Jump to content

Kamjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kamjan
Fshat
Flamuri i Kamjan
Popullsia
 • Gjithsej4.834
{{{postal_code_type}}}
1221
TargatTE

Kamjani eshtë fshat qe ka diku rreth 5500 banorë.

Në këtë rajon sundon klimë e mesme kontinentale gjegjësisht me shumë ditë me diell gjatë vitit. Ka verëra të ngrohta dhe pjesërisht me lagështi, dimra të ftohtë dhe me borë, kurse pranvera dhe vjeshta janë me shira të shpeshtë.Pasi që është e rrethuar nga të gjitha anët me male dhe si pasojë e paraqitjes së rrymave të ngrohta dhe të ftohta të ajrit, në fushën e Pollogut vjen deri te paraqitja e procesit të inverzionit. Mjegullat në Pollog paraqiten më së shpeshti kah fundi i vjeshtës si dhe në muajn shkurt dhe mars. Sasia mesatare e të rreshurave vjetore arrinë 757,8 l/m3. Lagështia relative mesatare është 72 %, me vlera dimërore 82,5 dhe verore prej 62,4.

Nga viti 1996 dhe deri në vitin 2004 Kamjani ka qenë qendër e Komunës së Kamjanit.



Fshati Kamjan i takon grupit të vendbanimeve që shtrihen në rrëzë të malit Sharr, në Pollogun e Poshtëm, në veriperendim të Maqedonisë. Ka drejtim të shtrirjes lindje-perëndim dhe ndodhet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës. Hapsira e Kamjanit shtrihet në anën e majtë të lumit Vardar. Ajo kufizohet me Komunët e: Tetovës, Shipkovicës, Bogovinës dhe Bervenicës. Përmes territorit fshatiti Kamjan kalon autostrada kryesore Shkup - Tetovë - Gostivar, si dhe paralelisht me të kalon edhe rruga rajonale e cila i lidh komunat dhe vendbanimet që shtrihen përgjat malit Sharr.