Biçkletat e mençura
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Një bicikletë elektrike, që ndryshe njihet edhe si e-bike, është një bicikletë e cila ka të integruar një motor që përdoret për të asistuar vozitësin. Ka një gamë të gjerë të llojeve të e-bikes, prej atyre që kanë një motor të vogël për asistim të pedaleve të vozitësit, e deri te ato që motori i tyre ka një fuqi më të madhe, e që i afrohen shumë stilit të Mopedit[1]. E-bikes[2] përdorin bateri rimbushëse , ku versionet më të lehta mund të arrinë shpejtësinë prej 25 deri 32 km/h, ndërsa versionet me një fuqi më të madhe arrijnë shpejtësi deri në 45 km/h. Në shumicën e shteteve bazuar në juridiksionin e tyre del që e-bike nuk kategorizohet në mjetet që duhet pajisur me leje dhe dokumentacion për operim (lëvizje) me të.
Histori e shkurter
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 dhjetorë 1895, në Amerikë për herë të parë Ogden Bolton u pajis me patentë për bicikletën që fuqizohet me bateri, motori i të cilës ishte i montuar në rrotën e pasme, i cili nuk kishte shpejtësi: Referencimi i patentës.[3] Dy vite më vonë u projektua bicikleta elektrike me një motor të dyfishuar, i cili ishte I vendosur në qendrën e pedaleve. Rreth 100 vite më vonë ky model u imitua nga Giant Lafree. Prodhimi i bicikletave elektrike prej vitit 1993-2004 u rrit për 35%. Biçikleta e parë malore peshonte rreth 20 kg, kurse tani një biçikletë e tillë peshon rreth 11 kg, kjo tregon për përmirësimet e mëdha që janë bërë në biçikleta.
Biçikletat ne kohen e tashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi i biçikletave vazhdon edhe sot duke u fokusuar më shumë rreth lirimit te peshes, per frena me te mire, numer me te madh te shpejtesive dhe ne amortizim më të mirë në mënyrë që ngarësi të jetë më i rehatshëm gjatë vozitjes. Në përgjithësi biçikletat e garave nuk ndryshuan shumë në konstruksion deri në vitin 1984 përveç disqeve të cilët në fillim ishin shumë të rëndë për shkak se prodhoheshin nga metali i rëndë por më pas për të ulur peshën përdorën drurin e më pas aluminin. Në ditët e sotme më shumë përdoren fibrat e karbonit për shkak se është shumë i lehtë dhe i fortë.Burimi[4]
Bosch e-bike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bosch ka dizajnuar një bicikletë elektrike për ngasje atletike dhe të fuqishme. Paisja e saj dinamike impresionon me përformancën e lartë në cdo terren. Nga terrenet e rrafshta në ato të pjerrëra, nga asfallti në mal. Motori ofron mbeshtetje nga 25 e deri në 45 km/h. Dizajni, pesha dhe përdorshmëria janë ato që e karakterizojnë këtë bicikletë.
Motori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Motori i kësaj biçilkete peshon rreth 4 kg. Ekzistojnë dy modele të kësaj biciklete: Cruise dhe Speed. E para asiston në shpejtësi maksimale deri në 25 km/h, ndërsa lloji I dytë arrinë shpejtësinë deri në 45 km/h
E-Shift
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo bicikletë ka të integruar teknologjinë e-Shift. Kjo teknologji mundëson që bicikleta të bëjë ndërrimin e shpejtësive në mënyrë automatike. Këtu mund të aktivizohet sistemi full-automatic, i cili mundëson që tërë ndërrimin e shpjtësive ta mundëson sistemi, përndryshe mund të bëhet sistemi gjysëm automatik, ku vozitësi e përcakton kohën e ndërrimit me shtypjen e butonit përkatës (+ ose -) dhe pjesën tjetër e kryen e-Shift. Kjo teknologji nuk është bërë vetëm që te mundësohet relaksimin e vozitësit, po kjo është bërë edhe për sigurinë e tij, sepse mund të ndodhë që gjatë nderrimit manual të shpëjtësive te vie deri te aksidentimi.
ProdecoTech Titanio 29er
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Titanio 29er peshon 31.9 Pound (14.4 kg) duke e bwrë një ndër bicikletat elektrike më të lehta në treg, për shkak se është e prodhuar nga Titaniumi. Mund të arrijë shpejtësinë deri në 29 km/h dhe mund të zgjedhni dy lloje të baterisë Panasonic 33V 6 Ah ose 9.3Ah e cila vendoset ne vendin e shishes së ujit. Titanio 29er ka elektromotorin Front Friction 250W i cili të ndihmon të pedalosh, dhe ka frenat me disqe. Kjo biciklete mund te kaloje 30 – 50 km me nje mbushje te baterise, dhe kjo mbushje zgjatë vetëm dy orë në rrymë me tension 33V. Cmimi i Titanio 29er është: 4999 $.
