Bekim Jashari
Bekim Jashari | |
---|---|
Kryetari i Skënderajit | |
Në detyrë 22 Tetor 2017 – 30 Nëntor 2021 | |
Paraprirë nga | Sami Lushtaku |
Pasuar nga | Fadil Nura |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 janar 1975 [[Prekaz i Epërm, Kosovë)}} |
Partia politike | Lista e pavarur "Bekim Jashari" (2021–tani) |
Lidhjet e tjera politike | Politikan i pavarur (deri më 2021) |
Bashkëshortja/et | Shehrije Jashari (m. 5 Shtator 1998) |
Fëmijët | 4 |
Prindër(it) |
|
Të afërmit | Adem Jashari (xhaxhai) |
Shkollimi | Universiteti i Prishtinës |
Bekim Jashari (lindur më: 28 Janar 1975) në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt, në një familje me tradita kombëtare dhe me vlera intelektuale, si prijëse të arsimit shqip në Skënderaj. Si fëmiu i parë i çiftit Hamëz dhe Feride, në një familje të madhe, Bekimi u ngroh edhe me dashurinë e gjyshërve dhe axhallarëve. Bekimi është kryetar i Komunës së Skënderajt.
Si nipi i mësuesit Shaban, edukimi ka qenë primar në formimin e Bekimit. Kështu që, shkollimin fillor dhe të mesëm, e mbaroi në Skenderaj me zell dhe përkushtim. Me përfundimin e shkollës së mesme, në vitin 1992 situata politike ishte rënduar skajshmërisht në vendin tonë. Situatë kjo, që nuk e kurseu as Bekimin 18 vjeçar.[1]
Mundësitë e Bekimit për shkollim universitar ishin zbehur dhe qëndrimi i tij në Kosovë si biri i ideologut politik të rezistencës luftarake Hamëz Jashari - paraqiste rrezik. Rrjedhimisht në Korrik te vitit 1993 Bekimi me bekimin e babait Hamëz, mori rrugën e mërgimit.
Bekimi u vendos në Munich të Gjermanisë - te axha Rifat, i cili krahas punës nga e cila varej mirëqenia e familjës në Kosovë, mbi supe mori edhe barrën e kujdestarisë së pasardhësve të tri
degëve: Muratit, Lulëzimit dhe Bekimit, të trungut: Shaban Jashari.
Gjatë qëndrimit në mërgim, Bekimi si biri i Jasharëve ishte i njoftuar në mënyrë sistematike për gjendjen në Kosovë dhe zhvillimet politike e luftarake atje, andaj për Bekimin dhe familjën Jashari, kushtimisht ka qenë e pritshme "Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", që ishte një shkëndijë e lirisë që u nis nga shtëpia e familjës së Bekimit në Mars 1998, dhe u shpërnda në gjithë Kosovën.
Por, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Bekimi nuk u kufizua vetëm me situatën dhe veprimtarinë politike. Ai gjatë tërë qëndrimit të tij në shtetin nikoqir vazhdoi të arsimohet, aftësohet profesionalisht, dhe të punojë me zell në koorporatën më të madhe automobilistike, -Bayerisches Motoren Werke. Padyshim se sinergjia e vlerave intelektuale dhe të punës së familjes, me vlerat e fuqishme të arsimit dhe punës në Gjermani ndikuan shumë në qasjen e Bekimit më vonë gjatë karrierës së tij.
Lufta në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rënia heroike e Familjes Jashari, krahas dhimbjes së madhe, Bekimin e ngarkoi edhe me përgjegjësi të reja për vazhdimin e mbështetjes së luftës për çlirimin e vendit, si dhe mision për ruajtjen e trashëgimisë së Familjes, andaj në Shtator të vitit 1998 kurorëzoi dashurinë me martesë dhe u zotua të transmetojë vlerat e brezave të kaluar të Jasharëve tek brezi i ri i pasardhësve.
