Bogovina
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Bogovinë | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 6.328 |
{{{postal_code_type}}} | 1220 |
Targat | TE |
Faqja zyrtare | komunabogovine.gov.mk |
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bogovina shtrihet në pjesën jugperëndimore të Pollogut të Poshtëm. Vendbanimi konsiderohet qendër komunale, ku është e vendosur selia e po të njëjtës komunë. Komuna e Bogovinës ka një shtrirje fushore me një lartësi mbidetare prej 550 metrash. Nga qendra e Tetovës Bogovina është larg afërsisht 12 kilometra. Ngastra e saj përfshin një sipërfaqe prej 11 km². Në të mbizotëron një tokë e punueshme, me një siperfaqe prej 838,4 hektarë, kullotave u takojnë 39,8 hektarë, ndërsa pyjeve 99,1 hektarë. Nga ana e lindjes kufizohet me fshatin Zherovjan, ne perëndim me fshatin Sellce, ne veri me fshatin Siniçan dhe ne jug me fshatin Pirok. Territori i fshatit kufizohet me me territorin e këtyre fshatrave : ne veri me Kamjanin dhe Sellarcen, ne lindje Zherovjanin dhe një pjese me Tenovën dhe me Radiovcën, ne jug me Pirokun dhe ne perëndim me territorin e fshatit Rakovec.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati kishte gjithsej 6328 banorë[1]. Grupet etnike në fshat përfshijnë:[1]
Shqiptarët 6273
Romët 5
Të tjerët 49
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dritën e emrave ku përmendet Bogovina nga dëshmitë e shekullit XV më 1467/68: Arbana /Arbanash/Arnaut - emri etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periudhë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme antroponomike, partonomike, etnonimike dhe toponimike. Ky emër, të cilin e ndeshim edhe me variacionet: Arbanash, Arbina, Arnaut, Arnavud, Arnavid dhe Olbanash, përveç atyre Arbanas e Arbanash, madje del me një vlerë më të madhe përdorimi nga të gjithë emrat e tjerë etnikë që i ndeshim në mesjetë në këtë trevë, krahaso ato grk, vlag, bolgarin, bugarin, srbin, ermen, kuman, german etj. Një shfaqje më të hapur ka sidomos në rethinën e Manastirit, të Velesit, të Shkupit, të Tetovës, të Kërçovës, të Mariovës, të Follorinës (Maqedonia egjejane) e tjerë, por nuk është pa një përhapje të vogël as edhe në rrethinat e tjera gjeografike të Maqedonisë, që dëshmon kjo për karakterin e ngulët të elementit shqiptar në lakadredha gjeografike. Këtu më poshtë do të zgjedhim një varg emrash personal në bashkëvajtje me emra kryefamiljarësh, te të cilat përmbahet termi etnik Arbanas si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit) dhe si element atributiv i përkatësisë etnike, të nxjerrë nga defterët e regjistrimeve turke-osmane të shekullit XV. Nga shembujt e këtille antroponomik po veçojmë këtë fond emrash vetjak sipas krahinave të ndryshme gjeografike. Nahija e Manastirit, Nahija dhe Vilajeti i Tetovës, Vilajeti i Shkupit, Nahija e Kërçovës, Vilajeti i Rekës së Dibrës, Vilajeti i i Velesit (Qypërlisë) , Nahija e Follorinës (Maqedonia egjejane) ./shih më hollësisht nga prof.dr.Qemal Murati: "Dëshmitë onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni"-Shtëpia botuese "Fan Noli"-Tiranë, 1993 në faqet 87, 88 dhe 94 hasim të shënuar Gon Arnaud/ TD 294/, Dola/Dula/Arnaut/TD 294 , Gon Arbanas/fsh, Bogovi, Ponorishte TD 358, Gon Arbanas/ NT TD 305 /[2] ku edhe hasim si lokalitet Bogovi dhe Ponorisht. Duhet përmendur se në këtë fshat përmendet Kisha e lashtë që nuk dihet se prej kur daton edhe pse supozohet se rrënjët i ka mjaft të hershme, e cila ka shërbyer për banorët e fshatrave përreth siç janë: Sellarca e Epërme, Dërniku(sot