Banksy
Banksy është një artist anglez anonim në fushën e graffiti-t, aktivist politik dhe drejtor filmash. Veprat e tij janë plot me komente politike dhe elemente sociale dhe janë paraqitur në rrugë, mure, dhe ura të qyteteve në të gjithë botën.[1] Banksy u zhvillua si artist gradualisht nga e ashtuquajtura skena e Bristol, ku artisë nga zhanre të ndryshme bashkëpunojnë mes artistëve dhe muzikantëve. Vëzhguesit kanë vënë në dukje se stili i tij është i ngjashëm me Blek le Rat, i cili filloi të punojë me teknikën stencil në vitin 1981 në Paris. Banksy ka deklaruar se ai ishte i frymëzuar nga "3D", një artist grafiti i cili më vonë u bë anëtar themelues i Massive Attack, një grup muzikor nga qyteti Britanik Bristol.[2] Ekzistojnë gjithashtu spekulime se artisti zviceran Maître de Casson mund të jetë Banksy[3]. Maître de Casson e mohon këtë në faqen e tij të internetit[4].
Exit Through the Gift Shop
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]'Exit Through the Gift Shop: A Film Banksy' është një film nga Banksy që tregon historinë e Thierry Guetta, një emigrant francez në Los Angeles, dhe obsesionin e tij me artin e rrugës (street art).[5] Gjatë dokumentarit pamja dhe zëri i Banksy-t janë jo të qarta për të ruajtur anonimitetin e tij. Filmi kishte premierë në Festivalin e Filmit Sundance 2010 më 24 janar 2010. Muzika e dokumentarit është nga Geoff Barrow dhe përfshin këngën e Richard Hawley "Tonight the streets are ours". Filmi është nominuar për çmimin Oskar për filmin më të mirë dokumentar.[6]
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2014, Banksy u vlerësua me cmimin 'Personi i Vitit' në vitin 2014 në Webby Awards.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2016. Marrë më 12 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2012. Marrë më 12 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "trendkraft.io".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [www.maitredecasson.com/Banksy.php "Maitre de Casson website"].
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!) - ^ http://www.imdb.com/title/tt1587707/
- ^ http://www.washingtonpost.com/wp-srv/artsandliving/entertainmentnews/academy-awards-2011/nominations.html
- ^ http://webbyawards.com/winners/2014/special-achievement/webby-person-of-the-year/banksy/