Në Prill të 1999, Bekimi nga mërgimi u kthye në Shqipëri ku vizitoi kampet e refugjatëve dhe çlirimtarët e UÇK-së, dhe pas përfundimit të luftës hyri në Kosovë bashkë me bacë Rifatin dhe familjarë tjerë me pritje të UÇK-së.
Kosova e priti Bekimin, dhe Bekimi në mes të dhimbjes për vuajtjet e Kosovës, po ngushëllohej me çlirimin e Kosovës dhe përqafimin e Besartës - motrës së mbijetuar nga beteja e Marsit 1998, e cila gjatë tërë kësaj periudhe qëndroi në Kosovë dhe nuk kishte pasur kontakt me Bekimin.
Nga moment i çlirimit dhe shpresës për një të ardhme, kishte filluar epokë e re për Bekimin dhe familjen e tij, me përgjegjësi të reja - duke u ngritur Familja Jashari në institucion moral për gjithë shqiptarinë. Pas çlirimit të vendit, Bekimi prap u kthye në Gjermani, për të vazhduar punën me qëllim të sigurimit të një mirëqenie për familje, si dhe të marrjes së përvojave dhe praktikave më të mira profesionale për t’u kthyer mëpastaj në Kosovë.
Në vitin 2005 kthehet përfundimisht në Kosovë - aty ku kishte lënë ëndërrat dhe shpresat. Menjëherë filloi studimet e mëtutjeshme deri në ato postdiplomike në fushën e drejtësisë dhe vazhdoi karrierën e tij profesionale me përvojat shumë të vlefshme nga një shtet i zhvilluar si Gjermania.
Më vonë zgjidhet Kryetar i Klubit Futbollistik "Drenica", ku për një vit e gjysmë përmes reformave menaxheriale arriti suksese të jashtëzakonshme.
Bekimi në Korrik të vitit 2008, pas sukseseve menaxheriale për të cilat u dallua, vazhdoi me një përgjegjësi të re si menaxher, duke u zgjedhur Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjatë mandatit të tij, llogaritet që kjo ndërmarrje publike ka performuar nē mënyrën më të mirë ndonjëherë duke arritur rezultate rekorde për atë kohë, si për numër të udhëtarëve, ashtu edhe për dividendë, investime, dhe transferim të plotë të menaxhimit në duar të vendorëve.
Po ashtu, Bekimi gjatë këtij funksioni ka udhëhequr dy procese historike në fushën e menaxhimit të aviacionit:
- koncesionimin e aeroportit me kushte të favorshme në interes të Republikës së Kosovës; dhe,
- krijimin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Nga viti 2015 Bekimi vazhdoi të kaloi nga funksioni i menaxherit në detyrën e ndërmarrësit dhe punëdhënësit direkt në sektorin privat, duke themeluar biznesin e tij, ku instaloi kulturë dhe përvoja perëndimore në menaxhim.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Bekimi ka qenë promotor i përkushtuar i zhvillimeve pozitive duke u bazuar programet e tij në profesionalizëm, planifikim, punë ekipore, llogaridhënie. Dhe këtë qytetarët e Skenderajt e vlerësuan krahas të qenurit i biri i Heroit të Kombit Hamëz Jashari, duke organizuar në muajin Gusht të vitit 2017 peticionin përmes të cilit kërkuan nga Bekimi të kandidojë për Kryetar të Skënderajt.
Duke ndjerë përgjegjësi para atdheut, para familjes, dhe para të ardhmes së Skënderajt, Bekimi iu përgjigj pozitivisht thirrjes së qytetarëve për përfaqësim.
Fushata politike e realizuar dhe fitorja e Bekim Jasharit në Komunën e Skënderajt do të mbetet e papërsëritshme, duke promovuar demokracinë në Skënderaj.
Sot, si Kryetar i Komunës së Skënderajt, Bekimi është i përkushtuar për të mirën publike dhe një qeverisje mbi bazën e parimeve për transparencë dhe llogaridhënie.
Ai vazhdon të jetojë në truallin e të parëve në Prekaz të Poshtëm së bashku me familje.[1]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2012. Marrë më 10 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)