Nazif Cungu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nazif Cungu
Nazif Cungu.jpg
Kryetar i Forcës së Re Demokratike
22 tetor 2005 – në detyrë
Paraardhësi: s'ka
Kryetar i Komunës së Ulqinit
28 shtator 2011 – 24 shkurt 2014
Paraardhësi: Gëzim Hajdinaga
Pasardhësi: Fatmir Gjeka
Kryetar i Komunës së Ulqinit
21 mars 2016 – në detyrë
Paraardhësi: Fatmir Gjeka
Të dhënat personale
Lindi më: 13 maj 1958
Lindi në: Ulqin, RSF Jugosllavi (sot Mali i Zi)
Kombësia: Shqiptar
Shtetësia: Malazeze
Profesioni: Biznesmen, Politikan
Partia politike:
Feja: Mysliman


Nazif Cungu është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Mali i Zi, kryetar i Forcës së Re Demokratike. Nga viti 2011 deri në vitin 2014 ishte Kryetar i Komunës së Ulqinit, post në të cilin u rizgjodh më 21 mars 2016.[1]

Jeta dhe arsimi[redakto | përpunoni burim]

Ka lindur më 13 maj 1958 në Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi), ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i ka kryer në Fakultetin e turizmit dhe tregtisë së jashtme në Universitetin e Dubrovnikut, ku ka diplomuar në vitin 1980.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Përveç gjuhës shqipe dhe serbokroate, flet gjuhën gjermane dhe angleze.

Veprimtaria[redakto | përpunoni burim]

Kuvendin e Komunës së Ulqinit ka punuar si Sekretar për ekonomi, buxhet dhe financa nga viti 1983 deri në vitin 1987. Në ndërmarrjen hoteliere-turistike "Riviera e Ulqinit" nga viti 1987 deri në vitin 1991 punoi si drejtor komercial. Në vitet 1991–1993 ka jetuar dhe punuar në Zvicër. Pas kthimit nga Zvicra nga viti 1993 deri në vitin 1997 ka punuar si udhëheqës i marketingut në kompaninë "Primus" në Ulqin. Në vitin 1997 ka themeluar kompaninë e vet "Cungu & Co", e cila punëson më shumë se 100 puntorë.[2]

Është një ndër themeluesit e organizatës humanitare "Drita", shoqatës kulturoro-artistike "Zana", Shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit si dhe i "Montenegro Biznis Alijanse" në Podgoricë. Gjithashtu është një ndër themeluesit e "Ulqin Biznis Asociacioni" me më shumë se 200 biznesmenë të antëarsuar. Nazif Cungu është një ndër themeluesit e Klubit të Tenisit "Bellevue".[2]

Veprimtaria politike[redakto | përpunoni burim]

Në vitet 1996–2002 ka ushtruar detyrën e Presidentit të Klubit të këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, nga i cili është larguar për shkak të disa devijimeve të partisë. Në vitin 2005 ishte bashkë-themelues i Forcës së Re Demokratike, ku aktualisht vepron si kryetar i saj.

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]


Titujt
Parardhësi 
Gëzim Hajdinaga
 Kryetar i Ulqinit 
2011–2014
Pasardhësi 
Fatmir Gjeka
Parardhësi 
Fatmir Gjeka
 Kryetar i Ulqinit 
2016–sot
Pasardhësi 
në detyrë