Jump to content

Bavaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri zyrtar
Flamuri shtetëror Emblema
Statistika
Kryeqyteti: Mynihu
Hapësira: 70.549,44 km²
Banorë: 12.483.000 (31 gusht 2006)
Dendësija e popullsisë: 177 banorë për km²
Web-faqja: bayern.de
ISO 3166-2: DE-BY
Politika
Kryeministri: Markus Söder (CSU)
Partia në pushtet: CSU
Harta

Bavaria ose Bajern (gjermanisht: Bayern) është Shtet i Lirë në jug të Gjermanisë Federale[1] që zë një hapësirë prej 70 554km2 dhe në të cilin jetojnë rreth 11,77 milion banorë. Për kryeqytet ka Mynihun, dhe administrohet në 7 rrethe : Bavaria e epërme, Bavaria e ultë, Palatinati i epërm, Frankëria e epërme, Frankëria e ultë, Frankëria e mesme dhe Shvabeni.

Bavaria për nga sipërfaqja është njësia më e madhe në Federatën Gjermane, kurse për nga numri i banorëve rradhitet në vendin e dytë pas Nordrhein-Westfalen. Vendet fqinjë janë Baden-Württemberg, Hessen, Thüringensi, dhe Sachsen, në jug Bajerni kufizohet me Austrinë, përmes liqenit Bodensee me Zvicrën, dhe në lindje me Republikën Çeke.

Futbolli është sporti më i përhapur por të zhvilluar kemi dhe sportet e basketbollit, hokejit, tenisit, vollejbolllit etj. Skuadra më e njohur është Bajerni i Mynihut(gjer. Bayern München, ang. Bayern Munich). Kjo skuadër është më e suksesshmja ne Gjermani. Ajo ka fituar 25 herë titullin kampion të Gjermanisë (rekord), 5 herë UEFA Champions League (rekord për skuadrat gjermane), 18 kupa gjermane(DFB Pokal), 8 kupa lige(DFB Ligapokal), 1 superkupë evropiane për klube, 1 kupë bote për klube etj. Skuadra të tjera të njohura janë dhe Augsburg, Nuremberg(gjer. Nürnberg), 1860 Mynih (gjer. 1860 München).

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ DER BROCK HAUS - IN EINEM BAND 9. AUFLAGE, LEIPZI 2000 BUCH-NR. 07048 2