Jump to content

Sellarca e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sellarcë e Epërme
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.776
{{{postal_code_type}}}
1213
TargatTE

Sellarcë e Epërme është fshat shqiptar që shtrihet në komunën e Bogovinës, në Maqedoni.

Ky fshat shtrihet nën rëzën e malit Sharr, afër autostradës Tetovë-Gostivar.Sellarca e Epërmë numron 400 shtëpi dhe ka afro 2000 banor,të gjithë me përkatësi shqiptarë-musliman. Shumica e banorëve janë gurbetqinj - në emigrim,në vendet e ndryshme të europës perendimore, kurse edhe nji numër i konsiderueshëm po miret me bujqësi. Fshati edhe pse jo aq i pasur,e posedon xhamin e re, shkollën e re, ambulancën e re dhe ujë sjellsin e vet, të gjitha këto objekte janë ndërtuar dhe regulluar me kontributin e vet fshatarëve.



Sellarca e Epërme në historiografi haset që në shekullin e XV dhe atë; SEDLLARCA e EPËRME dhe e POSHTME, fshatra të krishtera në jug të Tetovës ne Nahijen e Kallkendeles. Në regjistrimet e shekullit XV janë të regjistruara dy fshatra me emrin Sellarcë në Nahijen e Kallkendeles, qe nuk është theskuar se a ështeë fjala për atë të Epërmen ose të Poshtmen. Për këtë asrye të dhënat në këtë shekull nuk janë të ndara. Në vitet 1452/53 ka pasur 42 familje dhe 4 beqarë, në vitet 1467/68 ka pasur 63 familje, 4 beqarë dhe 4 vejushe, në vitet 1481/82 ka pasur 77 familje, 1 vejushë dhe për herë te parë haste 1 familje e fesë islame. Ndërsa në shekullin e XVI përkatësisht në vitet; 1544/45 është registruar Sellarca e Madhe me 23 familje të krishterë dhe 2 vejushe, kurse Sellarca e Vogël ka pasur 3 familje te krishterë dhe 1 beqar. Këta dy lokalitete hasen edhe në vitet 1568/69 ku Sellarca e Madhe ka pasur 14 familje te krishterë si dhe 6 të pamartuar (beqarë) si dhe 1 familje te fesë islame, kurse Sellarca e Vogël (me siguri është fjala për Sellarcën e Epërme – verëjtja ime I.J. Krosi) ka pasur vetëm 1 familje të krishterë. Historisë së fshatit Sellarcë e Epërme mund t’ia shtoj edhe të dhënat e një studimi ku thuhet:“ … Në vitin 1545 janë të regjistruar 55 vendbanime myslimane bashkë me qytetin e Tetovës. Fshtra me më shumë mysliman janë të regjistruara; Bërvenica (edhe me emër tjetër Pribilci) me 17 familje myslimane, Vrapçishti me 15 familje myslimanësh, Pallçishti i Poshtëm me 14 familje myslimanësh, Reçica me 13 familje myslimanësh, Zherovjani me 11 familje myslimanësh. Do të thotë në vitin 1568 është rritur numri nga 55 vendbanime në 69 me popullatë të përzier të krishterë dhe islam.

Deri në vitin 1568 nuk haset vendbanimi vetëm me popullatë islame, kurse i vetmi fshat në të cilin jan regjistruar vetëm mysliman ne vitin 1568, është fshati Sellarcë e Epermë që ka pasur edhe emrin e dytë KADI. Numri i myslimanëve të regjistruar në këtë fshat ka qenë 13 familje dhe 1 i pamartuar. Ndërsa në vitin 1545 në këtë fshat janë të regjistruar 15 familje prej të cilëve 8 janë të krishterë dhe 7 të fesë islame…“ / shih më hollësisht „TETOVO I TETOVSKO NIZ ISTORIJATA“ Kniga I, 1982, Tetovo, faqe 124/. Pra Sellarca e Epërme në vitin 1568/69 haset me 15 familje përkatësisht të gjithë të fesë islame.