Behajdin Allaqi
Behajdin Allaqi (ka lindur më 7 prill 1963 në Prizren - i zhdukur nga 11 Qeshori i vitit 1998) ishte veprimtar dhe intelektual Shqiptar i çështjes kombëtare gjatë viteve të 80-dhjeta dhe 90-dhjeta, dhe i cili së bashku me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë ishin udhëheqësit e lëvizjes ilegale për çlirim që njihej me emrin Lëvizja për Republikën e Kosovës Behajdin Allaqi ka qenë edhe pjestar i UÇK-së ku dhe morri pjesë në Luftën e Kosovës ku dhe zhduket në mënyrë shumë misterioze
Më 17 shkurt 2015 figura e Behajdin Allaqit dekorohet me urdhërin Hero i Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga[1][2]
Biografi e shkurtër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Behajdini lindi në Prizren në një familje të shquar me tradita atdhetare, shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në vendin e tij të lindjes, si djalosh i ri në shkollën e mesme revoltohet gjithnjë e më shumë nga padrejtësit e regjimit serb që po i bëheshin popullatës shqipëtare gjatë vitve 80' , gjendja e vështirë e shqiptarëve të Kosovë e shtyn që në vitin 1981 të merr pjesë në demostrata dule shkruar parrulla Kosova Republike në qytet dhe në fshatërat e Prizrenit, për këtë veprim arrestohet nga angjentet e UDB-s por në mungesë të provave lihet i lirë nën vëzhgim.
Po në vitin 1981 Behajdini regjistron Fakultetin Filizofik - Dega për Filozofi në Universitetin e Prishtinës të cilat i përfundon me sukses në vitin 1986 me nota të larta. Pas studimeve Behajdini lidhet me lëvizjen ilegale për çlirimin e Kosovës, ai takohet me shumë personazhe të njohura si Fazli Veliu i cili ishte edhe udhëheqës i LPK-s në Zvicër në atë kohë.
Në vitin 1986 Behajdin Allaqi punësohet si profesor i sociologjisë në Gjimnazin e Prizrenit ku së bashku me profesor Xhemajli Berishën angazhohet në veprimtari në lëvizjen për çlirimin e Kosovës dhe pikërisht në këtë kohë ai takohet me studentin dhe veprimtarin e shquar Fadi Vatën qe ishte edhe një nga udhëqesit e LPRK-s në Kosovë dhe Behajdini kyçet në kryesinë e LPRK-s dhe caktohet kryetar i kësaj lëvizje në Prizren dhe pas një konference të LPRK-s ai njoftohet edhe me Afrim Zhitinë, një nga anëtarët më të hershëm të lëvizjes ilegale i cili më pas ra dëshmor heroikisht se bashku me shokun e tij Fahri Fazliun në vitin 1989 ne Prishtinë
Pas vrasjes së Afrim Zhitisë dhe vdekjes në burg të Fadi Vatës e gjithë barra drejtuese LPRK-së bie në supet e profesor Allaqit i cili me ndihmën e shumë njerëzve këtë lëvizje e fuqizon në tërë Kosovën.
Gjatë viteve 1992-1994 ai lidhet edhe me kolosin e çështjes politike Shqiptare Ukshin Hotin ku kishte përkrahur disa ide të Ukshinit të cilat ishin të përbashkëta, Behajdin Allaqi në vitin 1991 kishte theskuar që LPRK të jetë organizate politiko-ushtarak e cila duhet të organizohet si forcë e armatosur.
Në vitin 1993 Behajdin ishte dënuar me 2 vite burg për shkak të bindjeve politike dhe pas lirmit nga burgu në vitin 1996 deri në vitin 1998 punoi në Gjimnazin e Prizrenit por me fillimin e luftës së Kosovës në shkurtin e vitit 1998, Behajdini ishte një ndër të parët që ju bashkangjit celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e pashtrikut ku dhe më 11 qershor te vitit 1998 në afërsi të Drenasit ku ishte së bashku me disa pjesëtar të shtabit të UÇK-s i humb kontaktet dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për të.
Megjithatë sot nuk dihet së në cilin vend ra heroikisht Behajdin Myrteza Allaqi thuhet se personi i fundit qe ka qenë me të ka qenë Presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi, sot ende varri i tij nuk dihet se ku është.
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://www.youtube.com/watch?v=oDFbWNkmRyc
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 14 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://telegrafi.com/keta-jane-170-te-dekoruarit-nga-jahjaga/