Pallçishti I poshtëm),Kamjani e fshatra tjerë /shih më tepër Jovan Trifunofskit në veprën "Pollog" Beograd-1976 në faqen 399, i cili tenton që ta fsheh këtë argument ngase të parët e kësaj treve i kanë shfrytëzuar objektet e tilla fetare, me çka si nëpër të gjitha fshatërat mohon vazhdimësinë historike të shqiptarëve autokton. Edhe ky antishqiptar ndër të tjera në heshtje e përmend faktin se "Edhe popullsia e pollogut në periudhën parahistorike pa dyshim ka qenë lire" që është dëshmi se në çdo rast ne mund të provojmë se shqiptarët u kanë paraprirë (proceduar) sllavëve dhe kurrë e kundërta, edhe pse argumentet dhe faktet historike janë të padiskutueshme për autoktoninë shqiptare/ të cilët e kanë vizituar këtë kishë njëherë në vit, që sipas meje ka të bëjë me Kishën e Shën Dhimitrit (që në popull ende e hasim si Shën Mejtri dhe se festohet njëherë në vit në muajin dhjetor që për këtë janë dëshmi darkat solemne që shtrohen për hir të këtij shenjtori, ku nëpër tryeza deri vonë-vonë në fshatrat e trevës së Pollogut janë zier eshtrat e këmbëve të "gulerëve" me byrjan prej bunguri që viti të jetë i begatshëm... studim i pabotuar "Takimi me shekuj" Ismet J.Krosi). Lokaliteti i kësaj kishe gjendet buzë lumit të fshatit dhe atë në lagjen që u thonë PREJFTE(POPÇE), që siç kam kuptuar nga disa persona se prifti i fundit është vrarë më 1862 dhe se ka dëshmi se kush ka qenë ai i cili e ka bërë këtë vepër.
-PONORISHTE apo BOGOVINA daton që nga mesjeta e hershme, ndërsa në histografinëe Perandorisë Osmane haset në vitet : 1452/53 me 47 familje, 10 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1467/68 me 42 familje, 2 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1481/82 haset me 32 familje, më 1544/45 haset me 26 familje 3 të pamartuar dhe 1 vejushë si dhe për herë të parë me 1 familje të fesë islame.
Ky lokalitet përmendet në histografi që në shekullin e XV gjegjësisht në histografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollog të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Bogovinë përmendet se ka pasur 47 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanovic " Krajista Isa-Beg is'hakovica zbirni katastarski popis iz 1455 " na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/ Ndërsa në defterin nr.4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 42 familje .
Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si TD 358 Gon Arbanasi-fsh. Bogovi ose Ponorisht// TD III Petru Arnaut-fshati Bogovinë/. NT TD 312 Gon Arbanas- fshati Bogovi, e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat.
Emri Bogovinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bogovina-ë, është kompozitë morfologjike nga Bogo+VIno si Borgo-Vino pasiqë është një kodër (borg) , pra Kodra e Verës. Vino është në gjuhën latine. Fshatrat që kanë qenë të vendosur në kodra, përveç rrushit (venesë nuk ka pasur tjetër gjë për të mbijetuar pasiqë Pollogu ka qenë liqen, moçale deri sa romakët fillojnë me teknikën e tharrjes së tokës - kanaleve.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Macedonian Census (2002), Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, The State Statistical Office, Skopje, 2002, p. 72.
- ^ Murati, Qemal (1993). Dëshmitë onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni. Tirana, Albania: "Fan Noli"-Tirana. fq. 87, 88, 94.
Selia: Bogovina dhe vendbanimet: Jellovjani | Kamjani | Novaqi | Novosella | Pallçishti i Epërm | Pallçishti i Poshtëm | Piroku | Rakoveci | Sellarca e Epërme | Selca e Keqe | Siniçani | Urviçi | Zherovjani