Jump to content

Bardhyl Musai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bardhyl Musai (1955, Lushnje) është profesor universitar shqiptar, ekspert i arsimit dhe ish rektor i Universitetit të Elbasanit. [1]

Bardhyl Musai lindi në Lushnje. Studioi për matematikë dhe fizikë në Universitetin e Elbasanit dhe kreu kursin pasuniversitar për psikologji e pedagogji në Universitetin e Tiranës, ku edhe doktoroi. Për qëllime specializimi qëndroi në Universitetin Swansea, Uells, në Universitetin e Hapur Milton Keynes, në Angli dhe në Universitetin e Edinburgut, Skoci. Ishte mësues, drejtor shkolle, këshilltar dhe inspektor arsimi, profesor dhe përgjegjës i departamentit të psikologjisë dhe edukimit e më pas edhe rektor i Universitetit të Elbasanit. Është profesor në Universitetin e Tiranës dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës së Arsimit Demokratik në Tiranë. Mbajti mësim edhe në Universitetin e Prishtinës, Tetovës, Korçës, Pogradecit etj. Ishte edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, kryetar i Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe i Këshillit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Ekspertiza e tij në fushën e arsimit ka të bëjë me përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve, me drejtimin dhe administrimin e arsimit, me politikat arsimore, në nivelin parauniversitar dhe universitar. Ka drejtuar disa projekte me karakter kombëtar e rajonal. Botoi një sërë studimesh dhe artikuj me karakter hulumtues e profesional, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. [2] [3]

  • "Metodologjia e mësimdhënies" (2003),
  • "Mjeshtritë themelore të mësimdhënies" (1996),
  • "Psikologji edukimi" (1999),
  • "Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues",
  • "Si të shkruajmë ese" (2004),
  • "Arsimi në demokracinë e brishtë" (2020)
  1. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor Enciklopedik i Edukimit [Encyclopedic Dictionary of Education]. Vëll. 2. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 1034.
  2. ^ https://csl.edu.al/trainers/bardhyl-musai/
  3. ^ https://bukinist.al/sq/3126_bardhyl-musai