Jump to content

Bazuka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bazooka)
Në ushtar amerikan me Bazooka M1.

Bazuka (ang. Bazooka) është armë zjarri reaktive, që përbëhet prej një gypi (të cilën luftëtari e mbështet në supë) dhe që përdoret zakonisht kundër tankeve, autoblindave dhe bunkerave.

Bazuka, për të parën herë është përdorur nga amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Arma u shpik nga fizikani dhe inovatori amerikan Robert Goddard për ushtrinë amerikane si një armë e lëvizshme anti-tank. Goddardi e ka zhvilluar sistemin gjatë Luftës së Parë Botërore, gjëgjsisht vitit 1918, në të cilën mori pjesë edhe Clarence Hickman, megjithatë, për shkak të përfundimit të luftës, arma e tyre nuk ishte futur në përdorim operacional.

Zhvillimi i predhave kumulative filloi gjatë hulumtimeve të fizikantit amerikan Charles Edward Munroe në vitin 1880. Kjo zbulim revolucionare do të bëhet objekt studimi për 50 vitet në vazhdim. Më vonë në periudhën midis dy luftërave, amerikanët kanë zhvilluar armë anti-tank në formë të granatave të dorës dhe granata që janë shtënë nga pushkat M1903 Springfield, M1 Garand, etj. Ky sistem u fut në përdorim operacional në vitin 1942, me modifikimet e Edward Uhl i cili paraqiti granatën kumulative.

Për herë të parë bazukat janë përdorur në Operacionin Pishtari (ang. Operation Torch) gjatë zbarkimit të forcave aleate në Afrikën Veriore, por gjenerali Dwight D. Eisenhower ishte u zhgënjyer për shkak të papërvojës së ushtarëve për përdorimin e këtyre armëve.

M20 Super Bazooka.
  • Gjatësia e grykës: 1370 mm
  • Kalibri: 57 mm
  • Pesha: 5.9 kg
  • Shtrirja vepruese: 140 m
  • Shtrirja maksimale: 370 m
  • Ekuipazhi: 2 ushtarë
  • Gjatësia e grykës: 1370 mm
  • Kalibri: 57 mm
  • Pesha: 5.8 kg
  • Shtrirja vepruese: 140 m
  • Shtrirja maksimale: 370 m
  • Ekuipazhi: 2 ushtarë

M9/M9A1 "Bazooka"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gjatësia e grykës: 1550 mm
  • Kalibri: 57 mm
  • Pesha: 6.5 kg
  • Shtrirja vepruese: 110 m
  • Shtrirja maksimale: 460 m
  • Ekuipazhi: 2 ushtarë

M20 "Super Bazooka"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gjatësia e grykës: 1524 mm
  • Kalibri: 90 mm
  • Pesha: 5.9 kg
  • Shtrirja vepruese: 180 m
  • Shtrirja maksimale: 913 m
  • Ekuipazhi: 2 ushtarë