki ajo numëron 13.700 banorë. Në Belsh ndodhet një nga vendbanimet më të lashta të ilirëve, në afërsi të Belshit. Gërmimet arkeologjike në Gradishtë dëshmojnë se aty ka qenë vendbanim i lashtë ilir, sepse në bazë të sendeve të gjetura tregohet se kjo zonë ka qenë e banuar që në periudhën e bronzit të hershëm.

Gjeografia e Belshit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia Belsh, duke pasur nën administrimin e saj edhe disa fshatra si : Belsh, Stanaj, Cepë, Seferan, Marinës, Gradishtë, Shtith, Dushk, Trojas, Shkëndi, Qafshkallë, Shkozë, bën që të ketë një sipërfaqe të madhe toke dhe këto toka janë të pasura kryesisht me potas dhe mesatarisht me azot dhe fosfor. Tokat janë të tipit “të hirta, kafe livadhore “dhe “livadhore të hirta kafe“.

Klima dhe Ekonomia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo zonë ka kushte të përshtatshme klimatiko-toksore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, veçanërisht të drithërave të bukës, duhanit, perimeve, hardhisë dhe pemëve frutore, por në këtë zonë ka një zhvillim edhe blegtoria. Një ndihmesë për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë ka dhënë dhe Shoqata e Kursimeve të Kreditit, Belsh. Në shumë qytete të vendit ka filluar subvencionimi në sektorin e bujqësisë, por në Belsh nuk ka ndodhur akoma ky fenomen, gjë që inkurajon më shumë që fermerët të bëjnë një zgjerim dhe zhvillimin në sektorin e bujqësisë dhe kjo do të bëjë që të rritet numri i të vetëpunësuarve dhe do të ulet numri i emigrantëve. Për pasojë, do të rritet niveli ekonomik i zonës.

Në Bashkinë e Belshit ndodhen edhe resurse të tjera përveç bujqësisë dhe blegtorisë, si ato të minierave dhe gazit. Në këtë zonë kanë funksionuar dy miniera karriere, si ajo e Trojësit dhe e Gradishtit, të cilat shfrytëzohet nga fabrika e çimentos, Elbasan.

Në këtë zonë janë bërë studime dhe shpime në të gjitha zonën e Dumresë dhe me të dhëna premtuese, ku sot funksionojnë puse dhe vazhdojnë të nxjerrin naftë. Këto studime dhe shpime janë bërë nga shoqëria italiane AIPA.

Në zbutjen e papunësisë, në këtë zonë kanë pasur ndikimin edhe liqenet në shfrytëzimin e peshkimit. Në këto liqene rritet peshk i ndryshëm si : trofta, krapi natyror, krapi i kultivuar, ballgjëri, amuri edhe ngjala si specie endogjene.

Përveç këtyre resurseve, në Bashkinë e Belshit ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 125 subjekte private si : kafene, restorante, industriale, pika karburanti, ushqimore, shërbime, klinika dhe farmaci, firma ndërtimi si dhe organizata jo fitimprurëse.

Qendra e Belshit

Shërbimi shëndetësor në këtë zonë ka fillime të hershme, që në vitin 1937. Në vitin 68-69 filluan punimet për ndërtimin e spitalit të ri, që është sot dhe përfundoi së rregulluari në vitin 1971, ku fillon të funksionojë si i tillë për zonën.

Çdo fshat ka infermiere, të cilat ndjekin detyrat e tyre, por në shumë fshatra nuk ka ambiente për injeksione për pacientët dhe shumë infermierë kanë kthyer shtëpitë e tyre në mikroambulanca, gjë që vështirëson këtë shërbim në këto fshatra. Në Belsh, pranë qendrës shëndetësore ka 3 farmaci dhe 3 klinika dentare private që shërbejnë për banorët.

Zona e Belshit është një zonë arsimdashëse, mësimet në gjuhën shqipe kanë zanafillën e tyre që në fillim të viteve 1920-23 dhe një rol të rëndësishëm në hapjen e parë të shkollës shqipe në Belsh ka luajtur “Kongresi Arsimor”, ku dha një mbështetje të plotë në hapjen e shkollës, pasi bëri dhe mbështetjen e kësaj shkolle me stafin e duhur. Shkollat që numërohen në Bashkinë e Belshit janë 8, nga të cilat 7 janë 9 vjeçare dhe një e mesme e përgjithshme. Nga këto shkolla kanë filluar studimet e larta një numër i madh nxënësish, që sot punojnë në sektorë të ndryshme dhe japin një kontribut të madh në zhvillimin e zonës.

Kultura e Belshit është e lashtë dhe e pasur sa dhe vetë historia e këtij qyteti. Ajo ka këngët dhe vallet e saj karakteristike, këngët e Belshit këndohen me iso polifonike. Ato shpesh shoqërohen dhe me valle, e cila është e veçanta e kësaj zone. Emër dhe gjallëri kulturës së Belshit i ka dhënë Ansambli Folklorik, i cili ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike kombëtare të organizuara në Gjirokastër, ku ka marrë edhe çmime si dhe ka marrë pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar në Toskana të Italisë, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Zona ka dhe veshjet e saj karakteristike, të cilat janë 5 kostume që prodhohen në mënyrë artizanale në Belsh nje nga familjet me te mëdha është familja Hysa.

Belshi ka edhe një shtëpi kulture model për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, duke filluar nga dita e verës, që për zonën e Elbasanit është një traditë dhe shumë festave të tjera, por mungon ambienti i një kinemaje, pasi do të ishte një sukses për vetë jetën e këtij qyteti të vogël dhe madhështor, për nga ana e kulturës dhe traditës që e ruajnë me aq kënaqësi dhe po e kalojnë tek brezat e ardhshëm njerëz të njohur për këtë zonë si : Qemal Fejzo, Petref Hysa dhe Shefqet Tafani.

Dhe kjo intervistë finalizohet me thënien e kryetarit të bashkisë “Folëm më shumë për jetën kulturore dhe historikun e Belshit, për shkak të mosinvestimeve të shumta.”