Besa Ademi
Besa Ademi është gjyqtare shqiptare nga Maqedonia Veriut . [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besa lindi më 23 janar 1964 në një familje shqiptare në kryeqytetin e Republikës Socialiste të Maqedonisë, Shkup . Në vitin 1990 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit dhe më 15 dhjetor 1990 filloi punën si praktikant në Gjykatën e Qarkut në Shkup. Ka dhënë provimin e jurisprudencës më 8 prill 1994. Që prej datës 8 shkurt 1994 është bashkëpunëtor në të njëjtën gjykatë. Nga 9 dhjetori 1999 deri më 14 qershor 2004 ka qenë zv/prokuror. Më 15 qershor 2004 zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe punon në departamentin civil. [1]
Më 7 korrik 2009 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë . [1]
Më 12 shkurt 2021, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut e zgjodhi atë për kryetare të Gjykatës Supreme të vendit. [1]