Kupa e Ballkanit
Kupa e Ballkanit ishte një turne ndërkombëtar i futbollit nga viti 1929 deri në vitin 1980 nga shtetet e rajonit të Ballkanit.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në edicionin e parë morën pjesë Rumania, Greqia, Jugosllavia dhe Bullgaria dhe u luajt gjatë tri viteve nga viti 1929 deri më 1931.[1] Të gjitha ekipet luajtën me njëra-tjetrën dy ndeshje, në shtëpi dhe si mysafirë, dhe fitonin 2 pikë për fitore dhe 1 pikë për barazim, dhe rënditja përfundimtare e përcaktonte fituesin. Rumania e fitoj titullin e parë me një ndeshje të mbetur duke e mposhtur Jugosllavinë 4–2.
Në edicionet e ardhshme sistemi pësoj disa ndryshime, me ekipe që luanin ndërmjet tyre vetëm një ndeshje, dhe në vend të tre viteve turneu u shkurtua në vetëm një javë. Nga viti 1932 deri 1936 kompeticioni u luajt çdo vit me të njëjtat katër ekipe deri në fillimin e Luftës së dytë botërore.
Lista e fituesëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: Lidhja