Mercedes-Benz Smart E-Bike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mercedes-Benz Smart[5] E-Bike është një bicikletë elektrike e cila peshon 26.1 kg dhe është e prodhuar nga alumini. Për dallim nga bicikletat tjera elektronike Smart E-Bike e ka baterinë të integruar në kornizën e saj. Motori BionX 250W mund të ndihmoj të pedalosh deri në shpejtësinë 25 km/h, dhe brenda motorit ka të integruar tri shpejtësi, kurse bateria është 8.8 Ah e tipit lithium-ion e cila mund zgjasë 65 km/h - 100 km/h varësisht nga rruga, dhe kohëzgjatja e mbushjes së baterisë është 3-5 orë. Ndryshe nga bicikletat tjera Smart E-Bike në vend të zingjirit për të lidhur pedalet me rrotwn e pasme përdorë një rryp dhëmbëzor nga fibra karboni. Gjithashtu ka një board kompjuter në të cilin mund të zgjedhësh që përmes pedalimit ta mbushësh baterinë, dhe ka një USB hyrje i cili mundëson lidhjen e një smartphone në të dhe ta mbushës baterinë përderisa je duke pedaluar.
VanHawks Valour
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]VanHawks Valour është bicikleta e parë e prodhuar nga fibra të karbonit, dhe peshon 8.1 kg. Kjo bicikletë ka sensora në pjesën e pasme që e njoftojnë ngasësin nëse ndonjë makinë i ofrohet më shumë se 3 metra në këndin e vdekur duke e dridhur timonin. Gjithashtu ka një aplikacion për smartphone i cili lidhet përmes bluetooth me bicikletën dhe të tregon rrugën përmes disa led-dritave në timon në mënyrë që ngasësi të jetë gjithmonë i përqendruar në rruge. VanHawks Valour nuk ka bateri mirëpo furnizimin me energji e merr nga pedalimi.
Bicikleta me Hidrogjen (Hydrobike)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hulumtuesit nga Universiteti i South Wales kanë ndërtuar bicikletën e parë në Australi që mund të udhëtojnë 125 km me vetëm 2 $ hidrogjen mbushje të rezervarit. Kjo bicikletë funksionon nga një qelizë e karburantit me hidrogjen, e cila ju siguron biciklistëve që me ndihmën elektrike të pedalojnë. Kjo ju ndihmon biciklistëve të udhëtojnë në distanca të gjata dhe deri në kodra shumë të larta më lehtë. Teknologjia e bicikletave me hidrogjen dhe karburant është shumë emocionuese, sepse kjo do të thotë që ne mund të kemi furnizimin të pakufizuar dhe të pastër të energjisë për fëmijët tanë. Mënyra se si përdoret dhe si funksionon kjo biciklet është e paraqitur në videon më poshtë ku spjegohet I gjithë funksionimi I kësaj biciklete3. Për fund mund të themi se e ardhmja ju takon bicikletave me teknologjinë më të përparuar çfarëdo teknologjije qoftë ajo.
Nyon (bord-kompjuter)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nyon është i pari bord-kompjuter në botë për ebikes cili kombinon të gjitha funksionet në një pajisje. Shfaqë info aktuale në lidhje me shpejtësinë, ritmin, apo kërkimin me GPS, ose analizën tuaj personale të fitnesit. Madhësia e ekranit është 4.3 inch. Nyon ju shoqëron në çdo udhëtim me karakteristika të shumta, të reja. Shpejt e rimbushëshme dhe e përshtatëshme në xhepin e pantallonave tuaj. Nyon ju ofron karakteristika që ju mbështesin para, gjatë dhe pas udhëtimit. Me Nyon mund të rregulloni mënyrën se si të veproj motori juaj, që të ju përshtatet stilit tuaj. Shfaqë kohën, statusin e baterisë, distancën e destinacionit të dëshiruar, etj. Nyon gjithashtu përkrahë edhe navigimin të bazuar në hartë 2D dhe 3D. Kuptimi i navigimit është shumë i lehtë, duke të shfaqë në ekran të gjithë hartën, si dhe në cilën anë duhet lëvizur për të arritë në destinacionin me largësi të caktuar (e cila shfaqet). Nyon gjithashtu shfaqë edhe analizën e fitnesit, duke të treguar se sa kalori keni djegur, rrahjet e zemrës si dhe nivelin e trajnimit. Mund të lidhet me smart-fonin tuaj, në mënyrë që ti shfaqë njoftimet që vinë të telefon si thirrjet, mesazhet, etj.
Fluent suspension wheel
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi cë të gjitha bicikletat nuk kanë amortizim, për ta bërë vozitjen e bicikletës më të rehatshme kompania Fluent Wheel ka krijuar një rrotë Fluent suspension wheel[6] me amortizim e cila ka tre amortizatorë cilindrik brenda rrotës, të cilët nuk ngjeshen në qoftë se sipërfaqja është pa pengesa. Por megjithatë cmimi i tyre është rreth 2000 $ për copë që është një cmim shumë i lartë.
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Moped
- ^ http://www.electric-bikes.com/bikes/legal.html
- ^ http://www.google.com/patents/US552271?dq=552,271
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2014. Marrë më 12 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://tools.mercedes-benz.co.uk/current/smart/brochures/smart-ebike.pdf
- ^ http://www.gizmag.com/top-10-cycling-innovations-2014/34990/