Fatmir Gjeka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Fatmir Gjeka
Fatmir gjeka.jpg
Kryetar i Partisë Demokratike
24 dhjetor 2011 – në detyrë
Paraardhësi: s'ka
Kryetar i Komunës së Ulqinit
24 shkurt 2014 – në detyrë
Paraardhësi: Nazif Cungu
Të dhënat personale
Lindi më: 17 prill 1975
Lindi në: Tivar, RSF Jugosllavi (sot Mali i Zi)
Kombësia: Shqiptar
Shtetësia: Malazeze
Profesioni: Ekonomist, Politikan
Shkolla e kryer: Universiteti "Luigj Gurakuqi"
Partia politike:
Feja: Mysliman


Fatmir Gjeka (lindur më 17 prill 1975) është politikan shqiptar nga Mali i Zi, kryetar i Komunës së Ulqinit dhe kryetar i Partisë Demokratike.[1]

Jeta dhe arsimi[redakto | përpunoni burim]

Ka lindur më 17 prill 1975 në Tivar, Jugosllavi. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Studimet e larta për administrim–biznes i ka kryer në Fakulteti Ekonomik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër në vitin 1997. Gjatë periudhës 2005–2007 ka ndjekur studimet pasuniversitare në degën ekonomia sipërmarrëse pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.

Veprimtaria politike[redakto | përpunoni burim]

Në periudhën kohore 2002–2011 ka ushtruar detyrën e sekretarit të Sekretariatit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Ulqinit. Ka qenë anëtar i Komisionit për finacimin e qeverisjes lokale dhe kryetar i këtij komisioni në një mandat. Në nëntor të vitit 2011 u zgjodh drejtor i Ndërmarrjes Komunale Publike të Ulqinit.

Në Kuvendin themelues të Partisë Demokratike, të mbajtur më 24 dhjetor 2011, u zgjodh kryetar i kësaj partie. Si përfaqësues i Kolaicionit Shqiptar (Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi) u zgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 tetor 2012. Si deputet, ka qenë kryetar i Klubit të Deputetëve të Partive Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale të Malit të Zi.

Fatmir Gjeka u zgjodh si Kryetar i Komunës së Ulqinit më 24 shkurt 2014, si kandidat i Koalicionit "Bashkë për të ardhmen e Ulqinit", Forcës së Re Demokratike dhe Malit të Zi Pozitiv[2] dhe shërbeu në këtë detyrë deri me datën 21 mars 2016.

Me datë 27 qershor 2018 zgjidhet si kryetar i organizatës turistike të Ulqinit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë.[3]

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]


Titujt
Parardhësi 
Nazif Cungu
 Kryetar i Ulqinit 
2014–2016
Pasardhësi 
Nazif Cungu