Besnik Fetai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Besnik Fetai (1967, Bogovinë) është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u lind më 5 shkurt 1967 në fshatin Bogovinë të Tetovës. Në vitin 1990 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës . Në vitin 2000 u diplomua me magjistraturë për ekonomi monetare. Nga viti 1992 deri në vitin 1995 ka qenë përgjegjës i kontabilitetit të kompanisë Albulena dhe më pas i Fanit. Nga viti 1997 deri në vitin 1998 ka qenë këshilltar për çështje ekonomike të kryetarit të Komunës së Tetovës . [1] Nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë Ministër i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë .

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Кратка биография